Nëse një person gjatë Ramazanit niset për udhëtim dhe e prish agjërimin për shkak të udhëtimit, çfarë kërkohet?
Personi që gjatë Ramazanit niset për një udhëtim në distancë seferije (të paktën 90 km), mund të mos bëjë nijet për agjërim që nga nata.
Megjithatë, nëse e ka bërë nijetin dhe pastaj gjatë ditës niset për udhëtim, nëse gjatë këtij udhëtimi nuk ka ndonjë arsye tjetër të vlefshme, nuk duhet ta prishë agjërimin. Një ibadet i filluar duhet të përfundohet, nëse nuk ekziston ndonjë arsye e vlefshme që ia lejon këtë.
Duke qenë se udhëtimi është një arsye e vlefshme, nëse ai e prish agjërimin pasi ka filluar statusi i udhëtarit (seferi), nuk kërkohet kefaret, por vetëm kaza.
Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

0 Comments