Advertisement

Responsive Advertisement

Si mundet që një gjynahqar - për shembull ka pirë alkool dhe është penduar - të jetë i barabartë me dikë që nuk ka pirë asnjëherë?

Si mundet që një gjynahqar - për shembull ka pirë alkool dhe është penduar - të jetë i barabartë me dikë që nuk ka pirë asnjëherë?

– Pyetja: Si mundet që një gjynahqar - për shembull ka pirë alkool dhe është penduar - të jetë i barabartë me dikë që nuk ka pirë asnjëherë? Si mundet që të dytë të hyjnë në xhennet?


– Përgjigjja: Po, të dytë mund të hyjnë në xhennet, sepse kujto se hyrja në xhennet është me mëshirën e Allahut, jo me vepra. Derexheja jote në xhennet është me vepra, ama hyrja në xhennet nuk është me vepra, është me mëshirën e Allahut.
Dhe, meqë ra fjala, dikush mund të mos ketë pirë asnjëherë, ama ai mund të mos ketë bërë vepra të tjera të mira gjithashtu. Përderisa ai tjetri ka pirë, është penduar dhe ka bërë shumë vepra të tjera të mira.


Le ta shohim kështu: Një person i rëndomtë jeton një jetë të rëndomtë, nuk pi asnjëherë dhe bën 1000 vepra të mira.

Tjetri, edhe ai i bën të njëjtat 1000 vepra të mira, ama ai piu, u pendua dhe bëri vepra të mira shtesë, për shembull u bë sebep që t’i ndalojë 10 muslimanë të tjerë nga të pirët.
Kështu, ky tjetri mund të bëhet më i mirë. Mund të përfundojë duke u bërë më i mirë.”

— Shejh Shadi Elmasri, Allahu e ruajttë!/Mez'hebliu

Post a Comment

0 Comments