Personi që udhëton me avion, sipas cilit vend e bën iftarin?
Personat që udhëtojnë duhet ta bëjnë imsakun dhe iftarin sipas vendit ku ndodhen në atë moment. Edhe ata që udhëtojnë me avion, gjatë fluturimit duhet ta bëjnë imsakun dhe iftarin sipas vendndodhjes së avionit.
Megjithatë, në udhëtimet ndërkontinentale me avionë shumë të shpejtë, koha ndërmjet imsakut dhe iftarit mund të jetë jashtëzakonisht e shkurtër ose tepër e gjatë. Në këtë rast, personi që do të udhëtojë mund ta lërë agjërimin për kaza. Por nëse e ka filluar agjërimin, mund ta bëjë iftarin sipas një vlerësimi të arsyeshëm (p.sh., sipas kohës së akshamit të vendit ku e ka nisur agjërimin).
Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

0 Comments