Cili është gjykimi i prishjes së qëllimshme të agjërimit?
Prishja e qëllimshme e agjërimit, pra kur një person pa pasur arsye të vlefshme e prish me vetëdije, është mungesë respekti ndaj shenjtërisë së Ramazanit dhe përbën mëkat të madh.
Muhammedi s.a.v.s. ka theksuar se ata që e prishin agjërimin në këtë mënyrë janë të obliguar me kefaret (Buhariu, Saum, 30; Muslimi, Sijam, 81).
Kefareti i agjërimit është të agjërohen dy muaj hënorë radhazi, pra 60 ditë pa ndërprerje. Ai që nuk ka mundësi për këtë, duhet të ushqejë 60 të varfër për një ditë, ose një të varfër për 60 ditë.
Përveç kefaretit, kërkohet edhe teube, si dhe kompensimi (kaza) i ditës së prishur.
Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

0 Comments