Advertisement

Responsive Advertisement

Cilat janë rastet që e prishin agjërimin dhe kërkojnë vetëm kaza?

 

Cilat janë rastet që e prishin agjërimin dhe kërkojnë vetëm kaza?

Cilat janë rastet që e prishin agjërimin dhe kërkojnë vetëm kaza?

Agjërimi që prishet për shkak të një arsyeje të ligjshme, si udhëtimi apo sëmundja, kërkon vetëm kaza.

Po ashtu, ngrënia ose pirja pa qëllim - si p.sh. kur gjatë abdesit i shkon ujë në fyt - e prish agjërimin dhe kërkon vetëm kaza. Edhe ngrënia ose pirja e gjërave që zakonisht nuk konsumohen për ushqim dhe nuk kanë qëllim ushqyes, si p.sh. orizi i papjekur ose toka, gjëra që natyra njerëzore nuk i dëshiron, e prish agjërimin dhe kërkon vetëm kaza.

Agjërimet e Ramazanit që nuk mbahen pa ndonjë arsye të vlefshme duhet të kompensohen ditë për ditë. Megjithatë, lënia e agjërimit të Ramazanit pa arsye është mëkat i madh.

Veprime të tjera që e prishin agjërimin dhe kërkojnë vetëm kaza janë: kënaqja (derdhja) jashtë marrëdhënies seksuale, gëlltitja pa dashje e shiut, borës ose breshrit që hyn në gojë, gëlltitja pa dashje e ujit gjatë abdesit, larjes apo notit, si dhe vjellja e qëllimshme me gojën plot.

Nëse një person ka dyshim nëse ka hyrë apo jo koha e imsakut dhe vazhdon të hajë e të pijë, por më pas del se fexhr-i dytë (agimi i vërtetë) ka lindur tashmë, agjërimi prishet dhe duhet të bëhet kaza. Po ashtu, nëse dikush bën iftar me mendimin se dielli ka perënduar, por më vonë kuptohet se dielli ende nuk kishte perënduar, atëherë kërkohet kaza.

Nëse pas ngrënies ose pirjes nga harresa, personi mendon gabimisht se agjërimi i është prishur dhe për këtë arsye vazhdon me vetëdije të hajë, të pijë ose të kryejë marrëdhënie intime, agjërimi prishet dhe kërkohet kaza. Po kështu, nëse nuk e ka bërë nijet natën, por e ka bërë gjatë ditës, dhe më pas mendon gabimisht se ky nijet nuk është i vlefshëm, e për këtë arsye gjatë pjesës së mbetur të ditës ha, pi ose kryen marrëdhënie intime me vetëdije, agjërimi prishet dhe duhet të kompensohet (kaza).

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments