Advertisement

Responsive Advertisement

Cila është përgjegjësia e agjërimit për personat që janë në grup rreziku për sa i përket sëmundjes?

 

Cila është përgjegjësia e agjërimit për personat që janë në grup rreziku për sa i përket sëmundjes?

Cila është përgjegjësia e agjërimit për personat që janë në grup rreziku për sa i përket sëmundjes?

Agjërimi i Ramazanit është farz për çdo musliman mukel-lef (që i plotëson kushtet – shiko pyetjen nr. 1). Lënia e këtij agjërimi pa arsye të vlefshme është një prej mëkateve të mëdha.

Në Kur'an, ndër arsyet që e bëjnë të lejueshëm mosagjërimin përmendet edhe sëmundja. Ajeti 184 i sures el-Bekara lejon që në rast sëmundjeje agjërimi të shtyhet dhe të kompensohet (kaza) në ditë të tjera kur personi ta ketë rifituar shëndetin; ndërsa nëse bëhet i paaftë plotësisht për të agjëruar, duhet të japë fidje për ditët e lëna.

Dijetarët islamë kanë theksuar se në këtë kategori hyn edhe rasti kur ekziston rreziku që personi të sëmuret, ose që sëmundja t’i përkeqësohet apo t’i zgjatet, nëse agjëron; në këto raste lejohet shtyrja e agjërimit. Prandaj, edhe ai për të cilin mjeku konstaton se do të sëmuret po të agjërojë, konsiderohet në gjendje sëmundjeje.

Në këtë kuptim, sahabiu fakih Abdullah ibn Omer (r.a.) është shprehur se gratë shtatzëna që kanë frikë për shëndetin e tyre ose të foshnjës mund të mos agjërojnë (Muvatta, Sijam, 52).

Sipas kësaj, personi për të cilin mjeku konstaton se, nëse agjëron, ka rrezik të lartë për t’u ekspozuar ndaj sëmundjeve ngjitëse, mund ta lërë agjërimin për kaza.

Sepse Allahu i Lartësuar ka thënë në vazhdim të ajeteve të agjërimit: “Allahu dëshiron për ju lehtësi dhe nuk dëshiron vështirësi.” (el-Bekara, 2:185), dhe në një ajet tjetër ka sqaruar se njerëzit ngarkohen me përgjegjësi vetëm sipas mundësisë së tyre (el-Bekara, 2:286).

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments