Çfarë duhet të bëjë personi të cilit një mjek specialist i rekomandon të mos agjërojë?
Personi për të cilin një mjek specialist konstaton se agjërimi do të ishte i dëmshëm për shëndetin e tij, mund të mos agjërojë në Ramazan.
Nëse sëmundja është e përkohshme, ai i kompenson (kaza) ditët e lëna pasi të shërohet.
Nëse sëmundja është e përhershme, për ditët që nuk mund t’i agjërojë ai jep fidje (shiko pyetjen nr. 5).
Ata që nuk kanë mundësi materiale për të dhënë fidje, nuk mbajnë përgjegjësi fetare derisa ta gjejnë këtë mundësi.
Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

0 Comments