Advertisement

Responsive Advertisement

A lirohet nga borxhi i agjërimit duke dhënë fidje ai që ka pasur fuqi të agjërojë, por nuk ka agjëruar?

 

A lirohet nga borxhi i agjërimit duke dhënë fidje ai që ka pasur fuqi të agjërojë, por nuk ka agjëruar?

A lirohet nga borxhi i agjërimit duke dhënë fidje ai që ka pasur fuqi të agjërojë, por nuk ka agjëruar?

Dhënia e fidjes për agjërimin vlen vetëm për të moshuarit që nuk kanë fuqi të agjërojnë dhe për të sëmurët pa shpresë shërimi. Praktika e Muhammedit s.a.v.s. dhe e sahabëve tregon se shprehja në Kur'an “ata që e kanë të vështirë të agjërojnë” (el-Bekara, 2:184) i përfshin vetëm këta persona.

Prandaj, për ata që kanë pasur mundësi të agjërojnë, por nuk kanë agjëruar, ose që nuk kanë agjëruar për një arsye të përkohshme, nuk vlen dispozita e fidjes. Ata që nuk kanë agjëruar pa arsye të vlefshme duhet t’i kompensojnë (kaza) ditët e lëna dhe të bëjnë teube (pendim) e istigfar (kërkimfalje).

Po ashtu, nëse të moshuarit që nuk kanë pasur fuqi për agjërim ose të sëmurët pa shpresë shërimi, më vonë bëhen të aftë për të agjëruar, sipas medh’hebit hanefi duhet t’i kompensojnë ditët e paagjëruara, edhe nëse e kanë dhënë fidjen më parë. Fidjet e dhëna më herët nuk e shlyejnë borxhin e agjërimit.

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments