Advertisement

Responsive Advertisement

A e prishin agjërimin pikat në vesh?

 

A e prishin agjërimin pikat në vesh?

A e prishin agjërimin pikat në vesh?

Midis veshit dhe fytit ekziston një kanal. Megjithatë, daullja e veshit (membrana e timpanit) e mbyll këtë kanal, prandaj ilaçi nuk arrin në fyt. Për këtë arsye, pika e hedhur në vesh nuk e prish agjërimin.

Edhe në rast se daullja e veshit është e dëmtuar, ilaçi i hedhur në vesh përthithet brenda tij; ose nuk arrin fare në stomak, ose arrin në sasi shumë të vogël.
Për më tepër, ky veprim nuk përbën ngrënie apo pirje, pra nuk ka kuptim ushqyes.
Prandaj, pikat në vesh nuk e prishin agjërimin.

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments