Cili është statusi i agjërimit të Shevalit?
Pas Ramazanit, agjërimi i gjashtë ditëve në muajin Shevval është mustehab (i pëlqyeshëm). Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin dhe pastaj ia shton atij gjashtë ditë nga Shevali, është sikur ta ketë agjëruar tërë vitin.” (Muslimi, Sijam, 204; Tirmidhiu, Saum, 53; Ebu Davudi, Saum, 59).
Këto agjërime mund të mbahen njëra pas tjetrës ose me ndërprerje gjatë muajit.
Agjërimi nafile i mbajtur në Sheval nuk e zëvendëson agjërimin e pa mbajtur të Ramazanit; ditët e lëna nga Ramazani duhet patjetër të kompensohen (kaza). Meqenëse në një agjërim nuk është e vlefshme të bëhet njëkohësisht nijet edhe për kaza edhe për nafile, gjatë agjërimit në Sheval duhet të bëhet nijet vetëm për njërën prej tyre. Nëse gjatë muajit Sheval bëhet nijet për kaza të agjërimeve të Ramazanit, atëherë ato konsiderohen agjërime kaza.
Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

0 Comments