A e prishin agjërimin pikat në sy?
Sipas të dhënave të marra nga specialistët e fushës, ilaçi që hidhet në sy është në sasi shumë të vogël (rreth 50 mikrolitra, pra 1/20 e një mililitri). Një pjesë e tij del jashtë me mbylljen e syrit, ndërsa një pjesë përthithet nga indi i syrit, nga kanalet që e lidhin syrin me zgavrën e hundës dhe nga mukozat, përmes poreve, duke hyrë në trup.
Për më tepër, ky veprim nuk përbën ngrënie apo pirje, pra nuk ka kuptim ushqyes.
Prandaj, pika e syrit nuk e prish agjërimin.
Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

0 Comments