A e prishin agjërimin pikat në hundë?
Ilaçi që hidhet në hundë për qëllime trajtimi ka një sasi rreth 0,06 cm³ për një pikë. Një pjesë e kësaj sasie përthithet nga muret e hundës, ndërsa një pjesë shumë e vogël mund të arrijë në stomak.
Kjo sasi nuk është konsideruar në nivel që e prish agjërimin, ashtu si lagështia që mbetet në gojë pas shpëlarjes me ujë (madmada). Për më tepër, ky veprim nuk ka kuptim ngrënieje apo ushqimi.
Prandaj, pikat që spërkaten në hundë nuk e prishin agjërimin.
Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

0 Comments