Advertisement

Responsive Advertisement

A e prish agjërimin vjellja?

 

A e prish agjërimin vjellja?

A e prish agjërimin vjellja?

Vjellja që ndodh vetvetiu, pavarësisht sasisë, nuk e prish agjërimin. Po ashtu, nëse diçka ngrihet papritur nga stomaku në gojë dhe pastaj kthehet sërish në stomak, kjo nuk e dëmton agjërimin.

Por nëse personi vjell me dëshirën e vet dhe me gojën plot, agjërimi prishet. Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Nëse agjëruesi vjell pa dashje dhe nuk mund ta kontrollojë veten, nuk ka nevojë për kaza. Por kush vjell me dëshirën e vet, le ta kompensojë agjërimin.” (Ebu Davudi, Saum, 32; Tirmidhiu, Saum, 25).

Megjithatë, nëse dikush mendon gabimisht se agjërimi i është prishur për shkak të vjelljes dhe për këtë arsye vazhdon të hajë ose të pijë, atëherë agjërimi i prishet. Në këtë rast nuk kërkohet kefaret, por vetëm kaza për atë ditë.

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments