Advertisement

Responsive Advertisement

A e prish agjërimin spreji dhe ilaçi që përdorin të sëmurët me astmë?

 

A e prish agjërimin spreji dhe ilaçi që përdorin të sëmurët me astmë?

A e prish agjërimin spreji dhe ilaçi që përdorin të sëmurët me astmë?

I sëmuri me astmë që është i detyruar të përdorë sprej për hapjen e frymëmarrjes mund të mos agjërojë. Më pas, nëse shërohet, i kompenson (kaza) ditët e lëna. Nëse nuk ka më shpresë shërimi, atëherë jep fidje për aq ditë sa nuk ka agjëruar. Një fidje është në masën e një fitreje për një person në Ramazan.

Megjithatë, personat me astmë që nuk kanë problem tjetër shëndetësor përveç vështirësisë në frymëmarrje, mund të agjërojnë duke përdorur sprej të posaçëm që e lehtëson frymëmarrjen. Këto spreje të spërkatura në gojë nuk e prishin agjërimin. Sepse nga një përdorim i tillë në gojë futet një sasi shumë e vogël (rreth 1/20 ml). Një pjesë e konsiderueshme e kësaj sasie përthithet nga muret e gojës dhe të rrugëve të frymëmarrjes dhe zhduket. Për sasinë që mund të arrijë në stomak përmes pështymës nuk ka informacion të sigurt.

Kur krahasohet me sasinë e ujit që mbetet në gojë gjatë abdesit, kjo sasi është shumë më e vogël. Ekzistojnë hadithe që tregojnë se, nëse gjatë abdesit një pjesë e ujit që mbetet në gojë arrin në stomak, agjërimi nuk prishet (Darimiu, es-Sunen, Saum, 16). Për këtë çështje është arritur edhe ixhma (konsensus).

Për më tepër, gjatë përdorimit të misvakut është e pashmangshme që disa grimca ose substanca kimike të arrijnë në stomak. Megjithatë, në burimet e sakta të hadithit transmetohet se Muhammedi s.a.v.s. e përdorte misvakun edhe duke qenë agjërueshëm (Buhariu, Saum, 27; Tirmidhiu, Saum, 29).

Nga ana tjetër, sipas parimit juridik “ajo që është e sigurt nuk prishet me dyshim”, agjërimi nuk prishet nga një dyshim nëse diçka ka arritur apo jo në stomak.
Prandaj, ilaçi me oksigjen që spërkatet në gojë për t’u mundësuar të sëmurëve me astmë frymëmarrje më të lehtë, nuk e prish agjërimin.

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments