A e prish agjërimin ngrënia dhe pirja nga harresa?
Ngrënia dhe pirja nga harresa nuk e prishin agjërimin. Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Nëse dikush, duke harruar se është agjërueshëm, ha ose pi, le ta plotësojë agjërimin e tij dhe të mos e prishë. Sepse Allahu e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë.” (Buhariu, Saum, 26).
Personi që ha ose pi nga harresa, sapo t’i kujtohet se është agjërueshëm, duhet menjëherë t’i nxjerrë nga goja ato që ka dhe ta shpëlajë gojën, pastaj të vazhdojë agjërimin.
Nëse pas kujtimit se është agjërueshëm diçka zbret në stomak, atëherë agjërimi prishet (dhe duhet vetëm një ditë kaza – R. Neziri).
Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

0 Comments