A e prish agjërimin larja e dhëmbëve?
Ashtu si shpëlarja e gojës me ujë pa i shkuar ujë në fyt nuk e prish agjërimin, edhe larja e dhëmbëve nuk e prish atë.
Megjithatë, nëse pasta e dhëmbëve ose uji shkon në fyt, agjërimi prishet.
Duke marrë parasysh mundësinë e prishjes së agjërimit, është e përshtatshme që dhëmbët të lahen para imsakut dhe pas iftarit. Nëse lahen gjatë agjërimit, është më mirë të mos përdoret pastë.
Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

0 Comments