A e prish agjërimin endoskopia, kolonoskopia ose ekografia nga anusi apo vagina?
Në endoskopi, që bëhet për ta vizualizuar stomakun ose për të marrë mostër nga ai, një pajisje mjekësore futet në stomak përmes gojës dhe hiqet pasi përfundon procedura.
Në kolonoskopi, që kryhet për t’i vizualizuar zorrët ose për të marrë mostër, pajisja futet përmes anusit në zorrë dhe hiqet pas përfundimit të procedurës.
Gjatë kolonoskopisë, dhe shpesh edhe gjatë endoskopisë, për pastrimin e zonës që do të ekzaminohet zakonisht jepet ujë përmes pajisjes.
Edhe pse endoskopia, kolonoskopia apo ekografia nga anusi ose vagina nuk përbëjnë ngrënie apo pirje, për shkak se zakonisht gjatë procedurës jepet ujë përmes pajisjes, agjërimi prishet.
Megjithatë, nëse gjatë përdorimit të pajisjeve nuk futet në sistemin tretës ujë, vaj apo ndonjë substancë me veti ushqyese, atëherë kryerja e endoskopisë, kolonoskopisë ose ekografisë nga anusi apo vagina nuk e prish agjërimin.
Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

0 Comments