Advertisement

Responsive Advertisement

A duhet të agjërojnë personat që janë të detyruar të përdorin çdo ditë barna në formë tabletash?

 

A duhet të agjërojnë personat që janë të detyruar të përdorin çdo ditë barna në formë tabletash?

A duhet të agjërojnë personat që janë të detyruar të përdorin çdo ditë barna në formë tabletash?

Sëmundja është ndër arsyet që e bëjnë të lejueshëm mosagjërimin në Ramazan. Nëse është e vërtetuar nga ana mjekësore ose nga përvoja se agjërimi do ta sëmurë personin ose do t’ia përkeqësojë sëmundjen, ai mund të mos agjërojë. Kur të përmirësohet, duhet të kompensojë (kaza) vetëm aq ditë sa ka lënë pa agjëruar në Ramazan.

Në Kur'an thuhet: “E kush prej jush është i sëmurë ose në udhëtim, le t’i agjërojë (ato ditë) më vonë, aq sa ka lënë.” (el-Bekara, 2:184).

Ata që janë në këtë gjendje gjatë gjithë jetës, pra me sëmundje të përhershme, japin një fidje për çdo ditë. Ndërsa personat e varfër dhe në nevojë nuk janë të detyruar të japin fidje, sepse në fenë tonë askush nuk ngarkohet me përgjegjësi përtej mundësisë së tij.

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments