Si paguhet fidja e agjërimit?
Shuma e fidjes së agjërimit është e barabartë me sadakanë e fitrit.
Kjo fidje mund të jepet në fillim të Ramazanit, gjatë tij ose në fund të muajit. E gjithë shuma mund t’i jepet një të varfri të vetëm, ose mund të ndahet dhe t’u jepet disa të varfërve.
Personat që janë në këtë gjendje, nëse nuk kanë mundësi ta japin fidjen, kërkojnë falje prej Allahut Mëshirëplotë.
Të moshuarit që nuk kanë fuqi të agjërojnë dhe të sëmurët pa shpresë shërimi, nëse më vonë bëhen të aftë për të agjëruar, sipas medh’hebit hanefi duhet t’i kompensojnë (kaza) ditët e paagjëruara, edhe nëse e kanë dhënë më parë fidjen. Në këtë rast, fidjet e dhëna konsiderohen si sadaka (lëmoshë) nafile.
Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

0 Comments