Advertisement

Responsive Advertisement

Si mund ta përmbushë agjërimin personi që, për shkak të profesionit, udhëton vazhdimisht?

 

Si mund ta përmbushë agjërimin personi që, për shkak të profesionit, udhëton vazhdimisht?

Si mund ta përmbushë agjërimin personi që, për shkak të profesionit, udhëton vazhdimisht?

Sa kohë që vazhdon arsyeja e vlefshme, vazhdon edhe lehtësimi. Prandaj, personat që nuk mund të agjërojnë për shkak të udhëtimit ose sëmundjes, mund të mos agjërojnë për aq kohë sa zgjat kjo arsye.

Personat që kanë një arsye të vazhdueshme, kur ajo të pushojë, i kompensojnë (kaza) agjërimet e Ramazanit që nuk i kanë mbajtur në kohën e tyre.
Në Kur'an thuhet: “... E kush është i sëmurë ose në udhëtim, le t’i agjërojë (ato ditë) më vonë, aq sa ka lënë.” (el-Bekara, 2:185).

Edhe kapitenët dhe drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë vazhdimisht në distanca të gjata konsiderohen në gjendje udhëtimi. Megjithatë, për ata që gjatë udhëtimit nuk përjetojnë vështirësi, është më e virtytshme të agjërojnë.

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments