Advertisement

Responsive Advertisement

Nëse gjatë abdesit, pa dashje, i shkon ujë në fyt agjëruesit, a i prishet agjërimi?

 

Nëse gjatë abdesit, pa dashje, i shkon ujë në fyt agjëruesit, a i prishet agjërimi?

Nëse gjatë abdesit, pa dashje, i shkon ujë në fyt agjëruesit, a i prishet agjërimi?

Prishja e agjërimit me gabim, pa dashje, është kur veprimi që e prish agjërimin ndodh pa qëllim për ta prishur atë, si p.sh., kur gjatë abdesit, duke shpëlarë gojën, pa dashje i shkon ujë në fyt.

Kryerja e një veprimi që e prish agjërimin në mënyrë të pavullnetshme e prish agjërimin dhe kërkon vetëm kaza.

Megjithatë, nëse uji i ka shkuar në fyt në një moment kur personi nuk e ka pasur ndërmend se ishte agjërueshëm - pra duke harruar se ishte në agjërim - atëherë kjo e merr gjykimin (statusin) e veprimit të bërë nga harresa dhe agjërimi nuk prishet.

Një sahabi e pyeti Muhammedin s.a.v.s.: “O i Dërguari i Allahut! Hëngra e piva nga harresa duke qenë agjërueshëm. A m’u prish agjërimi?” Ai s.a.v.s. iu përgjigj: “(Jo, nuk u prish.) Allahu të ushqeu dhe të dha të pish.” (Ebu Davudi, Saum, 39).

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments