Kujt mund t’i jepet sadakaja e fitrit dhe kujt nuk mund t’i jepet?
Sadakaja e fitrit u jepet muslimanëve të varfër, për të cilët personi nuk ka detyrim përkujdesjeje.
Një person nuk mund t’ua japë zekatin, fitren apo fidjen atyre që quhen "usul" dhe "furu". (Me “usul” nënkuptohen: nëna, babai, gjyshi dhe gjyshja; me “furu” nënkuptohen: fëmijët, nipërit/mbesat dhe pasardhësit e tyre.)
Po ashtu, bashkëshortët nuk mund t’i japin njëri-tjetrit zekat, fitre apo fidje.
Sipas medh’hebit hanefi, fitra nuk u jepet:
a) Nënës, babait, gjyshes dhe gjyshit,
b) Djalit, fëmijëve të djalit, vajzës, fëmijëve të vajzës dhe pasardhësve të tyre,
c) Bashkëshortit/bashkëshortes,
d) Personit të pasur, pra atij që përveç nevojave themelore zotëron pasuri në masën e nisabit,
e) Fëmijës të mitur, babai i të cilit është i pasur.
Përveç këtyre, të afërmve si vëllai, motra, tezja, daja, xhaxhai, halla dhe fëmijët e tyre, nusja, dhëndri, vjehrri dhe vjehrra - nëse nuk janë të pasur - mund t’u jepen zekat, fitre dhe fidje.
Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

0 Comments