Cili është statusi i agjërimit në ditën e Ashures?
Dita e dhjetë e muajit Muharrem quhet Dita e Ashures. Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Shpresoj që agjërimi i ditës së Ashures të jetë shlyerje për mëkatet e vitit të kaluar.” (Tirmidhiu, Saum, 47), duke e rekomanduar kështu agjërimin në këtë ditë.
Në kohën e Pejgamberit s.a.v.s., hebrenjtë e agjëronin vetëm ditën e dhjetë të Muharremit. Për të mos u përngjarë atyre, është e përshtatshme që kësaj dite t’i shtohet edhe një ditë para ose një ditë pas saj.
Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

0 Comments