Advertisement

Responsive Advertisement

Çfarë është sadakaja e fitrit dhe kur jepet?

 

Çfarë është sadakaja e fitrit dhe kur jepet?

Çfarë është sadakaja e fitrit dhe kur jepet?

Sadakaja e fitrit (e njohur në popull si “fitre”) është një lëmoshë që muslimani, i cili konsiderohet i pasur sipas kritereve fetare dhe që e arrin fundin e muajit Ramazan, është i detyruar (vaxhib) ta japë për persona të caktuar, si shenjë falënderimi për krijimin si njeri dhe për arritjen e Bajramit pas agjërimit të Ramazanit. Vaxhibi i saj është i bazuar në Sunet (Buhariu, Zekat, 70-78; Muslimi, Zekat, 12-16; Ebu Davudi, Zekat, 18; Ibnu Maxhe, Zekat, 21).

Personi është i obliguar të japë fitren për veten dhe për fëmijët e tij të mitur.
Koha kur fitra bëhet vaxhib është dita e parë e Bajramit të Ramazanit; megjithatë, ajo mund të jepet edhe para Bajramit, madje kjo është më e virtytshme. Mund të jepet edhe në ditën e Bajramit ose pas tij, por është mustehab të jepet para namazit të Bajramit. Lejohet gjithashtu që fitra të jepet që në ditët e para të Ramazanit.
Qëllimi i fitres është të sigurojë për një të varfër ushqimin e një dite sipas standardit jetësor të shoqërisë ku jeton, në mënyrë që ai të mund të marrë pjesë në gëzimin e Bajramit. Në kohët tona, është më e përshtatshme që si masë të merret sasia që mbulon nevojën normale ushqimore të një dite (dy vakte).

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments