Advertisement

Responsive Advertisement

A mund të agjërojë një grua që ka pasur abort (dështim)?

 

A mund të agjërojë një grua që ka pasur abort (dështim)?

A mund të agjërojë një grua që ka pasur abort (dështim)?

Gjykimi nëse një grua që ka pasur abort mund të agjërojë apo jo, lidhet me faktin nëse aborti konsiderohet shkak për nifas (lehoni) apo jo.

Sipas medh’hebit hanefi dhe hanbeli:
– Nëse fetusi i abortuar ka pasur gjymtyrë të dallueshme si dorë, këmbë apo gishta, gjaku që del konsiderohet gjak nifasi dhe gruaja trajtohet si lehonë.
– Nëse aborti ka ndodhur para se të dallohen këto gjymtyrë, gjaku konsiderohet istihada (gjak i parregullt), jo nifas.

Megjithatë, ky gjykim është dhënë në periudha kur dallimi midis fetusit dhe një mase tjetër ishte i mundur vetëm me anë të shenjave të jashtme si formimi i gjymtyrëve. Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme sipas njohurive mjekësore të kohës së tyre.

Prandaj, sot duhet të merren parasysh të dhënat bashkëkohore mjekësore. Nëse nga ana mjekësore vërtetohet se ajo që ka dalë është fetus, atëherë gjaku pas abortit konsiderohet nifas (lehoni).

Sipas medh’hebit shafi’i dhe maliki, çdo abort është shkak për nifas.

Si përfundim, nëse dihet se ajo që ka rënë është fetus – pavarësisht nëse gjymtyrët janë të dallueshme apo jo – gruaja u nënshtrohet rregullave të lehonisë dhe nuk mund të agjërojë. Këto ditë më vonë do t’i bëjë kaza.

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments