Advertisement

Responsive Advertisement

A e prish agjërimin vaksina ose injeksioni?

 

A e prish agjërimin vaksina ose injeksioni?

A e prish agjërimin vaksina ose injeksioni?

Agjërimi prishet me ngrënie, pirje, marrëdhënie intime dhe me gjëra që hyjnë në këtë kuptim. Prandaj, vaksinat që nuk kanë vlerë ushqyese nuk e prishin agjërimin.

Personat që janë në trajtim mjekësor mund ta shtyjnë agjërimin derisa të shërohen dhe të përfundojë trajtimi i tyre. Megjithatë, nëse dëshirojnë të agjërojnë në Ramazan së bashku me të tjerët dhe nuk kanë pengesë tjetër, është e përshtatshme që injeksionet t’i marrin pas iftarit.

Ata që nuk e kanë këtë mundësi, mund të marrin injeksione për qëllime trajtimi ose vaksinimi edhe gjatë agjërimit.

Por ata që gjatë agjërimit marrin injeksione ushqyese ose vitamina, ose vaksina nga goja, apo u jepet serum ose gjak në venë, agjërimi u prishet. Më pas këto ditë duhet të kompensohen (kaza).

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments