Advertisement

Responsive Advertisement

A e prish agjërimin larja ose hyrja në det?

 

A e prish agjërimin larja ose hyrja në det?

A e prish agjërimin larja ose hyrja në det?

Për sa kohë që uji nuk hyn nga goja ose hunda dhe nuk arrin në organet e tretjes, larja e trupit nuk e dëmton agjërimin e personit që është agjërueshëm. Për më tepër, hz. Aisheja dhe Ummu Seleme kanë transmetuar se Muhammedi s.a.v.s. në Ramazan lahej edhe pas imsakut (Buhariu, Saum, 25).

Prandaj, personi që agjëron mund të lahet dhe mund të hyjë edhe në det, me kusht që të mos i hyjë ujë në stomak përmes gojës ose hundës. Megjithatë, ai që hyn në det mund të gëlltisë ujë për shkak të dallgëve ose gjatë notit. Për këtë arsye, është më e kujdesshme që gjatë agjërimit të shmanget hyrja në det.

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments