Advertisement

Responsive Advertisement

A e prish agjërimin kryerja e angiografisë?

 

A e prish agjërimin kryerja e angiografisë?

A e prish agjërimin kryerja e angiografisë?

Procedura e njohur në popull si “anzhio” zbatohet për qëllime diagnostikuese dhe terapeutike. Angiografia nënkupton vizualizimin e enëve të gjakut. Në enë jepet një substancë e quajtur kontrast, e cila i bën ato të dukshme dhe më pas merren pamje të quajtura angiograme.

Falë angiografisë, vizualizohen enët që i ushqejnë organet dhe merren të dhëna për diagnostikimin e sëmundjeve të enëve ose të organeve që ushqehen prej tyre. Për qëllime trajtimi, metoda klasike quhet angioplastikë, me të cilën enët e ngushtuara ose të bllokuara hapen me anë të balonit ose stentit.

Duke u bazuar në këto të dhëna, si angiografia ashtu edhe angioplastika nuk përbëjnë ngrënie apo pirje; prandaj, nuk e prishin agjërimin.

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments