A e prish agjërimin injeksioni i insulinës që e përdorin të sëmurët me diabet?
Nëse një injeksion e prish apo jo agjërimin, varet nga qëllimi i përdorimit të tij.
Injeksionet mund të bëhen për qetësimin e dhimbjes, për trajtim, për rritjen e rezistencës së trupit ose për ushqim.
Injeksionet që nuk kanë veti ushqyese dhe që nuk japin kënaqësi, nuk konsiderohen ngrënie apo pirje, prandaj nuk e prishin agjërimin. Ndërsa injeksionet ushqyese dhe/ose ato që japin kënaqësi e prishin agjërimin.
Meqenëse injeksioni i insulinës që përdorin të sëmurët me diabet nuk ka karakter ushqyes, ai nuk e prish agjërimin.
Nga ana tjetër, nëse mjekët specialistë konstatojnë se agjërimi do të ishte i dëmshëm për shëndetin e pacientit, ai mund të mos agjërojë në Ramazan. Nëse ekziston mundësia e shërimit, ai i kompenson (kaza) më vonë ditët e lëna; nëse nuk ka mundësi shërimi, për çdo ditë të Ramazanit jep një fidje.
Edhe pacientët që varen nga insulina, nëse agjërimi ua dëmton shëndetin, mund të mos agjërojnë. Për çdo ditë të paagjëruar japin nga një fidje.
Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

0 Comments