A e prish agjërimin gëlltitja e tabletës pa ujë?
Nëse një person që agjëron, pa pasur ndonjë arsye të vlefshme, gëlltit një substancë ushqimore ose ilaç – qoftë me ujë apo pa ujë – agjërimi i prishet dhe kërkohet kefaret.
Por nëse ilaçi merret për shkak të një shqetësimi shëndetësor që e bën të lejueshme prishjen e agjërimit, atëherë agjërimi prishet dhe kërkohet vetëm kaza, jo kefaret.
Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

0 Comments