Advertisement

Responsive Advertisement

A agjërohet për ta pritur Ramazanin?

 

A agjërohet për ta pritur Ramazanin?

A agjërohet për ta pritur Ramazanin?

Dihet se Muhammedi s.a.v.s. në muajt Rexheb dhe Shaban agjëronte më shumë nafile krahasuar me muajt e tjerë (Buhariu, Saum, 52; Muslimi, Sijam, 173-179). Megjithatë, kjo praktikë e tij nuk duhet të interpretohet si agjërim për ta “pritur” Ramazanin. Agjërimi me qëllim për ta pritur Ramazanin nuk ka bazë fetare.

Po ashtu, është mekruh të agjërohet një ose dy ditë para Ramazanit me mendimin se ndoshta Ramazani ka hyrë. Në terminologjinë fetare kjo ditë quhet “dita e dyshimit” (jeumu’sh-shekk).

Megjithatë, nëse në ditën e dyshimit agjërohet pa qëllim për ta pritur Ramazanin, nuk ka pengesë. Në të vërtetë, Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Mos e pritni Ramazanin me agjërim një ose dy ditë para tij. Por nëse dikush ka zakon t’i agjërojë këto ditë, le t’i agjërojë.” (Buhariu, Saum, 14; Muslimi, Sijam, 21).

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments