Advertisement

Responsive Advertisement

Cila është më e vlefshme: dhoma në të cilën është varrosur Habibi më i Madh ﷺ apo Qabeja e Ndershme?

 

Cila është më e vlefshme: dhoma në të cilën është varrosur Habibi më i Madh ﷺ apo Qabeja e Ndershme?

– Pyetja: Cila është më e vlefshme: dhoma në të cilën është varrosur Habibi më i Madh ﷺ apo Qabeja e Ndershme?

• Përgjigjja: Dijetarët kanë thënë: Nëse e marrim parasysh dhomën pa trupin e bekuar të Pejgamberit ﷺ, atëherë Qabeja është më e vlefshme se dhoma. Ama nëse e marrim parasysh dhomën së bashku me trupin e bekuar të Pejgamberit ﷺ, atëherë as qiejt e as toka, madje as ‘Arshi i Allahut nuk janë më të vlefshme se ajo.

– Pyetja: Pejgamberi ﷺ është më i vlefshëm sesa ‘Arshi i Allahut?

• Përgjigjja: Natyrisht. Bile është e vetëkuptueshme se Rasulullahu ﷺ është më i vlefshëm sesa ‘Arshi i Allahut. Pse? Sepse ‘Arshi është i krijuar dhe se Pejgamberi ﷺ është i krijuar. E, Pejgamberi ﷺ është Zotëria i të gjitha krijesave. Ne nuk themi se Rasulullahu ﷺ është vetëm Zotëria i njerëzve; themi: ai është Zotëria i të gjitha krijesave. Domethënë Allahu ‎ﷻ nuk ka krijuar asnjë krijesë: qiell, tokë, galaksi, dete, pejgamberë, përveçse pozita e tyre është poshtë pozitës së Habibit më të Madh dhe Rasulit më të Ndershëm ﷺ.

— Shejh Ed’hem El-‘Asimij, Allahu e ruajttë! /Mez'hebliu

Post a Comment

0 Comments