Advertisement

Responsive Advertisement

Cili është vendi i tre muajve në fe dhe cili është statusi i agjërimit në këta muaj?

 

Cili është vendi i tre muajve në fe dhe cili është statusi i agjërimit në këta muaj?

Cili është vendi i tre muajve në fe dhe cili është statusi i agjërimit në këta muaj?

Në traditën popullore, muajt Rexheb, Shaban dhe Ramazan njihen si “tre muajt” dhe konsiderohen muaj të bekuar. Në të vërtetë, Muhammedi s.a.v.s., kur hynte muaji Rexheb, lutej kështu: “O Allah! Na e beko Rexhebin dhe Shabanin dhe na mundëso ta arrijmë Ramazanin.” (Ahmed b. Hanbel, Musned, I, 259).

Agjërimi në muajin Ramazan është farz (el-Bekara, 2:184-185). Sa u përket muajve Rexheb dhe Shaban, në burimet e hadithit transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. agjëronte më shumë nafile në këta muaj krahasuar me muajt e tjerë, por jashtë Ramazanit nuk e ka kaluar asnjë muaj të plotë në agjërim (Buhariu, Saum, 52-53; Muslim, Sijam, 173-79).

Prandaj, nuk ka bazë fetare që muajt Rexheb dhe Shaban të kalohen plotësisht në agjërim pa ndërprerje. Personi, nëse ka shëndet dhe fuqi, mund të agjërojë në këta muaj sa të dëshirojë, si agjërim vullnetar.

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments