Advertisement

Responsive Advertisement

Cili është statusi i agjërimit në ditën e xhuma?

 

Cili është statusi i agjërimit në ditën e xhuma?

Cili është statusi i agjërimit në ditën e xhuma?

Agjërimi nafile vetëm i ditës së xhuma është konsideruar tenzihen mekruh (i papëlqyeshëm në shkallë të lehtë). I Dërguari i Allahut, Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Asnjëri prej jush të mos e agjërojë vetëm ditën e xhuma. Por nëse agjëron një ditë para ose pas saj, atëherë mund ta agjërojë edhe të xhumanë.” (Ebu Davudi, Saum, 50).

Nuk ka asnjë pengesë që në ditën e xhuma të mbahet një agjërim farz i mbetur për kaza ose një agjërim i betuar (vaxhib). Ata që dëshirojnë të agjërojnë nafile në këtë ditë, është e përshtatshme ta shoqërojnë me një ditë para ose pas saj.

Arsyeja pse veçimi i ditës së xhuma për agjërim është konsideruar mekruh lidhet me faktin se kjo ditë është pranuar si ditë e festës javore për muslimanët.

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”

Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments