Cilat janë kushtet për të qenë i obliguar me agjërim?
Sipas Islamit, kushtet themelore që e bëjnë individin përgjegjës janë: të jetë musliman, me mendje të shëndoshë dhe ta ketë arritur moshën e pjekurisë (bulug). Rrjedhimisht, këto janë edhe kushtet për të qenë i obliguar me agjërim. Sipas kësaj, që agjërimi i muajit Ramazan të jetë farz për një person, ai duhet para së gjithash të jetë musliman, me mendje të shëndoshë dhe ta ketë arritur pjekurinë. Edhe pse nuk janë të ngarkuar me detyrime fetare, fëmijët që nuk e kanë arritur moshën e pjekurisë nxiten të falin namaz dhe të agjërojnë me qëllim ushtrimi dhe mësimi gradual. Në të vërtetë, Muhammedi s.a.v.s. ka rekomanduar që fëmija, nga mosha shtatë deri në dhjetë vjeç, të mësohet me namazin (Ebu Davudi, Salah, 26).
Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, "Oruç - Sıkça sorulanlar"
Nga turqishtja: Rehan Neziri

0 Comments