Advertisement

Responsive Advertisement

Çfarë është imsaku? Kur fillon?

 

Çfarë është imsaku? Kur fillon?

Çfarë është imsaku? Kur fillon?

Fjala imsak, në kuptimin leksikor, do të thotë “të përmbahesh, ta ndalosh veten, të heqësh dorë, të tërhiqesh”. Si term fetar, ajo nënkupton përmbajtjen nga ngrënia, pirja, marrëdhëniet intime dhe çdo gjë tjetër që e prish agjërimin, nga fexhr-i sadik (agimi i vërtetë) deri në kohën e iftarit. E kundërta e imsakut është iftari.
Në përdorimin e përditshëm, fjala “imsak” përdoret për të shënuar kohën kur lind fexhr-i sadik dhe fillon agjërimi. Në këtë kuptim, imsak do të thotë koha e fillimit të agjërimit.

Koha e fillimit të namazit të sabahut dhe e nisjes së agjërimit, përkon me lindjen e fexhr-i sadik. Në Kur'an thuhet: “Hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje. ” (el-Bekara, 2:187). Ky ajet është dëshmi se koha e imsakut fillon me shfaqjen e agimit të vërtetë (fexhr-i sadik).

Fexhr-i sadik është bardhësia horizontale që shfaqet në horizont për shkak të afrimit të lindjes së diellit. Në shqip kjo përkthehet si “zbardhja e agimit” ose “çelja e dritës së mëngjesit”.

Në ditët tona, jeta urbane e ka vështirësuar vëzhgimin e horizontit; ndriçimi i qyteteve e pengon një vrojtim të saktë, struktura e terrenit mund të mos jetë e përshtatshme, ndërsa ndotja e ajrit dhe kushtet atmosferike e bëjnë edhe më të vështirë përcaktimin e lindjes së fexhr-i sadikut me anë të vëzhgimit individual. Për këtë arsye, është bërë e domosdoshme përdorimi i të dhënave shkencore dhe i teknologjisë për ndjekjen dhe përcaktimin e dukurive qiellore dhe të horizontit, veçanërisht të lëvizjeve të diellit, tokës dhe hënës. Edhe rendi i pagabueshëm që Allahu i Lartësuar e ka vendosur në gjithësi - siç përmendet në Kur'an (el-En’am, 6:96; Fatir, 35:13; Jasin, 36:38-40; el-Kamer, 54:49) - në thelb e nënkupton pikërisht këtë rregullsi dhe matshmëri të saktë.

Kryesia e Çështjeve Fetare e Turqisë (Diyanet) si kriter shkencor për përcaktimin e fillimit të imsakut, e merr për bazë agimin astronomik, pra momentin kur dielli afrohet në 18° nën horizont. Sipas kësaj, fillimi i agimit të mëngjesit përcaktohet në çastin kur dielli arrin këtë kënd prej 18° nën horizont. Kriterin që kjo Kryesi e përdor për përcaktimin e kohës së imsakut - dhe rrjedhimisht për kohëzgjatjen e agjërimit - është pranuar dhe zbatohet pothuajse nga e gjithë bota islame.

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”

Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments