A mund të vazhdohet ngrënia dhe pirja për pak kohë kur fillon ezani i sabahut?
Kohëzgjatja e shënuar në kalendar si “imsak” tregon fillimin e agjërimit. Imsaku është njëkohësisht çasti kur mbaron nata, përfundon koha e namazit të jacisë dhe hyn koha e namazit të sabahut. Edhe ezani këndohet me hyrjen e kohës së imsakut. Prandaj, me fillimin e ezanit duhet ndërprerë ngrënia dhe pirja. Megjithatë, nuk ka pengesë që kafshata që ndodhet në gojë në momentin kur nis ezani të gëlltitet.
(Në viset tona shqiptare ezani i sabahut thirret zakonisht nga 15-30 minuta pas imsakut. Prandaj, duhet të kihet kujdes që, me agjërim të fillohet kur arrihet koha e imsakut e shënuar në kalendar ose takvim, e jo kur thirr ezani – R. Neziri)
Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

0 Comments