Advertisement

Responsive Advertisement

A ka detyrim që agjërimet e mbetura kaza nga Ramazani të plotësohen brenda një afati të caktuar?

 

A ka detyrim që agjërimet e mbetura kaza nga Ramazani të plotësohen brenda një afati të caktuar?

A ka detyrim që agjërimet e mbetura kaza nga Ramazani të plotësohen brenda një afati të caktuar?

Agjërimi që, për arsye të vlefshme, nuk është mund të mbahet në muajin Ramazan ose që është prishur pasi ka filluar, duhet të kompensohet, të bëhet kaza. Në Kur'an thuhet: “E kush prej jush është i sëmurë ose në udhëtim, le t’i agjërojë (ato ditë) më vonë, aq sa ka lënë.” (el-Bekara, 2:184).

Nuk ka ndonjë dëshmi që kërkon që agjërimet kaza të mbahen patjetër njëra pas tjetrës. Megjithatë, është e përshtatshme që ato të plotësohen sa më shpejt dhe pa vonesë, sepse ky është një detyrim ndaj Allahut. Njeriu nuk e di se kur do t’i vijë vdekja.

Kompensimi (kaza) i agjërimit të Ramazanit mund të bëhet në çdo kohë, përveç ditëve në të cilat agjërimi është i ndaluar. Muhammedi s.a.v.s. ka njoftuar se në dy kohë nuk lejohet agjërimi: në ditën e parë të Bajramit të Ramazanit dhe në ditët e Bajramit të Kurbanit (Buhariu, Saum, 66-67).

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”
Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments