Advertisement

Responsive Advertisement

A agjërohet në ditët e Bajramit?

 

A agjërohet në ditët e Bajramit?

A agjërohet në ditët e Bajramit?

Ditët e Bajramit janë ndër ditët në të cilat agjërimi është i ndaluar. Agjërimi në ditën e parë të Bajramit të Ramazanit dhe në katër ditët e Bajramit të Kurbanit është tahrimen mekruh (ndalim i fortë afër haramit). Arsyeja pse agjërimi në këto ditë nuk është i pëlqyeshëm dhe është i ndaluar, lidhet me faktin se Bajramet janë ditë ngrënieje, pirjeje dhe gëzimi. Bajrami i Ramazanit është si një “gosti e përgjithshme iftari” pas një muaji agjërimi për hir të Allahut; për këtë kuptim është quajtur edhe “Fitr Bajrami” (Bajrami i iftarit). Dita e parë e këtij Bajrami përfaqëson iftarin e një muaji të tërë agjërimi. Të agjërosh në një ditë të tillë do të thotë të mos marrësh pjesë në gostinë simbolike që Allahu e ka caktuar, gjë që bie ndesh me frymën e saj. Edhe ditët e Bajramit të Kurbanit, kur therën kurbanet për hir të Allahut, janë ditë gostie. Muhammedi s.a.v.s. ka theksuar se ditët e teshrikut (10-13 Dhu’l-Hixheh) janë ditë ngrënieje, pirjeje dhe përmendjeje të Allahut (Buhariu, Saum, 66-67; Ebu Davud, Saum, 49).

Burimi: Diyanet İşleri Başkanlığı, “Oruç - Sıkça sorulanlar”

Nga turqishtja: Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments