– Pyetja: Pse në fe, sa më mbrapa të shkojmë, është aq më autoritative, kurse në shkencë, duam përditësimet (updates) më të fundit e përdorimi i mjekësisë së vitit 1900 është absurde?!
– Përgjigjja: Sepse feja është dituri e transmetuar. Dituria e tillë është më e pastër kur është më afër burimit, prandaj duam të shkojmë mbrapa.
Shkenca – mjekësia dhe teknologjia – është dituri e demonstruar (që eksperimentohet), jo e transmetuar. Zakonisht bëhet më e mirë sa më shumë që jetojmë dhe eksperimentojmë, prandaj ajo që është më e fundit është më e mirë.
Lloji i tretë i diturisë është dituria racionale (logjike), e cila përherë është e njëjtë. Rregullat e logjikës nuk ndryshojnë asnjëherë.
— Shejh Shadi Elmasri, Allahu e ruajttë! /Mez'hebliu

0 Comments