Advertisement

Responsive Advertisement

Rijadu Salihin pjesa e pestë

 

Rijadu Salihin pjesa e pestë

800. Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. trans­me­tohet se ka thënë: Muaviu me një rast doli në xhami në hall­kën e xhematit dhe tha: „Çka qën­droni ju këtu?“ U përgjigjën: „Qëndrojmë ulur që ta përmendim All-llahun“. (Muaviu) ka thënë: „Ju qëndroni ulur këtu vetëm për All-llahun?“ Thanë: „Veçmas për këtë qëndrojmë këtu“. (Muaviu) ka thënë: „Sa më përket mua, unë nuk ju kam përbetuar nga dyshimi ndaj thënies tuaj. Askush që ka qenë në shkallën time tek I Dërguari i All-llahut nuk ka komunikuar më pak hadithe se unë, por këtë herë ju komunikoj se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. me një rast doli në mesin e as’habëve, të cilët ishin ulur në hallkë në xhami, dhe u tha: „Për ç’arsye qëndroni ulur këtu?“ Thanë: „Ne këtu qëndrojmë ulur për Ta përmendur All-llahun dhe për Ta falënderuar që na ka për­udhur në Islam dhe që na ka dhu­ruar me të“. (I Dërguari i All-lla­hut) ka thënë: „Ju këtu qëndroni ulur vetëm për All-llahun? Sa më përket mua, unë nuk kërkova betimin tuaj pse akuzoj sinqeritetin tuaj por vetëm për shkak se më erdhi Xhibrili dhe më ka lajmë­ruar se All-llahu krenohet me ju para engjëjve“. (Muslimi)

DHIKRI GJATË SABAHUT DHE AKSHAMIT

All-llahu i Madhëruar thotë:
„Dhe në vete përmende Zotin tënd, me përulje dhe devotshmëri dhe pa e ngritur zërin lart, në agim dhe në muzg, dhe mos jij nga indif­erentët“. (el-A’raf, 205)
Ekspertët gjuhësorë pohojnë se „asâl“ është shumësi i „esîl“. Kjo kohë është ndërmjet ikindisë dhe akshamit.
„Ndërsa Zotin tënd madhë­roje dhe lavdëroje në mbrëmje dhe në mëngjes“. (Gafir, 55)
„Dhe lartëso me falënderim Zotin tënd, para se të dalë dielli dhe para se të perëndojë“. (Ta Ha, 130)
Ekspertët gjuhësorë pohojnë se „ashijjun“ d.m.th. edhe koha prej drekës deri në aksham.
„Nëpër shtëpi që janë ngritur me lejen e All-llahut aty përmendet edhe emri i Tij, aty e lavdërojnë në mëngjes dhe në mbrëmje. Ka njerëz, të cilët puna dhe shit­blerja nuk i pengon ta për­mendin All-llahun në muzg dhe në agim“. (Sa’d, 18)

801. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. kur zgjohej thoshte: „O All-llah, me Ty zgjohemi dhe me Ty na ze mbrëmja, me Ty je­tojmë, me Ty vdesim dhe te Ti është kthimi“. Kurse kur binte në gjumë thoshte: „O All-llah, me Ty jetojmë, me Ty vdesim dhe te Ti ringjallemi“. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

802. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Ebu Bekr es-Sid­diku r.a. ka thënë: „O i Dërguari i All-llahut, m’i urdhëro disa fjalë që t’i shqiptoj kur të zgjohem dhe kur të flej“. (Muhammedi s.a.v.s.) ka thënë: „Thuaj: O All-llah, Kri­jues i qiejve dhe i tokës, njohës i fshehtësisë dhe i së njohurës, Kri­jues i çdo gjëje dhe Sundues i tyre, unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Teje, te Ti kërkoj mbrojtje nga e keqja ime dhe nga e keqja e djallit dhe idhujtarisë së tij“. (Pastaj) ka thënë (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.): „Këto fjalë thuaj sa herë të zgjohesh, të ngrysesh dhe sa herë të shtrihesh në shtrat“. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili ka thënë se është hadith hasen sahih)

803. Nga Ibni Mes’udi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „Pej­gam­be­ri s.a.v.s. kur ngrysej thoshte: „Ne kemi ngrysur, por edhe sun­dimi i All-llahut, nuk ka zot tjetër përveç të Vetmit All-llah, i cili nuk ka rival“. Transmetuesi më tej thotë: „E kam parë (Pej­gam­be­rin s.a.v.s.) se pas fjalëve të theksuara ka thënë: „Atij i takon sundimi dhe Atij i takon lavdia, Ai është i gjithëfuqishëm. O Krijues, të kërkojmë mirë për tërë këtë natë dhe për ato që vijnë pas kësaj. Të mbështetem prej çdo të keqe në këtë natë dhe së keqes në netët vi­juese. Krijues, të mbështetem nga përtacia dhe mendjemadhësia e shëmtuar. Të mbështetem nga dënimi i Xhehennemit dhe dënimi në varreza“. Ndërsa kur zgjohej, thoshte po ashtu kështu, por në vend: „kemi ngrysur“ (emsejna) thoshte „jemi zgjuar“ (asbahna) dhe „sundimi yt është zgjuar“. (Muslimi)

804. Nga Abdull-llah b. Hubejb r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. më ka thënë: „Lexoje: Kul huvAll-llahu ehad dhe dy muavedhetejna (Kul eudhu bi rabbil felek dhe kul eudhu bi rabbinnas) kur të ngrysesh dhe kur të zgjohesh nga tri herë, do të mjaftojnë këto për çdo gjë“. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Në krijimin e qiejve dhe të tokës, edhe në ndërrimin e natës e të ditës ka me të vërtetë argumente për ata që kanë mend. Për ata që e përmendin All-llahun në këmbë, edhe ulur, edhe ratë dhe mendojnë thellë për kri­jimin e qiejve dhe të tokës“. (Ali Imran, 190-191)

805. Nga Hudhejfe dhe nga Ebu Dherri r. anhuma trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., kur binte në shtrat, thoshte: „Me emrin tënd, o All-llah, unë jetoj dhe vdes“. (Buhariu)

806. Nga Aliu r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i ka thënë atij dhe Fatimes r. an­huma si vijon: „Kur të shkoni për në shtrat, apo kur të shtriheni në shtrat, thuani tridhjetë e tri herë All-llahu ekber, tridhjetë e tri herë shubhanall-llah dhe tridhjetë e tri herë el-hamdu lil-lah“.
Në një transmetim thuhet: „Subhnall-llahu ëshë tridhjetë e katër herë“, kurse sipas një trans­metimi tjetër: „All-llahu ekber është tridhjetë e katër herë“. (Muttefeku alejhi)

807. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Kur ndonjë nga ju të shkojë për në shtrat, le ta shkundë shtratin me ndonjë mjet, le ta fshijë me brendinë e izarit (material për ve­shje) të tij, sepse nuk është e njo­hur se ç’ka hyrë pas tij në shtrat e pastaj le të thotë: Me emrin Tënd, o Krijuesi im bie në shtrat dhe me ty ngrihemi, nëse ma merr shpirtin mëshiroje, e nëse ma kthen ruaje me çka i ruan robtë Tu të mirë „. (Mutte­fekun alejhi)

808. Nga Aisheja r. anha trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., kur ulej në shtrat, fryente në duart e tij dhe i lexonte mbi to dy muavedhetejna (Felek dhe Nas), e atëherë me duart e tij e fërkonte trupin e tij. (Muttefekun alejhi)
Në transmetimin tjetër të Buhariut dhe Muslimit thuhet se „Pej­gam­be­ri s.a.v.s. kur shkonte në shtrat, çdo natë i bashkonte shu­plakat e tij, fryente në to dhe lex­onte: „Kul huvall-llahu ehad, Kul eudhu birabbi-l-felek dhe Kul eudhu bi rabbi-n-nas“, e pastaj me to e fërkonte sa është e mundur trupin e tij. Fillonte (të fërkojë) me duart e tij nga koka dhe fytyra e tij dhe pjesën tjetër të përparme të trupit. Këtë e bënte nga tri herë“. (Muttefekun alejhi)
Gjuhëtarët pohojnë se shprehja „en-nefthu“ është fryerje pa zë.

809. Nga Bera‘ b. Azibi r. an­huma trans­me­tohet se ka thënë: „I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. më ka thënë mua: „Kur të nisesh për në shtratin tënd, merr abdest sikur për namaz, e pastaj shtriu në anën e djathtë dhe thuaj: All-llahu im, po të dorëzohem Ty, gjendjen time po ta besoj Ty, strehohem nën mbrojtjen tënde, me dëshirë kah Ti dhe nga frika prej Teje. Strehim dhe shpëtim nuk ka prej Teje për­veç tek Ti. Besoj në Librin tënd që e ke shpallur dhe Pej­gam­be­rin tënd që e ke dërguar; nëse vdes, vdes i pastër; këto fjalët që i thua le të jenë fjalët e fundit“. (Mutte­fekun alejhi)

810. Nga Enesi r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. kur shkonte në shtratin e tij ka thënë: „Falënderimi i qoftë All-llahut që na ushqeu dhe na dha të pimë, që kujdeset për ne dhe na strehon, e sa janë ata që nuk kanë mbrojtës e strehues“. (Muslimi)

811. Nga Hudhejfe r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. kur dëshironte të flejë, dorën e tij të djathtë e vente në fytyrën e tij, e atëherë thoshte: „All-llahu im, më ruaj nga dënimi yt ditën kur do t’i ringjallish ro­bërit e Tu“. (Tirmidhiu i cili thotë se ky është hadith hasen)
Ebu Davudi e trans­me­ton këtë hadith nga Hafseja r. an­huma dhe thekson se i Dër­guari këto fjalë i theksonte nga tri herë.
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Zoti juaj ka thënë: „Më thërrisni t’ju përgjigjem“. (Gafir, 60)
„Lutjuni Zotit tuaj, me përulje dhe fshehurazi! Ai nuk i do ata që e teprojnë“. (el-A’raf, 55)
„Dhe kur të të pyesin ro­bërit e mi për Mua, Unë jam me të vërtetë afër, i përgji­gjem lutjes së lutësit kur më lutet“. (el-Bekare, 186)
„Ai, që i përgjigjet edhe të ngratit, kur ky i drejtohet Atij, Ai, që të keqen e lar­gon“. (en-Neml, 62)

812. Nga Nu’man b. Beshir r. anhuma trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Lutja është ibadet i vërtetë“. (Ebu Davudi dhe Tirmi­dhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)

813. Nga Ibni Mes’udi r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. thoshte: „All-llahu im, unë të lus për udhëzim dhe devotshmëri, për dëlirësi dhe mëvetësi (mosvarjen nga të tjerët)“. (Muslimi)

814. Nga Tarik b. Eshjeme r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „Kur një njeri e pranonte Islamin, Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ia mësonte namazin dhe atëherë e urdhëronte të lutet me këto fjalë: „All-llahu im, më fal, më mëshiro, më udhëzo, më jep shëndet dhe më furnizo“. (Mus­limi)
Në transmetimin tjetër të Tarikut, Muslimi thotë se Tariku e ka dëgjuar Pej­gam­be­rin s.a.v.s. se një njeri, që ka ardhur te i Dërguari s.a.v.s. ka thënë: „O i Dërguari i All-lla­hut, ç’të them unë kur ta lus Zotin tim?“ (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thënë: „Thuaj: „All-llahu im, më fal, më mëshiro, më jep shëndet dhe më furnizo“, sepse këto fjalë përmbajnë tërë dunjanë dhe ahiretin tënd“.

815. Nga Abdull-llah ibn Amr b. el-Asi r. anhuma trans­me­tohet se ka thënë: „I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „All-llahu im, sjellës i zemrave, silli zemrat tona kah nënshtrimi ndaj Teje“. (Muslimi)

816. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Kërkoni mbrojtjen e All-llahut nga presionet e spro­vave, nga thellësitë e fatkeqësisë, nga keqësimi i fatit dhe nga gëzimi i ar­mikut“. (Muttefekun alejhi)
Në transmetimin tjetër Sufjani thotë: „Dyshoj se kam shtuar ndonjë (fjalë) prej tyre“.

817. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „All-llahu im, ma përmirëso fenë time, që është mbrojtja e jetës (punës) sime, ma përmirëso dunjan time, në të cilën është jeta ime e tashme, ma përmmirëso ahiretin tim, në të cilin është kthimi im, ma bën jetën shtesë e çdo të mirë dhe vdekjen të sigurt (qetë) nga çdo e keqe“. (Muslimi)

818. Nga Aliu r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „Më ka thënë mua i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.: „Thuaj: All-llahu im, më udhëzo dhe më mbështet (në Ty)“.
Një transmetim tjetër është: „All-llahu im, të lus Ty për udhëzim dhe mbështetje!“ (Muslimi)

819. Nga Enesi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dërguari i All-lla­hut pat thënë: „All-llahu im, kërkoj mbrojtje tek Ti nga paaftësia dhe përtacia, nga frika, pafuqia dhe koprracia. All-llahu im, kërkoj mbrojtje tek Ti nga dënimi i varrit dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga sprovat e jetës dhe të vdekjes“.
Në një transmetim tjetër shtohen fjalët: „nga borxhet e rënda dhe nga dominimi i njerëzve“. (Mus­limi)

820. Nga Ebu Bekër es-Siddiku r.a. trans­me­tohet se ai i ka thënë të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s.: „Ma mëso një lutje (dua) që do ta bëj në namazin tim?“ (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thënë: „Thuaj: All-llahu im, vërtet unë i kam bërë ve­tes shumë dhunë dhe meqë mëkatet nuk i fal kush tjetër përveç Teje, atëherë më fal me faljen Tënde dhe mëshirohu ndaj meje. Vërtet Ti je falës dhe mëshirues i madh“. (Muttefekun alejhi)
Në një transmetim tjetër (të Muslimit) thuhet: „dhe në shtëpinë time (të lutem)“. Në transmetimin tjetër në vend „dhunë të shumtë“ trans­me­to­het „dhunë të madhe“, prandaj është e nevojshme të dy transmetimet të bashkohen dhe të thuhet: „dhunë të shumtë e të madhe“.

821. Nga Aisheja r. anha trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. pat thënë në lutjet e tij: „All-llahu im, të mbështetem Ty nga e keqja e asaj ç’kam vepruar dhe nga e ke­qja e asaj që nuk e kam vepruar“. (Muslimi)

822. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se ka thënë: Prej lut­jeve të të Dërguarit të All-llahut ka qenë: „All-llahu im, të mbështetem Ty nga ndërprerja e dhuntive Tua, nga ndërrimi i mbrojtjes Tënde, nga zemërimi Yt i pa­pritur dhe nga çdo hidhërim Yti“. (Mus­limi)

823. Nga Zejd b. Erkame r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut pat thënë: „All-llahu im, të mbështetem Ty nga paaftësia dhe përtacia, nga koprracia dhe pafuqia dhe nga dënimi i varrit. All-llahu im, m’i jep devotshmëri shpirtit tim, ma pastro shpirtin tim, sepse Ti je pastruesi më i mirë, Ti je miku dhe mbrojtësi im personal. All-llahu im, të mbështetem Ty nga dija e padobishme dhe zemra jo e devot­shme, nga shpirti i pangishëm dhe nga lutja të cilës nuk i përgji­gjesh“. (Muslimi)

824. Nga Ibni Abbasi r. anhuma trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. pat thënë: „All-llahu im, Ty të dorëzohem, Ty të besoj, Ty të mbështetem, te Ti marr siguri, me ndihmën Tënde luftoj, dhe për Ty hidhërohem, dhe Ty të drejto­hem për zgjedhje, prandaj më fal ç’kam vepruar më herët dhe më vonë, ç’kam fshehur dhe ç’kam komunikuar. Ti je i pari dhe Ti je i mbrami, nuk ka hyjni tjetër përveç Teje“. Disa transmetues shtojnë: „Nuk ka forcë as fuqi pa ndihmën e All-llahut“. (Muttefekun alejhi)

825. Nga Aisheja r. anha trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. është lutur me këto fjalë: „All-llahu im, të mbështetem Ty nga sprovat e zjarrit dhe nga dënimi i Xhehennemit, nga e keqja e pasurisë dhe e varfërisë“. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih. Ky citat është nga Ebu Davudi)

826. Zijad b. Ilakate trans­me­ton nga axha i tij, d.m.th. nga Kutbe b. Maliku r.a. se ka thënë: „Pej­gam­be­ri s.a.v.s. pat thënë: „All-llahu im, të mbështetem Ty nga punët e qortuara morale, veprimore dhe të vullnetit“. (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

827. Nga Shekel b. Humejdi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I thashë: „O i Dërguari i All-llahut, ma mëso një lutje!“ Ka thënë: „All-llahu im, të mbështetem Ty nga e keqja e të dëgjuarit tim, nga e keqja e të pamurit tim, nga e ke­qja e gjuhës sime, nga e keqja e epshit tim“. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith ha­sen)

828. Nga Enesi r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. pat thënë: „All-llahu im, të mbështetem Ty nga gërbula, çmenduria, zgjeba dhe nga të gjitha sëmundjet e shëmtuara“. (Ebu Davudi me sened sahih)

829. Nga Imran r.a. trans­me­tohet se i ka ardhur një rob i hyrë në borxh që i tha: „Unë nuk kam mundësi ta paguaj kompensimin tim nga robëria, prandaj më ndi­hmo!“ (Aliu r.a.) tha: „Do t’i mësoj ca fjalë, të cilat mua m’i ka mësuar i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., e si­kur ti të kesh sa një mal borxh, do ta paguash atë. „Thuaj: „All-llahu im, më kënaq me hallallin Tënd nga harami Yt, dhe më bën të mëvetësishëm me mirësinë Tënde nga çdo gjë, përveç Teje“. (Tir­midhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

830. Nga Imbran b. Husajn r. anhuma trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. e ka mësuar babain e tij Husainin me dy fjalë, me të cilat ai e ka bërë lutjen: „All-llahu im, më frymëzo me orientim të drejtë dhe më ruaj nga e keqja e vetvetes sime“. (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

831. Nga Ebu el-Fadl el-Abbas b. Abdulmutalibi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „Kam thënë: O i Dër­guari i All-llahut, më mëso me diç me çka do t’i drejtohem All-llahut të Madhëruar“. Ka thënë: „All-lla­hun luteni për shëndet“. Pasi kaluan disa ditë, sërish i erdha dhe i thashë: „O i Dërguari i All-llahut, më mëso me diç me çka do ta lus All-llahun e Madhëruar“. (Muhammedi s.a.v.s.) më tha: „O Abbas, o axha i të Dërguarit të All-llahut, All-llahun luteni për shëndet në këtë botë dhe në Ahiret“. (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith sahih)

832. Nga Shehr b. Havsheb trans­me­tohet se ka thënë: „I kam thënë Ummi Selemes r. anha: „O nëna e besimtarëve, cilën lutje më së shumti e thoshte i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., kur gjendej te ti?“ Tha ajo: „Lutja më e shpeshtë e tij ka qenë: „O lëvizës i zemrave, përforcoje zemrën time në fenë Tënde“. (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

833. Nga Ebu Emame r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka bërë dua të shumta, por ne nuk mbajtëm mend asgjë nga ato. I thamë: „O i Dërguari i All-llahut, ti bëre lutje të shumta por ne nuk mbajtëm mend asgjë“. Ai tha: „Tash unë do t’ju drejtoj në diç që i përmban të gjitha. Thuani: „All-llahu im, unë të lus për të mirë për të cilën të ka lutur Pej­gam­be­ri Yt, Muhammedi s.a.v.s., dhe të mbështetem Ty nga e keqja e atij nga e cila të është mbështetur Pej­gam­be­ri yt Muhammedi s.a.v.s.. All-llahu im, Ti je Ai që ndihmon dhe vetëm Ti je arritës (i qëllimeve tona). Nuk ka forcë as fuqi pa ndihmën e All-llahut“. (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

834. Nga Ibni Mes’udi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „Në me­sin e lutjeve të të Dërguarit të All-llahut ka qenë edhe: „All-llahu im, unë të lus për mëshirën Tënde të cilën e pranon, për faljen tënde të cilën e siguron dhe shpëtimin Tënd nga çdo mëkat dhe përfitimin nga çdo e mirë, për fitoren me Xhennet dhe për shpëtimin nga zjarri“. (Hakim Ebu Abdull-llahu, i cili thotë se hadithi është sahih sipas kushteve të Muslimit)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Kurse ata që kanë ardhur pas atyre, thonë: „O Zoti ynë! Na e fal neve dhe vëllezërve tanë që na kanë prirë në besim“. (el-Hashr, 10)
„Kërko falje për mëkatet tua dhe për besimtarët e be­simtaret!“ (Muhammed,19)
„All-llahu i Madhëruar na lajmëron se Ibrahimi s.a.v.s. është lutur: „O Zoti ynë më fal mua,edhe prindërit e mi, edhe tërë besimtarët – atë ditë kur të jepet llogari“. (Ibrahim, 41)

835. Nga Ebu ed-Derda r.a. trans­me­tohet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: „Nuk ka rob musliman, që e lut All-llahun për vëllain e tij jo të pranishëm, e që engjëlli mos t’i thotë: „Edhe ty të qoftë po ashtu!“ (Muslimi)

836. Nga Ebu ed-Derdai r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. pat thënë: „Lutja e një njeriu musliman për vëllain e tij jo të pranishëm është e pranueshme. Te koka e lutësit është një engjëll i autorizuar, i cili kur lutësi kurdo qoftë bën një lutje në dobi të vëllait të tij, engjëlli i autorizuar në lutje thotë: „Pranoje o Zot, edhe ty të qoftë po ashtu!“ (Muslimi)

837. Nga Usame b. Zejd r. an­huma trans­me­tohet se ka thënë: „I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Ai që për mirësinë e bërë i falënderohet mirëbërësit me fjalët: „All-llahu të shpërbleftë me të mirë – e ka shprehur mirënjohjen e tij të duhur“. (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sa­hih)

838. Nga Xhabiri r.a. trans­me­to­het se ka thënë: „I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Mos e mallkoni veten, mos i mallkoni fëmijët tuaj, mos mallkoni pasurinë tuaj. Mos ja qëlloni çastit në të cilin All-llahu lutësit ia plotëson çdo gjë të kërkuar, që edhe mallkimit tuaj t’i përgjigjet“. (Muslimi)

839. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Lutjet do të pranohen derisa njerëzit nuk nguten e të thonë: E luta Zotin tim por nuk iu përgjigj lutjes sime“. (Muttefekun alejhi)
Në transmetimin e Muslimit është: „Lutjes së njeriut gjith­një i përgjigjet derisa nuk lutet për të keqe, ose për t’i prishur marrëdhëniet farefisnore, ose nuk ngutet“. As’habët kanë thënë: „O i Dërguari i All-lla­hut, ç’është ngutia?“ (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) tha: „Kjo është kur lutësi thotë: „Unë jam lutur e lutur, por nuk po shoh të më pranohet. Kështu mërzitet dhe e lë lutjen“.

840. Nga Ebu Umame r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I është thënë të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s.: „Kur është lutja më e pranueshme?“ Ka thënë: „Pjesa e fundit e natës dhe në fund të namazeve të obliguara“. (Tirmi­dhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

841. Nga Ubadete b. Samiti r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Në tokë nuk ka asnjë musliman, i cili diç e lut All-llahun, e që këtë All-llahu nuk do t’ia japë, ose për ndërrim do t’ia heq ndonjë të keqe, përveç nëse lutësi lutet për mëkat ose për ndërprerjen e fare­fisnisë“. Një njeri nga të pranish­mit tha: „Atëherë të lutemi shumë!“ (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thënë: „All-llahu edhe më shumë jep“. (Tirmidhiu, që thotë se ky është hadith hasen sahih).
Hakimi trans­me­ton nga Ebu Seidi duke ia shtuar: „Ose edhe po aq i jep shpërblim“.

842. Nga Ibni Abbasi r. anhuma trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. në situatat e vështira thoshte: „Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut të Madhëruar dhe thotë; nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, sunduesit të Arshit të madh; nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, krijue­sit të qiejve dhe krijuesit të tokës; krijuesit të Arshit fisnik“.. (Mutte­fekun alejhi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Pa dyshim dashamirët e All-llahut nuk frikësohen për kurrgjë e as nuk pikëllohen apo jo? Ata, që besojnë dhe që ruhen, për ata ka për­gëzime edhe në këtë jetë edhe në ahiret – fjalët e All-llahut nuk kanë të ndryshuar – ajo është njëmend sukses i madh“. (Junus, 62, 63, 64)
„Shkunde trupin e hurmës se për ty kanë për të rënë hurma të freskëta. Andaj ha, pi dhe qetësohu!“ (Merjem, 25-26)
„Dhe Zoti i saj e pranoi me ëndje atë dhe e rriti mirë dhe ia la në besë Zekerijjaut. Sa herë që hynte Zekerijja te ajo, në dhomë gjente ushqim te ajo. Prej nga kjo, oj Mer­jem? – i thoshte kurse ajo i përgjigjej:. „Prej All-llahut, All-llahu e furnizon pa masë kë të dojë“. (Ali Imran,37)
„Kur i patët lënë ata edhe ato të cilave u falen ata, në vend të All-llahut, strehohu pra në shpellë. Zoti juaj do t’ju mbulojë me mëshirën e vet dhe do t’ju përgatisë atë që është e dobishme për ju. Dhe ke mund të shohësh se si dielli, kur lind, i kalon shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndon i kalon nga ana e majtë“. (el-Kehf, 16-17)

843. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Në popujt e kaluar ka pasur njerëz të inspiruar (muhaddethun, që i kanë parashikuar gjërat), e nëse te populli im ka ndonjë, atëherë ai është Umeri“. (Buhariu)
Muslimi trans­me­ton hadi­thin e njëjtë nga Aisheja r.a. Ibn Vehbi në dy transmetimet thotë se „muhaddethun“ janë njerëz me ilham (frymëzim)

844. Nga Xhabir b. Semurete r. anhuma trans­me­tohet se ka thënë: „U ankuan banorët e Kuffes te Umer b. el-Hattabi r.a. për Sa’din dmth. për Ibn Ebi Vekkasin r.a., kështu që Umeri r.a. (në vend të Sa’dit) e vendosi për mëkëmbës Ammarin. Ata u ankuan edhe për të saqë thanë që ai nuk falet mirë. Ai e ftoi atë të vijë ku i tha: „O Ebu Is’hak, këta pohojnë se ti nuk falesh mirë!“ (Sa’di) tha: „Pasha All-llahun, sa më përket mua, unë me ta fali namazin e të Dërguarit të All-lla­hut s.a.v.s. nga i cili unë nuk heq dorë. Unë falë dy rekate të jacisë, në të cilët e zgjas qëndrimin në këmbë, kurse në dy të fundit e shkurtoj.“ Umeri r.a. tha: „I këtillë është mendimi për ty, o Ebu-l Is’hak!“ Atëherë Umeri r.a. i dër­goi me të një apo dy njerëz në Kuffe, të cilët i pyetën banorët e Kuffes për Sa’din në çdo xhami. Të gjithë xhematlinjtë u shprehën mirë për të. Kur i deleguari i Umerit r.a. erdhi në xhaminë Beni Absi, një njeri u ngrit në këmbë, të cilin e quanin Usame bin Katade, kurse kishte ofiqin Ebu Sa’d, dhe tha: „Pasi ti na pyet për Sa’din unë të pohoj se Sa’di e ka lënë luftimin me ushtrinë, se drejtësinë nuk e ndan drejtë dhe se aktgjykimet nuk i shqipton drejtë“. Atëherë Sa’di tha: „Sa më përket mua, unë vërtet për këtë do ta bëjë një lutje (nëmë) për tri gjëra: „All-llahu im, nëse ky robi yt është gënjeshtar dhe është ngritur në këmbë për t’u parë e për t’u dëgjuar, atëherë zgjatja jetën, jepi varfëri të gjatë dhe ekspozoje sprovave“. Kështu ka ndodhur, pastaj kur e pyetnin për gjendjen, thoshte: „Unë jam plak i moshuar me shumë sprova, më ka zënë nëma e Sa’dit“. Abdulmelik b. Umejri rrëfen se Xhabir b. Semure i ka thënë: „Unë e kam parë pas asaj se si i kanë rënë vetullat në sy nga pleqëria e shtyrë, kështu ai përpiqej me gratë në rrugë dhe i mallkonte“. (Muttefekun alejhi)

845. Nga Urvete b. Zubejr trans­me­tohet se Erva binti Evs e ka paditur Seid b. Zejd b. Amr b. Nu­fejlin r.a. te Mervan b. Hakemi. Ajo ka pohuar se Seid b. Zejdi ka marrë diç nga toka e saj. Seidi atëherë tha: „Unë të marrë diç nga toka e saj, pas asaj çka kam dëgju­ar prej të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s.?“ (Mervani) tha: „Ç’ke dëgjuar nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.?“ (Seidi) ka thënë: „E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: „Kush e merr një pëllëmbë tokë me dhunë nga tjetri, me të do të ngjeshet deri në shtatë palë tokë“. Mervani i tha atij: „Unë nuk të pyes më për sqarim pas kësaj“. Seidi atëherë tha: „All-llahu im, nëse ajo është gënjeshtare, atëherë verboja sytë dhe bëje të vdekur në tokën e saj“. Transmetuesi i këtij hadithi thotë: „Ajo nuk ka vdekur derisa nuk është verbuar, dhe derisa ecte nëpër tokën e saj, ra në një pus dhe në të u përmbyt“. (Muttefekun alejhi)
Nga transmetimi i Muslimit: Nga Muhammed b. Zejd b. Abdull-llah b. Umeri trans­me­tohet se ai e ka parë atë të verbër, që duke prekur muret, ka thënë: „Më ka zënë nëma e Seidit. Ajo pastaj hasi në pusin e shtëpisë së saj për të cilin bëri padinë, dhe ra në pus; ky ishte varri i saj“.
All-llahu i Madhëruar thotë:
„O besimtarë, shmanguni morisë së parashikimeve! Disa parashikime me të vërtetë janë mëkat. Dhe mos spiunoni njëri-tjetrin e as mos përqeshni njëri-tjetrin! A do dikush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Ju atë e dini se është shumë keq – prandaj, ruajuni All-llahut; All-llahu vërtetën pranon pendimet dhe është shumë i mëshirshëm“. (el-Huxhurat, 12)
„Mos paso atë për çka nuk di! Edhe të pamurit edhe të dëgjuarit edhe të kuptuarit, për të gjitha këto me siguri ka përgjegjësi“. (Isra, 36)
„Ai nuk belbëzon asnjë fjalë e të mos jetë afër tij vigjilenti i gatshëm“. (Kaf, 18)
Është e domosdoshme të dihet se çdo i moshërritur është i obliguar ta ruaje gjuhën e tij nga çdo e folur, pa e shoshitur fare, mund të tregojë në dobi. Madje edhe atëherë, nëse është e barabartë të flitet dhe të mos flitet edhe për gjërat e dobishme, sunnet është përmbajtja nga të folurit, sepse shpeshherë kuvendimi i le­juar e çon njeriun në atë të pale­juarën apo të jopreferuarën. Kjo është praktikë e shumtë, prandaj është e nevojshme mbrojtja nga kuvendimet e ndaluara e të jo­preferuara.

846. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Kush beson në All-lla­hun dhe në Ditën e Gjykimit, le të fletë mirë ose le të heshtë“. (Mut­tefekun alejhi)
Ky hadith tregon se është e nevojshme të përmbahemi nga të folurit, përveç nëse është i mirë. dmth. nëse dobia e tij është e dukshme. Ndërsa nëse dobia e tij është e dyshimtë, atëherë nuk bisedohet.

847. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se e ka dëgjuar Pe­j­gam­be­rin s.a.v.s. duke thënë: „Vërtet njeriu me një fjalë të folur, për të cilën ai deklarohet (pa e menduar), mund të rrëshqasë drejt zjarrit më larg se distanca ndërmjet lindjes dhe perëndimit“. (Muttefekun alejhi)
Domethënia e „pa shoshitur fare“ (ma jetebejjenu) është të rezonu­arit e tij, në është mirë apo jo.

848. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Vërtet njeriu me një fjalë të folur, me të cilën All-llahu është i kënaqur, kurse të cilës ai nuk i kushtoi kujdes, do të jetë i ngritur nga All-llahu në shkallë (të nderit). Dhe vërtet njeriu me një fjalë të folur, me të cilën All-llahu s’është i kënaqur, kurse të cilës ai nuk i kushtoi kujdes, do të hudhet në Xhehennem“. (Buhariu)

849. Nga Ebu Abdurrahman Bi­lal b. el-Harith el-Muzenij r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Vërtet njeriu flet një fjalë me të cilën All-llahu është i kënaqur, nga e cila ai nuk ka menduar se do të arrijë diç. All-llahu për këtë atij do t’ia shkruajë kënaqësinë e tij deri në ditën e takimit me të. Dhe vërtet njeriu flet një fjalë, të cilën All-llahu nuk e do, nga e cila ai nuk ka menduar se do të arrijë diç, All-llahu për këtë atij do t’ia shkruajë zemërimin e tij deri në ditën e takimit me të“. (Maliku në Mu­vatta dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)

850. Nga Sufjan b. Abdull-llahu r.a. trans­me­tohet se ka thënë: I kam thënë: „O i Dërguari i All-lla­hut,më thuaj diç që të mbrohem me të!“ Tha: „Thuaj: krijuesi im është All-llahu, e pastaj vazhdo me ngulm (në këtë)!“ Kam thënë: „O i Dërguari i All-llahut, për çka më frikësohesh më së shumti mua?“ (I Dërguari i All-llahut) e kapi gjuhën e vet e pastaj tha: „Nga kjo“. (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)

851. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Mos flitni shumë pa përmendjen e All-llahut. Sepse, shumë biseda pa përmendjen e All-llahut e vdesin zemrën. Kurse vërtet më së largu nga All-llahu janë ata që i kanë zemrat e vdekura“. (Tirmidhiu)

852. Nga Ukbete b. Amiri r.a. trans­me­tohet se ka thënë: Kam thënë: „O i Dërguari i All-llahut, ç’është shpëtimi?“ Ka thënë: „Zotëro me gjuhën tënde, rri në shtëpinë tënde dhe qaj për mëkatet tua“. (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

853. Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Kur zgjohet njeriu, të gjitha gjymtyrët e tij i kthehen gjuhës duke i thënë: „Kij frikën All-llahut lidhur me ne, sepse ne jemi me ty. Nëse ti je në rrugë të drejtë, edhe ne jemi në rrugë të drejtë, e nëse ti lajthitë, edhe ne kemi lajthitur“. (Tirmidhiu)
Domethënia e „i kthehen gjuhës“ dmth. i nënshtrohen asaj.

854. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „A e dini ç’është përgojimi?“ (As’habët) thanë: „All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri!“. (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thënë: „Përmendja e vëllait me fjalë që ai i urrenë“. Dikush tha: „E ç’mendon, nëse ajo që flas për vëllain tim është e vërtetë?“ (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thënë: „Nëse është e vërtetë ajo që ti e flet, atëherë e ke përgojuar, e nëse ajo që e flet nuk është e vërtetë, atëherë e ke shpifur“. (Muslimi)

855. Nga Ebu Bekri r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. në hutben e tij në Bajramin e Kurbanit në Minne, në Haxhxhin lamtumirës, ka thënë: „Me të vërtetë gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj janë të shenjta për ju, ashtu siç është e shenjtë kjo dita juaj, në këtë muajin tuaj dhe në këtë vendin tuaj. A po e kam për­cjellur porosinë?!“ (Muttefekun alejhi)

856. Nga Enesi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s. ka thënë: „Kur më ngritën në Mi’raxh, kam hasur në një popull që kishin thonjtë nga bakri, me të cilët i grithnin fytyrat e tyre dhe kraharorët e tyre. Unë thashë: „Kush janë këta, o Xhi­bril?“ Tha: „Ata janë ata që kanë ngrënë mishin e njerëzve dhe nderin e tyre e kanë dëmtuar“. (Ebu Davudi)

857. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Musli­mani në tërësi është i ndaluar për muslimanin: gjaku i tij, nderi i tij dhe pasuria e tij“. (Muslimi)
All-llahu i Madhëruar ka thënë:
„Dhe kur dëgjojnë ndonjë marrëzi, i kthejnë shpinën“. (el-Kasas, 55)
„Ata që u shmangen fjalëve të kota“. (el-Mu’minun, 3)
„Edhe të pamurit edhe të dëgjuarit dhe të kuptuarit, për të gjitha këto me siguri ka përgjegjësi“. (el-Isra, 36)
„Kur t’i shohish ata që i nënçmojnë argumentet tona, ti largohu prej tyre, derisa të kalojnë në bisedë tjetër. E nëse djalli të bën të harrosh, ti pas përkujtimit mos rri më me mosbesimtarët“. (el-En’am, 68)

858. Nga Ebu Derdai r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Kush pengon që vëllait të tij t’i thyet nderi. All-llahu Ditën e Gjykimit nga fytyra e tij do ta pen­gojë zjarrin“. (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

859. Nga Itban b. Maliku r.a. trans­me­tohet se në hadithin e tij të gjatë dhe të njohur, që është thek­suar në kreun „Shpresa“, ka thënë: „Pej­gam­be­ri s.a.v.s. është ngritur të falë dhe tha: „Ku është Malik b. Duhshumi?“ Një njeri tha: „Ai njeri është hipokrit, që nuk e do All-llahun as të Dërguarin e Tij“. Pej­gam­be­ri s.a.v.s. i tha: „Mos fol kështu, a nuk e ke parë që pohon publikisht se nuk ka hyjni tjetër për­veç All-llahut me të cilin synon kënaqësinë e All-lla­hut. Dhe vërtet All-llahu ia ka ndaluar zjarrin atij që thotë: ‚Nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut, me të cilin synon kënaqësinë e All-llahut“. (Muttefekun alejhi)

860. Nga Ka’b b. Maliku r.a. trans­me­tohet se në hadithin e tij të gjatë për rrëfimin e pendimit të tij, i cili është theksuar në kreun për „Pendimin“ ka thënë: „Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë duke qenë ulur mes luftëtarëve në Tebuk: „Ç’ka bërë Ka’b b. Maliku?“ Atëherë njëri nga Beni Seleme ka thënë: „O i Dërguari i All-llahut, e ka pen­guar guna e tij dhe shikimi në vet­vete“. Pastaj Muadh b. Xhebeli r.a. i ka thënë atij: „E shëmtuar është ajo ç’ke thënë!“ „Pasha All-llahun, o i Dërguari i All-llahut, ne për të dimë vetëm mirë!“ I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. e heshti këtë (dhe nuk e kundërshtoi)“. (Muttefekun alejhi)
Dije se përgojimi është i lejuar për qëllime të pastra të sheriatit, deri te të cilët, pa përgojim, nuk mund të arrihet. Këto arsye janë gjashtë:
Shkaku i parë: dhuna e vazhdueshme. Atij personi që i bëhet dhunë, i lejohet të ankohet te sunduesi, gjyqtari ose ndonjë tjetër që është në sundim apo që ka mundësi ta zbatojë drejtësinë mbi tiranin. I dëmtuari thotë: „Filani më ka bërë dhunë kështu e kështu“.
Shkaku i dytë i lejimit të zbu­limeve të mëkateve të huaja është kërkesa e mundësisë që të çrrënjo­set ndonjë punë e shëmtuar dhe që mëkatari të përmirësohet. Lejo­het t’i thuhet atij që ka mundësi të pengojë ndonjë të keqe: „Filani punon kështu e kështu, prandaj pengoje atë nga ajo dhe të ngjashme“. Synimi i tij duhet të jetë arritja e çrrënjosjes së ndonjë pune të shëmtuar. Nëse synimi i tij është diç tjetër, atëherë zbulimi i të metave të tjetërkujt është i ndaluar.
Shkaku i tretë për çka lejohet zbulimi i të metave të huaja është kërkimi i fetvasë përkatëse. Njeriut të cilit i është bërë e padrejtë i le­johet të thotë: „Më ka bërë dhunë babai im, vëllai im, burri im, ose dikush tjetër kështu e kështu, prandaj a ka të drejtë ai në këtë? Me cilën rrugë do të çlirohem unë nga kjo e kjo dhunë, si do ta arrijë unë të drejtën time, si do ta pengoj dhunën e të ngjashme?“. Kjo është e lejueshme në domosdoshmëri. Gjithsesi më e mirë dhe më e pëlqyeshme është t’i thuhet (muft­isë): „Ç’thua ti për njeriun, per­sonin ose bashkëshortin puna e të cilit është kështu e kështu? Qëllimi mund të arrihet edhe pa të përcak­tuarit dhe të emërtuarit e saktë, por edhe përveç kësaj, të përcaktohet saktësisht, të shënohet dhe të emërtohet dikush është e lejuar, si­kur që do t’i përmendim në hadi­thin e Hindës, in sha’All-llah!
Shkaku i katërt është parala­jmërimi i muslimanit nga e keqja dhe këshillimi i tyre, e kjo arrihet në mënyra të ndryshme si psh. de­tyrimi në gënjeshtër, përgënjesht­rimi i hapur i transmetimeve dhe dështimeve të rrejshme. Kjo për­n­dryshe është e lejuar sipas mendi­mit të të gjithë muslimanëve, madje edhe obligim për shkak të nevojës, e pastaj të pyesësh dhe të merresh vesh për punët e indi­vidëve me të cilët dëshirohet të vendosen marrëdhëniet martesore, të bashkohen në udhëtim, në tregti, në punë e të ngjashme dhe me per­sonat me të cilët dëshirohet të bëhen fqinj. Është obligim i per­sonit që pyetet për dikë që mos ta fshehë gjendjen për të, por haptas t’i shtrojë të gjitha të metat që gjenden te personi për të cilin hu­lumtohet, kurse me qëllim të mirë që t’i jepet këshillë pyetësit. Kështu, është obligim ta këshillosh një student që mëson dituritë fe­tare, por i drejtohet për këshillë ndonjë heretiku i cili ndjek risitë ose ndonjë mëkatari. Është detyrë, pra, t’i tërhiqet vërejtje ndonjë stu­denti që shërbehet me dijen e ndonjë risimtari (bidatxhiu) për rrezikun nga ajo. Është detyrë ta këshillosh dhe t’ia sqarosh gjendjen e tij, por që ekskluzivisht ta ketë qëllimin e këshillës. Kjo është punë ku mund të gabohet lehtë, sepse është e mundshme që oratorin ta udhëheq xhelozia dhe që djalli ta mashtrojë, verbojë në atë punë, kurse atij t’i duket se puna e tij është këshillë, prandaj të tillët duhet të jenë të kujdesshëm dhe largpamës. Po ashtu është me personin i cili synon ndonjë punë me përgjegjësi, në qeverisje e të ngjashme, kurse për të cilën nuk është i aftë, as nuk është adekuat për të, apo pse është mëkatar, me sjellje të prishur dhe plotësisht pa përgjegjësi, i paku­jdesshëm e ngjashëm. E tërë kjo është e obligueshme t’i komuniko­het personit kompetent apo organit për emërim në pozitën përkatëse, në mënyrë që të pengohet dhe izolohet jomeritori për ndonjë po­zitë me përgjegjësi dhe në mënyrë që në atë vend të emërohet i afti dhe i denji. Është detyrë të njofto­het njeriu kompetent ta dijë gjendjen e vërtetë në mënyrë që të veprojë në pajtim me gjendjen e kandidatit përkatës për ndonjë po­zitë dhe që personi përgjegjës mos të mashtrohet me të dhe të mund të ndërmarrë masa ta përmirësojë ose ndërrojë për të mirë.
Shkaku i pestë kur mund të zbulohen të metat e dikujt, është nëse një person publikisht gabon apo predikon herezinë (risitë) si­kur: pirja publike e alkoolit, ti­ranët, mashtruesit, plaçkitësit e pasurisë së huaj etj. Natyrisht se këtu nuk bëjnë pjesë çështjet dhe punët sekrete. Është detyrë që të zbulohen publikisht mëkatet e një individi personit kompetent apo organit, porse nuk lejohet zbulimi i të metave të tjera të tij, përveç nëse për këtë ka ndonjë nga shkaqet e theksuara.
Shkaku i gjashtë për zbulimin e të metave është përkufizimi, njoftimi preciz, ashtu që nëse një person i njohur me ndonjë ofiq, siç është: glepë, lotues, çalaman, shurdhak, qorr, vëngërosh dhe emërtime të tjera, atëherë është e lejuar të precizohet edhe kjo. Nuk është e lejuar përgjithësisht të tre­gohet dikush për të mëngët. Nëse është e mundur të shmangen ofiqet e këtilla, kjo është më e mirë dhe më parësore.
Këto janë gjashtë shkaqet krye­sore për të cilat është i lejuar zbu­limi i të metave për individin jo të pranishëm, e të cilat i kanë thek­suar dijetarët dhe për të cilat ekziston pajtueshmëri e plotë. Të gjitha këto kanë mbështetje në hadithet e njohura dhe të vërteta. Ja disa:

861. Nga Aisheja r. anha trans­me­tohet se një njeri kërkoi leje të hyjë te Pej­gam­be­ri s.a.v.s., e ky me atë rast tha: „Lejojeni atë, bashkëfis i keq është ai!“ (Muttefekun ale­jhi)
Buhariu është bazuar në këtë hadith për lejimin e për­gojimit të të prishurve dhe të dyshimtëve.
All-llahu i Madhëruar ka thënë:
„Shpifës, që vetëm bart fjalët e huaja“. (el-Kalem, 11)
„Ai nuk belbëzon asnjë fjalë e të mos jetë afër tij vigjilenti i gatshëm“. (Kaf, 18)

862. Nga Ibni Abbasi r. anhuma trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka kaluar pranë dy varreve dhe ka thënë: „Këta dy janë në adhab (duke u dënuar). Ata nuk janë në adhab për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre), kurse në të vërtetë është mëkat i madh (tek All-llahu). Njëri prej tyre është përcjellës i fjalëve të huaja, kurse i dyti nuk është ruajtur nga pikat e urinës“. (Mut­tefekun alejhi)
Ky është një nga transme­timet sipas Buhariut.
Dijetarët kanë thënë: „Kup­timi i „Ata nuk janë në adhab për ndonjë mëkat të madh“ dmth. i madh sipas tyre, dhe është thënë edhe: „e madhe është lënia e tyre“.

863. Nga Ibni Mes’udi r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „A dëshironi t’ju tregoj ç’është ‚el-ad’hu‘? Kjo është për­cjellja e fjalëve të huaja me qëllim urrejtjeje mes njerëzve“. (Mus­limi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Dhe mos u ndihmoni në mëkate dhe armiqësi!“ (el-Maide, 2)
Për këtë kaptinë janë theksuar shumë hadithe më parë kurse këtu po përmendim vetëm këtë:

864. Nga Ibni Mes’udi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Asnjë nga shokët e mi të mos më tregojë asgjë për shokët e mi. Unë vërtet dua të dal mes jush zemër­pastër (të kem mendim të mirë për ju)“. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Ata fshehin nga njerëzit, por nuk fshehin dot prej All-llahut, sepse Ai është me ata edhe natën kur trillojnë fjalë, me të cilat Ai nuk është i kënaqur; All-llahu e di mirë krejt se ç’punojnë ata“. (en-Nisa, 108)

865. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Do të shihni se njerëzit janë si metalet (me vlera dhe karakteristika të ndryshme). Më të dalluarit prej tyre në xhahilijjet do të jenë më të dalluarit në Islam nëse vetëdijësohen (e pranojnë Islamin). Do të shihni se njerëzit më të dalluar në këtë pikëpamje (të fisnikërisë e pozitës) do të jenë ata që më së shumti do ta urrejnë atë (Islamin). Ndërsa do të shihni se njerëzit më të këqij janë ata me dy fytyra: njërës palë i afrohen me një fytyrë, kurse tjetrës me fytyrën tjetër“. (Muttefekun alejhi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Mos paso atë për çka nuk di!“ (el-Isra, 36)
„Ai nuk belbëzon asnjë fjalë e të mos jetë afër tij vigjilenti i gatshëm“. (Kaf: 18)

866. Nga Ibni Mes’udi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „E drejta të shpie deri te e mira, kurse e mira shpie në Xhennet. Njeriu vazhdon duke folë të vërtetën përderisa të shkruhet edhe te All-llahu ndër të drejtët. Ndërsa gënjeshtra shpie deri në mëkate, kurse mëkatet shpien në zjarr. Njeriu vazhdon duke gënjyer përderisa të shkruhet edhe te All-llahu gënjeshtar““. (Muttefekun alejhi)

867. Nga Abdull-llah b. Amr. b. el-Asi r. anhuma trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Per­soni, te i cili gjenden këto katër cilësi, është hipokrit i mirëfilltë, kurse te i cili gjendet një prej tyre, ai posedon cilësi të hipokrizisë de­risa nuk e shporr atë:
-kur i besohet diçka, tradhton,
-kur flet, gënjen,
-kur zotohet, mashtron, dhe
-kur grindet tërbohet“. (Muttefekun alejhi)

868. Nga Ibni Abbasi r. anhuma trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Kush mburret në të rrëfyerit e ëndrrave që nuk i ka parë, do të jetë i obliguar t’i lidhë dy qime, që s’mund ta bëjë kurrë, kurse kush e përgjon bisedën e di­kujt, të cilit nuk i vie mirë ta bëjë këtë ai, Ditën e Gjykimit veshët do t’i mbushen me plumb. Kush krijon figura, do të dënohet dhe do të ob­ligohet t’u japë atyre shpirt (ruh), kurse ai këtë s’do të mund ta bëjë“. (Buhariu)

869. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se ka thënë: Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Shpifja (iftira) më e keqe është që njeriu të tregojë se ia kanë parë sytë atë që nuk ia kanë parë“. (Buhariu)
Kuptimi i kësaj është: Që njeriu të flasë se ka parë (në ëndërr) atë që nuk e ka parë.

870. Nga Semurete b. Xhundubi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dërguari i All-llahut u fliste mjaft shokëve të vet: „A ka parë ndonjë prej jush ndonjë ëndërr?“ Atij do t’ia rrëfente ëndrrat e veta ai të ci­lat All-llahu i ka dhënë ta bëjë. Një mëngjes i Dërguari i All-llahut na tha: „Mbrëmë më kanë ardhur dy njerëz dhe më thanë: Çdo gjë lëre dhe eja me ne. Unë shkova me ta dhe hasëm një njeri të shtrirë, kurse njeriu tjetër mbi të qën­dronte me një gur, me të cilin në çast ia dërrmoi kokën (e atij që ishte shtrirë), duke e hedhur prej së larti mbi të. Guri në kokën e tij të dërrmuar u ndal. Njeriu që e hodhi gurin u ul ta marrë atë; kurse ai me kokë të dërrmuar për një çast u shërua siç edhe ka qenë, koka e tij u kthye në gjendjen e mëparshme. E pastaj njeriu me gur e përsëriti veprimin e tij dhe bëri atë ç’bëri herën e parë“. (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thënë: „Atyre të dyve me të cilët kam udhëtuar u kam thënë: Subhana-ll-llah (Lavdia i qoftë All-llahut), ç’është kjo? Ata të dy më thanë: ‚Vazhdo, ec!‘ Kemi ecur dhe erdhëm te një njeri tjetër, i cili ishte i shtrirë në shpinë, kurse njeriu tjetër mbi të qëndronte me sharrën e hekurt. Ky njeriu e kapi atë që ishte shtrirë në shpinë, për njërën faqe (të fytyrës) dhe me sharrë ia preu një nofull deri pas qafës, një vrimë të hundës me kanxhë hekuri dhe një sy ia preu deri pas qafës. Pas kësaj, po ky kaloi në anën tjetër të fytyrës. Dhe bëri të gjitha ato që i bëri në anën e parë. Ai as nuk e mbaroi anën e dytë, kurse ana e parë e fytyrës së tij në tërësi u shërua si­kur edhe ka qenë. Njeriu me sha­rrën prej hekuri vazhdoi të bëjë ç’bëri më parë“. Pej­gam­be­ri më tej tha: „Unë atëherë, pasi të gjitha i pashë, thashë: Subhanall-llah, ç’është me këta të dy? Dy shokët e mi më thanë: ‚Vazhdo, ec!’Ecëm më tej dhe arritëm më në fund te diç e ngjashme me tennurin (furrën e përflakur)“. Transme­tuesi konsideron se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „E kur në atë tennur britma dhe zhurmë. Kur vështruam në tennur, e aty kishte meshkuj dhe femra të zhveshura, kurse në çast nën ta flaka e zjarrit i goditte, e kur i kapte flaka, ata rënkonin. Unë sërish u thashë shokëve të mi: ‚Ç’është me këta!‘ Dy shokët e mi më thanë: ‚Vazhdo, ec!‘ Ecëm më tej dhe arritëm deri te një lumë, (Transmetuesi thotë: „Më duket se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë se: „ai lumë ka qenë i kuq si gjaku“), e kur në lumë një njeri noton, kurse në breg të lumit një njeri tjetër qëndron dhe kishte tu­buar një grumbull të madh me gurë. E kur notuesi, që notonte nëpër lumë, notoi deri tek njeriu në breg të lumit i cili kishte tubuar një grumbull të madh të gurëve, e hapi gojën e vet, njeriu me gurë ia qiti një gur në gojë, e ai u kthye dhe notoi dhe sërish u kthye deri tek ai. Sa herë që vinte deri te njeriu me gurë në breg, ai ia hu­dhte në gojë nga një gur. Sërish u thashë shokëve të mi: ‚Ç’është me këta të dy?‘ Dy shokët e mi më thanë: ‚Vazhdo, ec!‘ Ecëm më tej dhe arritëm deri te një njeri, me pamje mjaft të shëmtuar, më të shëmtuarën që kam parë ndonjë­herë, kurse tek ai një zjarr, të cilin ai e ndez dhe rreth tij sillet. Sërish i pyeta shokët e mi: ‚Ç’është me këtë!‘ Ata sërish më thanë: ‚Vazh­do, ec!‘ Ecëm dhe erdhëm deri te një kopsht,që ishte i tëri në terr, kurse në të të gjitha llojet e luleve pranverore. Sipër kopshtit qën­dronte një njeri i gjatë, aq i gjatë saqë pothuaj nuk ia kam parë kokën, e cila për shkak të gjatësisë së tij ishte në qiell. Rreth atij njeriu kishte fëmijë aq shumë, sa kurrë më parë s’kisha parë. Unë sërish u thashë shokëve: ‚Ç’është me këtë dhe ç’është me këta (fëmi­jët)?‘ Ata sërish më thanë: ‚Vazh­do, ec!‘ Ecëm dhe arritëm deri te një dru (tendë) i madh, çfarë më parë përkah bukuria dhe madhësia kurrë s’kisha parë. Ata më thanë: ‚Hyr, ngjitu brenda‘. Hymë brenda në një qytet, të ndërtuar nga tullat e arta dhe të argjendta dhe erdhëm deri te dyert e qytetit dhe trokitëm, e kërkuam hapjen e tyre. Dyert na u hapën kurse ne hymë në qytet, aty na pritën njerëzit te të cilët njëra anë ishte përkah pamja aq e bukur sa nuk ke parë, kurse tjetra anë ishte përkah pamja aq e shëmtuar, sa nuk ke parë. Shokët e mi u thanë atyre: ‚Shkoni dhe kër­ceni në këtë lumë, si të ecte për së gjeri, uji i të cilit ishte si qumësht i pastër në bardhësi. Ata shkuan (deri në lumë) dhe hynë në të, pastaj u kthyen te ne. Shëmtia që ishte në njërën anë të fytyrës së tyre u zhduk, kurse ata u bënë me pamje shumë të bukur“. Pej­gam­be­ri s.a.v.s. tha: „Dy shokët e mi më thanë: ‚Ky është Xhenneti Adni, kurse kjo është banesa jote‘. Shi­kimi im u ngrit në lartësi, kur atje një pallat, i ngjashëm me retë e bardha. Ata më thanë mua: ‚Kjo është banesa jote‘. Unë u thashë atyre të dyve: ‚All-llahu ju bekoftë të dyve, më lejoni të hyj në këtë pallat‘. Ata më thanë: ‚Tani për tani jo, kurse ti do të hysh në të tjetër herë‘.
U thashë atyre? ‚Vërtet unë këtë natë kam parë çudira, ç’është ajo që kam parë?‘ Më thanë: ‚Lidhur me këtë, ne të sqarojmë:
E para: Sa i përket njeriut të parë, tek i cili erdhëm, koka e të cilit dërrmohej me gurë, ky është njeriu që e ka marrë (në krye) Kur’anin, e pastaj e ka refuzuar, dhe i cili ka fjetur pa i falur namazet e obliguara.
E dyta: Sa i përket njeriut, fytyra, nofulla, vrimat e hundës dhe sytë e të cilit nxirren, copëto­hen dhe prehen, ky është njeriu që zgjohet në shtëpi të tij, e pastaj vazhdon të gënjejë saqë ajo arrin anembanë.
E treta: Sa u përket njerëzve dhe femrave të zhveshura që mundohen në furrën e përflakur me flakë të zjarrit; këto janë laviret dhe pushtët.
E katërta: Sa i përket njeriut notar nëpër lumë, te i cili erdhe kurse të cilit i hedhnin gurë në gojë, ai është fajdexhi që ka ngrënë kamatë.
E pesta: Sa i përket njeriut me pamje shumë të shëmtuar tek zjarri, i cili e ka ndezur dhe rreth tij sillet, ai është Maliku, portieri i Xhehennemit.
E gjashta: Sa i përket njeriut të gjatë në kopsht, ai është Ibrahimi. E sa u përket fëmijëve rreth tij, ata janë fëmijët që kanë vdekur në pastërtinë e tyre fëmijërore (fi­treh)“.
Në transmetimin e Berkaniut thuhet: „(fëmijët) të lindur në pastërtinë e tyre fëmijërore (fi­treh)“.
Disa muslimanë kanë thënë: „O i Dërguari i All-llahut, edhe fëmijët e idhujtarëve?“ I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Edhe fëmijët e idhujtarëve“.
„E shtata: Sa i përket popullit, njëra anë e fytyrës e të cilëve ishte e bukur kurse ana tjetër mjaft e shëmtuar, këta janë njerëz që i kanë përzier punët e mira dhe të këqija, kurse të cilëve All-llahu ua ka falur punët e këqija“. (Buhariu)
Në një transmetim tjetër të Buhariut thuhet: „Sonte kam parë dy njerëz të cilët më er­dhën dhe më çuan në vendin e shenjtë (të pastër)“. Pastaj përmendi krejt çka ka parë në atë vend dhe ka thënë: „Kemi vazhduar të ecim deri te një zgavër, e ngjashme me furrën e skuqur, sipër e ngushtë e poshtë e gjerë, nën të cilën digjej zjarri. Kur ngrihej zjarri, atëherë edhe ata ngri­heshin sa nuk dolën nga ajo. Por kur pushonte, ata kthe­heshin në të. Në tennur njerëzit dhe femrat ishin të zhveshur. Në të ishte edhe një lumë prej gjaku te i cili er­dhëm“. Në këtë transmetim transmetuesi nuk dyshon se Pej­gam­be­ri ka thënë se ky lumë është prej gjaku. „Në mes të lumit qëndronte një njeri, kurse në breg të lumit njeriu tjetër, nën këmbët e të cilit kishte gurë. Njeriu në mes të lumit, kur nisej kah bregu me synim që të dalë nga ai, njeriu nga bregu e kthente në vendin ku ka qenë me gurin me të cilin e goditte në gojën e tij. Kurdo që ai nga mesi i lu­mit nisej të dalë, ai nga bregu me goditje të gurit në gojë e kthente prapa tek ishte“. Në transmetimin e përmendur: „Më ngritën në një lis në të cilin më futën dhe atëherë me mua hynë në një shtëpi aq të bukur sa më të bukur nuk kam parë. Në të kishte njerëz, të vjetër e të rinj. Në atë vend kam parë atë që ia prenin pjesët e fytyrës, e ai është gënjeshtar i rëndë që zgjeron rrenat që arrijnë deri në gjithësi. Me të do të veprohet ashtu,duke ia prerë fytyrën, deri në Ditën e Gjykimit. Në atë vend kam parë njeriun të cilit njeriu tjetër ia dërrmoi kokën, kurse ky është njeriu që ka mësuar Kur’anin e natën flenë nga ai, kurse ditën nuk punon sipas tij. Koka do t’i dërrmohet deri në Ditën e Gjy­kimit“.
„Shtëpia e parë, në të cilën ke hyrë (më thanë bashkudhëtarët) është shtëpia e përgjithshme e be­simtarëve. Sa i përket kësaj shtëpie, kjo është shtëpia e dësh­morëve. Unë jam Xhibrili, kurse ky është Mikaili. ‚Ngrite kokën tënde‘, unë e ngrita kokën time, kur mbi mua diç e ngjashme me retë. Ata më thanë: ‚Ai (pallat) është banesa jote‘. Unë u thashë: ‚Më lejoni të hyj në benesën time?‘ Ata thanë: ‚Ti ende ke jetë (në botë) të cilën nuk e ke plotësuar, prandaj kur ta plotësosh kohën e saj, atëherë do të hyshë në banesën tënde“. (Buhariu)
Dije se gënjeshtra, edhe pse në thelb e ndaluar, nganjëherë është e lejuar me kushtet që i kam për­mendur në kaptinën për Dhikrin. Shkurtimisht, të folurit është mjet për arritjen e synimeve. Çdo synim i lavdëruar, i cili është i mundur të sendërtohet pa gënjeshtra, të gë­njehet në sendërtimin e tij është e ndaluar. Por, nëse pa gënjeshtra nuk është e mundur të arrihet synimi i lavdëruar, atëherë është e lejuar të përdoret gënjeshtra. Nëse arritja e synimit është mubah (e lejuar), atëherë gënjeshtra është mubah. Nëse arritja e synimit është vaxhib (obligim), atëherë gënjesh­tra është vaxhib. Nëse një musli­man fshehë diç që është mubah nga tirani, i cili dëshiron ta mbysë apo ta plaçkisë dhe e fshehë pasurinë e tij, e nëse dikush për këtë pyet, është i obliguar ta fshehë këtë, duke e gënjyer. Nëse ndonjë njeri posedon ndonjë vlerë, kurse tirani dëshiron t’ia marrë këtë, e ka obligim ta gënjejë, ta fshehë vlerën nga tirani. Në tërë këtë më së miri është të shërbehesh me tevrijjet. Domethënia e tevri­jjetit është që me fjalë synon cakun e drejtë e të mirë. E pasi që caku nuk është vetvetiu i rrejshëm, ndonëse fjalët formale janë të rre­jshme në raport me atë çka kupton dhe mendon personi që përgjigjet në pyetjet e tiranit; kjo atëherë është tevrijjet, përzierje e të vërtetës dhe gënjeshtrës, përkatësisht fshehje e të vërtetës në gënjeshtër. Gënjeshtra në këtë rast edhe nuk është gënjeshtër, por mbrojtje dhe fshehje e të vërtetës. Dijetarët dëshmojnë lejueshmërinë e gënjeshtrës gojore në këtë rast me hadithin e Ummi Kulthumit r. anha, e cila e ka dëgjuar të Dër­guarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: „Nuk është gënjeshtar ai që i përmirëson njerëzit, mbjell mirë apo flet mirë“. (Muttefekun alejhi)
Muslimi shton në trans­metimin e tij: Ummi Kulthumi ka thënë: „Nuk e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut që lejon dhe diç lëshon që bota e flet përveç në tri raste: për qëllime luftarake, për pajtimin mes njerëzve, dhe në raportet e burrit ndaj gruas së tij dhe gruas ndaj burrit të saj“.
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Mos paso atë për çka nuk di“. (el-Isra, 36)
„Ai nuk shpreh asnjë fjalë e të mos jetë afër tij vigjilenti i gatshëm“. (Kaf. 18)

871. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Njeriut i mjafton gë­njeshtra, sikur t’i rirrëfente të gjitha ato që i dëgjon“. (Muslimi)

872. Nga Semure r.a. trans­me­to­het se ka thënë: „I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Ai që trans­me­ton hadithin, duke e ditur se është i rrejshëm, radhitet ndër ata që janë gënjeshtarë“. (Mus­limi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Largohuni prej idhujve të ndyrë dhe fjalëve të pavërteta“. (el-Haxhxh, 30)
„Mos paso atë për çka nuk di“. (el-Isra, 36)
„Ai nuk shpreh asnjë fjalë e të mos jetë afër tij vigjilenti i gatshëm“. (Kaf. 18)
„Vërtet Zoti yt është njëmend në pritë“. (el-Fexhr, 14)
„Edhe ata që nuk dësh­mojnë rrejshëm“. (el-Furkan, 72)

873. Nga Ebu Bekrete r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. tha: „A dëshironi t’ju njoftoj për mëkatet më të mëdha?“ Thamë: „Gjith­qysh, o i Dërguari i All-llahut!“ Ai tha: „T’i shoqërohet diç All-llahut dhe keqtrajtimi i prindërve“, meqë atëherë ishte i mbështetur, u ul dhe tha: „Gjithsesi edhe dëshmia e rrejshme“. Këtë aq e përsëriti, derisa thamë: „Sikur të pushonte më?“ (Muttefekun alejhi)

874. Nga Ebu Zejd b. Thabit b. ed-Dahhak el-Ensariu r.a. i cili qe nga pjesëmarrësit e Marrëveshjes së Hudejbisë (Bejaturr-rridvanit,), trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Kush përbetohet me be joislame duke gënjyer me qëllim, ajo (beja) është siç ka thënë, kush e mbytë veten me diç, me të do të dënohet në Ditën e Gjykimit. Njeriu nuk është i obliguar ta kryejë fjalën e dhënë kur është e pamundur, kurse mallkimi i besimtarit është i ngjashëm me mbytjen e tij“. (Muttefekun alejhi)

875. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Për njeriun e sinqertë nuk është e denjë të jetë mallkues“. (Muslimi)

876. Nga Ebu ed-Derdai r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Ata që mallkojnë shumë, në Ditën e Gjykimit nuk mund të jenë ndërmjetës dhe dëshmitarë“. (Muslimi)

877. Nga Semurete b. Xhundub r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Mos u mallkoni ndërmjet veti me mallkimin e All-llahut, as me zemërimin e Tij, as me zjarrin e Tij“. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)

878. Nga Ibni Mes’udi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Besimtari nuk mund të jetë ofendues, mallkues, sharës dhe degradues“. (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

879. Nga Ebu ed-Derdai r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Kur robi mallkon diçka, mallkimi ngjitet në qiell, e dyert e qiellit mbyllen nga ai, e pastaj mallkimi kthehet në tokë, por edhe dyert e tokës mbyllen nga ai. Pastaj mallkimi kthehet djathtas e majtas dhe pasi nuk gjen vendqën­drim, kthehet kah i mallkuari, nëse është i meritueshëm, por nëse nuk e meriton mallkimin, atëherë i kthehet mallkuesit“. (Ebu Derdai)

880. Nga Imran b. Husejn r. an­huma trans­me­tohet se ka thënë: „Derisa i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka udhëtuar në një udhëtim, një grua nga el-Ensaritë ishte hipur në deve, e cila palli, kurse gruaja filloi ta mallkojë. Këtë e dëgjoi i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe ka thënë: „Merrjani atë që është ngarkuar, kurse atë lëreni, sepse ajo është e mallkuar“. Imrani (trans­metuesi) ka thënë: „Sikur tash po e shoh se si ecën deveja mes njerëzve, kurse askush nuk kthehet kah ajo“. (Muslimi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„A nuk është mallkimi i All-llahut kundër mizorëve?!“ (Hud, 18)
„Por një lajmëtar ndërmjet tyre do të thërrasë: „Mallki­mi i All-llahut është mbi mizorët“. (el-A’raf, 44)
Me shumë hadithe të vërteta është vërtetuar se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „All-llahu e ka mallkuar femrën e cila i gër­sheton flokët e huaja mbi të vetat, dhe atë që mundëson që kjo t’i bëhet“. Po ashtu ai ka thënë: „All-llahu e mallkoftë atë që han ka­matën“. Ai i ka mallkuar edhe pik­turuesit e idhujve. Po ashtu: „All-llahu e mallkoftë atë që i ndërron sinorët e tokës, dmth. kufijtë e saj“. Ai ka thënë: „All-llahu e mallkoftë hajnin që vjedh vezë!, All-llahu e mallkoftë atë që i mall­kon prindërit e vet! All-llahu e mallkoftë atë që therë në emër të dikujt tjetër, e jo të All-llahut!“ Po ashtu ka thënë: „Kush fut në fe ndonjë risi, apo kush ka simpati ndaj risimtarit, mbi të qoftë mall­kimi i All-llahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve!“ Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „All-llahu im, mallkoje Ri’lin, Dhevkanin dhe Usajjetin, sepse ato nuk e kanë re­spektuar All-llahun dhe të Dër­guarin e Tij, e këto janë tri fise arabe!“ Po ashtu ka thënë: „All-llahu i mallkoftë çifutët, që varret e pej­gam­berëve të tyre i kanë marrë për mesxhide!“ Ai i ka mallkuar meshkujt që i imitojnë femrat dhe femrat që i imitojnë meshkujt.
Të gjitha këto shprehje gjenden disa te Sahihu i Buhariut e disa te Sahihu i Muslimit, apo te njëri prej tyre. Synimi im ka qenë që vetëm të aludoj në këtë pyetje, kurse kry­esoren do ta theksoj në kaptinat tjera të këtij libri, in sha’All-llahu teala.
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Kurse ata që ofendojnë besimtarët dhe besimtaret për diçka që nuk e meritojnë, ngarkohen vetë me shpifje dhe mëkat haptazi“. (el-Ahzab, 58)

881. Nga Ibni Mes’udi r. an­huma trans­me­tohet se ka thënë: „I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Ta blasfemosh (shashë) muslimanin është mëkat, kurse ta vrasish është mosbesim (kufr)“. (Muttefekun alejhi)

882. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „Pej­gam­be­rit s.a.v.s. i sollën një njeri që ishte dehur. (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thënë: „Rraheni atë!“ Ebu Hurejrete ka thënë: „Disa nga ne e kanë goditur me dorë, disa me mbathësen e tyre, e disa me rrobat e tyre“. Kur rrahja mbaroi, një nga të pranishmit ka thënë: „All-llahu të marroftë!“ Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Mos fol kështu, mos i ndi­hmo shejtanit kundër tij“. (Bu­ha­riu)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Kurse ata që i ofendojnë besimtarët dhe besimtaret për diçka që nuk e meritojnë, ngarkohen vetë me shpifje dhe mëkat haptazi“. (el-Ahzab, 58)

883. Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r. anhuma trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Musliman i mirëfilltë është ai, nga gjuha dhe duart e të cilit janë të sigurt muslimanët e tjerë; dhe muhaxhir i mirëfilltë është ai që largohet nga ajo që All-llahu e ka ndaluar“. (Muttefekun alejhi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Pa dyshim besimtarët janë vëllezër“. (el-Huxhurat, 10)
„Të përulur ndaj besim­tarëve dhe kryelartë ndaj mosbesimtarëve“. (el-Maide, 54)
„Muhammedi është i dër­guar i All-llahut, kurse ata që janë me të janë të ashpër ndaj mosbesimtarëve, por të mëshirshëm ndërmjet veti“. (el-Fet’h, 29)

884. Nga Enesi r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Mos e urreni njëri-tjetrin, mos ia keni zili njëri-tjetrit, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit (gjatë zemë­ri­mit), as mos i shkëputni marrë­dhë­ni­et tuaja dhe bëhuni robër të All-llahut, vëllezër të mirëfilltë. Për muslimanin nuk është e lejuar ta braktisë vëllain e tij (pas hidhërimit) e të mos flasë më tepër se tri ditë“. (Muttefekun alejhi)

885. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Dyert e Xhennetit hapen çdo të hëne dhe çdo të entje, dhe gjatë atyre ditëve All-llahu ia falë secilit njeri që nuk i shoqëron asgjë All-llahut, përveç atij që është grindur me vëllain e tij (pas hidhërimit). Atëherë do të thuhet: „Shtyjani (faljen) këtyre dyve përderisa të pajtohen! (kështu thonë dy herë) Lërini këta të dy, derisa nuk pajto­hen!“. (Muslimi)
Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: „Çdo të enjte dhe të hëne ekspozohen veprat (e njerëzve)“ e të ngjashme, sikur që u citua në hadithin e sipërm.
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Dhe mos spiunoni njëri-tjetrin“. (el-Huxhurat, 12)
„Kurse ata, që i ofendojnë be­sim­tarët dhe besimtaret për diçka që nuk e meritojnë, ngar­kohen vetë me shpifje dhe mëkat haptazi“. (el-Ah­zab, 58)

886. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Ruanu nga keqkujtimi, sepse keqkujtimi shpie në gënjeshtrën më të madhe. Mos e përgjoni as mos e spiunoni njëri-tjetrin, mos ia hulumtoni të metat njëri-tjetrit, as mos ia kini zili njëri-tjetrit. Mos e urreni njëri-tjetrin, as mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit. O robër të All-llahut, bëhuni vëllezër, siç ju është urdhëruar. Muslimani për muslimanin është vëlla, prandaj nuk guxon t’i bëjë të padrejtë, ta dëshpërojë, as ta nënçmojë. De­votshmëria është mu këtu. De­votshmëria është mu këtu, duke treguar në kraharorin e tij. Për njeriun është e keqe e mjaftueshme nëse e nënçmon vëllain e tij mus­liman. Çdo musliman për çdo musliman është i shenjtë, i pacenueshëm: gjaku i tij, nderi i tij dhe pasuria e tij. All-llahu nuk shikon në trupat tuaj, as në pamjen tuaj, as në punët tuaja, por shikon në zemrat tuaja“.
Në një transmetim tjetër është: „Mos ia keni njëri-tjetrit zili, mos e urreni njëri-tjetrin, mos e spiunoni njëri-tjetrin, mos garoni me njëri-tjetrin, as mos e mashtroni njëri-tjetrin. O robër të All-llahut, bëhuni vëllezër të mirëfilltë!“
Në një transmetim tjetër është. „Mos i shkëputni ma­rrëdhëniet ndërmjet veti, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, mos e urreni njëri-tjetrin, as mos ia kini zili njëri-tjetrit. O robër të All-llahut, bëhuni vëllezër të mirëfilltë!“
Në një transmetim tjetër është: „Mos e bleni njëri-tjetrin dhe mos iu impononi njëri-tjetrit në shitblerje!“
Të gjitha këto transmetime i trans­me­ton Muslimi, kurse Buha­riu e trans­me­ton shumicën e tyre.

887. Nga Muaviu r.a. trans­me­to­het se ka thënë: „E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: „Vërtet, nëse t’i i ndjekë të metat e muslimanëve, atëherë do t’i degradosh, apo gati do ta bëje këtë“. (Hadith sahih, Ebu Da­vudi me senede sahih)

888. Nga Ibni Mes’udi r.a. trans­me­tohet se njëherë e sollën një njeri për të cilin kanë thënë. „Ky është filani, mjekra e tij pikon verë“. (Ibni Mes’udi) ka thënë: „Neve na është ndaluar ta hulumtojmë dhe ta spiunojmë njëri-tjetrin, por nëse diç paraqitet haptazi, atëherë ne për të dëno­jmë“. (Hadith sahih. Ebu Davudi me sened sipas sharteve të Buhar­iut dhe Muslimit)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„O besimtarë, shmanguni prej shumë dyshimeve, sepse disa dyshime janë mëkat“. (el-Huxhurat, 12)

889. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Ruanu nga keqkujtimi, sepse keqkujtimi shpie në gënjeshtrën më të madhe“. (Mutte­fekun alejhi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„O besimtarë, mos të tallen burrat njëri me tjetrin, mbase ata janë më të mirë se këta; por as gratë njëra me tjetrën, ndoshta ato janë më të mira se këto. Mos shkarkoni vetveten dhe mos i ngjitni njëri-tjetrit llagape (të këqija)! Pas besimit është shumë keq vënia e llagapit të keq. Dhe ata që nuk pendo­hen, ata janë mizorë“. (el-Huxhurat, 11)
„Vaj halli për secilin shpifës – tallës!“ (el-Humeze, 1)

890. Nga Ibni Mes’udi r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Nuk do të hyjë në Xhennet kush ka në zemrën e tij sa një grimë mendjemadhësi“. Një njeri tha: „Vërtet njeriu dëshiron që rrobat dhe mbathëset të jenë të bukura“. (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thënë: „All-llahu është i bukur, dhe e do të bukurën. Mendjema­dhësia është refuzim i pranimit të së vërtetës dhe nënçmim i njerëzve tjerë“. (Muslimi)

891. Nga Xhundub b. Abdull-llah r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Një njeri ka thënë: „Për All-llahun, All-llahu nuk do ta falë këtë person!“ All-llahu i Madhëruar në këtë tha: „Kush është ai që sundon me Mua, që Unë mos ta fal këtë person! Vërtet Unë e fala atë, kurse ty (që pohon atë për Mua), ta shkatërrova punën tënde“. (Muslimi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Vërtet besimtarët janë vëllezër“. (El-Huxhurat, 10)
„Ata të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet amoraliteti i pret dënimi i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër“. (en-Nur, 19)

892. Nga Vathilete b. Eska r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Mos iu gëzo fatkeqësisë së vëllait tënd, sepse All-llahu mund ta mëshirojë atë, kurse fatkeqësinë e tij të ta caktojë ty“. (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Kurse ata që ofendojnë besimtarët dhe besimtaret për diçka që nuk e meritojnë, ngarkohen vetë me shpifje dhe mëkat haptazi“. (el-Ahzab, 58)

893. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Dy gjëra janë të pranishme te njerëzit, ato për ta janë mosbesim kufr: Ofendimi i prejardhjes (fisënisë)dhe vajtimi për të vdekurin“. (Muslimi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Kurse ata, që ofendojnë besimtarët dhe besimtaret për diçka që nuk e meritojnë, ngarkohen vetë me shpifje dhe mëkat haptazi“. (el-Ahzab: 58)

894. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Kush na drejton armën, nuk është prej nesh, dhe kush na mashtron, nuk është prej nesh“. (Muslimi)

895. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se ka thënë: „Një njeri i theksoi të Dërguarit të All-llahut se është mashtruar në blerje. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Atij që të shet diç thuaj: La hilabete (nuk ka mashtrim te muslimanët)“. (Muttefekun alejhi)

896. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Kush e nxit (për përçarje) gruan e një njeriu apo të robit të tij, ai nuk është i yni“. (Ebu Davudi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„O besimtarë, zbatoni marrëdhëniet!“ (el-Maide, 1)
„Dhe përmbushni obligi­met, sepse obligimet kanë me siguri përgjegjësi“. (el-Isra, 34)

897. Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Çdo i pabesë në anën e prapme të tij Ditën e Kijametit do ta ketë flamurin e tradhtisë, i cili do të ngrihet sipas sasisë së tradhtisë së tij. Kujdes, nuk ka tradhti dhe pabesi më të madhe se sa pabesia e udhëheqësit të një grupi njerëzish (të vogël apo të madh v.k.)“. (Mus­limi)

898. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „All-llahu i Madhëruar thotë: „Me tre njerëz do të jem në hasmëri në Ditën e Kijametit: me njeriun i cili premton në emrin Tim e nuk e zbaton, me njeriun i cili e shet njeriun e lirë dhe ato të holla i ka ngrënë, dhe me njeriun i cili an­gazhon mëditës dhe pas kryerjes së punës, mëditjen e kontraktuar nuk e paguan“. (Buhariu)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„O besimtarë, mos e prishni sadakan tuaj me për­gojime dhe ofendime,“ (el-Bekare, 264)
„Ata që e shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të All-llahut, e pastaj ata që shpenzojnë nuk e përcjellin me përgojime e shqetësime“. (el-Bekare, 262)

899. Nga Ebu Dherri r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Me tre veta All-llahu Ditën e Gjykimit nuk do të flasë; as nuk do t’i shikojë, as nuk do t’i pas­trojë nga mëkatet. Për ta është caktuar dënim i dhembshëm“. Transmetuesi ka thënë: „I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tri herë i për­sëriti këto fjalë“. Ebu Dherri ka thënë: „Janë shkatërruar dhe kanë humbur, kush janë ata, o i Dër­guari i All-llahut“. (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thënë: „Zgjatësi (i teshës nën zogun e këmbëve), ai që i numëron mirësitë e veta (dhe ua mba në hundë personave që u ka bërë mirë) dhe ai që mallin e tij e shet duke u betuar rrejshëm“. (Muslimi)
Në një transmetim të Mus­limit thuhet: „El-Musbilu“ (i cili lëshon) është shtuar edhe fjala „izarehu“ (rrobat e tij) d.m.th. „ai që lëshon rrobat dhe gunën e tij më poshtë se nyjet e këmbëve për mend­jemadhësi“.
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Prandaj mos mburreni fort me vetveten, Ai e di më mirë atë që ruhet“. (en-Nexhm, 32)
„Por ka rrugë (për dënim) ndaj atyre që dhunojnë njerëzit dhe pa të drejtë bëjnë çrregullime në tokë. Për ata ka dënim të dhemb­shëm“. (esh-Shurâ, 42)

900. Nga Ijad b. Himari r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „All-llahu më ka shpallur që ith­tarët e mi duhet të jenë modestë ndaj njëri-tjetrit, që askush askujt mos t’i bëjë padrejtësi dhe që askush mos të lavdohet kundruall tjetrit“. (Muslimi)

901. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Kur një njeri thotë: ‚Është shkatërruar njerëzia‘, ai është më i shkatërrua­ri“. (Muslimi)
Ky është kuptimi nëse „ehlekuhum“ lexohet në tra­jtën superlative, e nëse lexohet si folje „ehlekehum“, atëherë kuptimi i pjesës së dytë të hadithit është: Edhe ai është njëri nga ata të cilët i dëmtojnë, edhe ai i dëmton (me gjykimin e tij).
Ky ndalim i gjykimit është për atë i cili këtë e bën nga vetësimpatia personale, duke e përjashtuar veten nga shkatë­rrimi, i cili i nënçmon të tjerët dhe ngrihet mbi të tjerët. Ky është haram. Sa i përket atij që i vëren mungesat e njerëzve në punët fetare, dhe këtë gjykim ta shqiptojë dhe mendimin e tij nga kujdesi për botën dhe për fenë, atëherë nuk ka vëre­jtje. Kështu këtë e shpjeguan dijetarët dhe e sqaruan. Ndër imamët tjerë është edhe: Malik b. Enesi, Hattabijju, Hume­jdiju etj.
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Pa dyshim besimtarët janë vëllezër, prandaj pajtoni dy vëllezër tuaj“. (el-Huxhu­rat, 10)
„Dhe mos ndihmoni në mëkat dhe armiqësi“. (el-Maide, 2)

902. Nga Enesi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s. ka thënë: „Mos i ndër­preni lidhjet reciproke, as mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, dhe bëhuni, o robër të All-llahut, vëllezër të mirëfilltë. Për musli­manin nuk është e lejuar të jetojë në hidhërim me vëllain e tij më tepër se tri ditë“. (Muttefekun alejhi)

903. Nga Xhabiri r.a. trans­me­to­het se ka thënë: „E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: „Vërtet shejtani tashmë ka rënë në dëshpërim për shkak se në Si­ujdhesën Arabe nuk po adhuro­het nga falësit e namazit, por jo edhe se nuk do t’i ngatërrojë dhe ndërprejë marrë­dhëniet e tyre reciproke“. (Musli­mi)
„Et-Tahrishu“ dmth. ngatë­rrim, prishje dhe ndry­shim i zemrave të tyre dhe ndërprerje e marrëdhënieve mes tyre.

904. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Për muslimanin nuk është e le­juar të jetojë në hidhërim (ngatë­rresë) me vëllain e tij më tepër se tri ditë. Kush mban hidhërim mbi tri ditë dhe vdes, do të hyjë në zjarr (të Xhehennemit)“. (Ebu Da­vudi me sened sipas kushteve të Buhariut)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Marrëveshja e fshehtë është nga djalli“. (el-Mu­xhadele, 10)

905. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Kur të jenë së bashku tri veta, mos të pëshpërisin dy prej tyre pa të tretin“. (Muttefekun alejhi)
Ebu Davudi e trans­me­ton këtë hadith dhe shton: Ebu Salih ka thënë: „Unë i kam thënë Ibni Umerit: „E nëse janë katër veta?“ Ai më tha: „Atëherë nuk ka dëm (më­kat)“.
Maliku trans­me­ton në „Mu­vattain“ e tij nga Abdull-llah b. Dinari se ka thënë: „Unë dhe Ibni Umeri kemi qenë te shtëpia e Halid b. Ukbes, e cila ka qenë në treg. Atëherë erdhi një njeri që ka dëshiruar t’i pëshpërisë diç Ibni Umerit. Pranë nesh nuk kishte njeri tjetër. Ibni Umeri e ftoi një njeri tjetër, derisa u bëmë katër veta. Ibni Umeri mua dhe njeriut të tretë, që e ftoi, i tha: Ju dy pritni pak, sepse unë e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: „Mos të pësh­përisin dy veta mes veti pa të tretin (kur janë bashkë)“.

906. Nga Ibni Mes’udi r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Kur të jeni tri veta, atëherë dy veta mos të pëshpërisin mes veti, pa personin e tretë, deri atëherë kur nuk përzi­heni me njerëz, që mos të dëshpro­het i treti“. (Muttefekun alejhi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Jini të mirë me prindërit dhe të afërmit, edhe me bonjakët dhe të varfërit e ngratë, dhe me fqinjët e afërt edhe me fqinjët e largët, edhe me shokët përreth dhe udhëtarët, edhe me ata që janë nën kujdesin tuaj. All-llahu, pa dyshim, nuk i don ata që janë mendjemëdhenj dhe arrogantë“. (en-Nisa, 36)

907. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Një grua do të dënohet për shkak të maces. E ka mbyllur në shtëpi derisa ka ngordhur, e për këtë do të hyjë në zjarr. As s’e ka ushqyer, as nuk i ka dhënë ujë kur e ka mbyllur, as nuk e ka lëshuar që vetë të ushqehet me zvarritësit dhe insektet e tokës“. (Muttefekun alejhi)

908. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se ai ka kaluar pranë disa djelmoshave nga fisi Kurejsh, të cilët e kishin vendosur një shpend për ta qëlluar; dhe ata e qëllonin me shtiza. Kush nuk e qëllonte, shtizën e vet ia jepte pro­narit të shpendit. Kur e panë Ibni Umerin, djelmoshat u shpërndanë, kurse Ibni Umeri u tha: „Kush bën kështu? All-llahu e ka mallkuar kush bën kështu. Vërtet i Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. e ka mallkuar çdokënd që merr krijesë të gjallë për cak në të cilin qëllohet me diç“. (Muttefekun alejhi)

909. Nga Ebu Alijj Suvejd b. Mukarrini r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „Unë di për veten nga shtatë ne vëllezërit, bijtë e Mukarrinit. Kemi pasur vetëm një robëreshë (shërbëtore), të cilën e ka rrahur më i vogli prej nesh fëmijëve. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. (pasi mori vesh) urdhëroi që ta lirojmë nga robëria“. (Muslimi)

910. Nga Ibni Mes’ud el-Bedrij r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „Një ditë unë e rraha robin tim me kamxhik, kur papritmas e dëgjova një zë pas vetes: „Dije o Ebu Mes’ud!“ – por unë nuk e kuptova zërin nga hidhërimi. Pasi m’u afrua zëri, ai ishte i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., që më tha: „Dije, o Ebu Mes’ud, se All-llahu ka fuqi më shumë kundër teje se sa ti ndaj këtij djaloshi“. Atëherë unë i thashë: „Unë më kurrë nuk do ta rrahë robin tim“. Në një transmetim thuhet: „Nga dora ime më ra kamxhiku nga frika prej Pej­gam­be­rit s.a.v.s“.. (thotë Ebu Mes’udi).
Në një transmetim thuhet: „I thashë: „O i Dërguari i All-llahut, ai është i lirë nga robëria për hir të All-llahut“. Atëherë Pej­gam­be­ri s.a.v.s. tha: „Po mos ta kishe bërë këtë, sigurisht, zjarri do të digjte (ose ka thënë:), do të kapte zjarri“. (Muslimi me të gjitha këto transmetime)

911. Nga Ibni Umeri r.anhuma trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Kush e rrah djaloshin (robin) e vet, për atë që nuk i është përgjigjur, apo kush i bie shuplakë për këtë shkak, atëherë kompen­simi i vetëm për të është ta lirojë“. (Muslimi)

912. Nga Hisham b. Hakîm b. Hizam r. anhuma trans­me­tohet se ai ka hasur në Damask një grup njerëzish nga Nabatejët, të cilët qëndronin në diell kurse në kokat e tyre hedhej yndyrë, e ai ka thënë: „Ç’është kjo?“ Thanë: „Po dëno­hen për shkak të haraxhit“. Në një transmetim thuhet: „Janë mbyllur për shkak xhizjes“. Atëherë Hishami ka thënë: „Dëshmoj se kam dëgjuar nga i Dërguari i All-llahut duke thënë: „Vërtet All-llahu do t’i dënojë ata që i dënojnë njerëzit në këtë botë“. Pastaj shkoi te emiri dhe i tregoi çka ka dëgjuar nga Pej­gam­be­ri s.a.v.s. Emiri urdhëroi që menjëherë të lirohen Nabatejët, dhe i kanë li­ruar“. (Muslimi)

913. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „Na ka dërguar i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. në një patrullim dhe na ka thënë: „Nëse e gjeni filanin dhe filanin, – dy njerëz nga Kurejshitët të cilët ai i ka emërtuar -„digjni të dytë me zjarr“. E kur u nisëm të shkojmë, i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. na ka thënë: „Unë vërtet ju kam urdhëruar juve që ta digjni filanin dhe filanin, por vërtet me zjarr dënon vetëm All-llahu, pran­daj nëse i gjeni dhe i kapni atëherë vetëm t’i vritni“. (Buhariu)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„All-llahu ju urdhëron që gjërat e besuara t’ua jepni atyre që u takojnë, pronarëve të vet“. (en-Nisa, 58)
„Dhe nëse njëri te tjetri siguroni diçka, ai le ta ar­syetojë besimin e shprehur“. (el-Bekare, 283)

914. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Zvarritja e pagesës së borxhit nga të pasurit është dhunë. Nëse dikush nga ju ndiqet ta paguajë borxhin, kurse ka mundësi ta paguajë, menjëherë të bindet dhe ta paguajë borxhin“. (Muttefekun alejhi)

915. Nga Umer b. el-Hattabi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „Ia kam falë një luftëtari në rrugën e All-llahut kalin tim, e ai më pastaj e ka shitur. Kam dëshiruar ta blejë, por më është kujtuar se ai po e shet me çmim të lirë, prandaj e kam pyetur Pej­gam­be­rin s.a.v.s., e ai më ka thënë: „Mos e blej; as mos u kthe në sadakanë tënde, edhe nëse ai ta jep për një dirhem. Vërtet ai që kthehet në sadakanë e tij është sikur ai që kthehet në të vjellurit e tij“. (Muttefekun alejhi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Ata, që hanë pasurinë e bonjakëve pa kurrfarë të drejte, pa dyshim hanë dhe mbushin barqet me zjarr, andaj do të digjen në flakë të këndellur“. (en-Nisa, 10)
„Mos përvetësoni pasurinë e bonjakut, përveç në mëny­rën më të mirë të lejuar“. (el-En’am, 152)
„Dhe të pyesin për bonja­kët thuaj, më mirë është të silleni mirë me ta. E nëse jetoni bashkë me ta, ata janë vëllezërit tuaj, kurse All-llahu di të dallojë atë të prishurin nga mirëbërësi“. (el-Bekare, 220)

916. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Ruajuni nga shtatë të këqija të mëdha!“ (As’habët) kanë thënë: „O i Dërguari All-llahut, cilat janë ato mëkate?“ Ka thënë: „Të shoqëruarit e All-llahut, sihri, mbytja e dikujt, që All-llahu e ka ndaluar, përveç me të drejtë, ngrënia e kamatës, pasurisë së bonjakut, ikja nga fushëbeteja dhe shpifja për amoral të besimtares së devotshme dhe të ndershme“. (Muttefekun alejhi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Ata që hanë kamatën do të ngrihen sikur që do të ngrihet ai të cilin e ka për­flakur me të prekur djalli, për shkak se kanë thënë: „Edhe tregtia është njëlloj sikur kamata“. Mirëpo All-llahu e ka lejuar tregtinë dhe e ka ndaluar kamatën. Atij që i vjen një këshillë nga Zoti i tij dhe heq dorë, i ta­kon ajo që e ka fituar më parë (e kaluara). Çështja e tij është tek All-llahu, por kush e përsërit – ata janë banorë të Xhehennemit ku do të mbe­sin përgjithmonë. All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën. All-llahu nuk e do asnjë mosbesimtar mëkatar. Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira dhe e kryejnë namazin, e japin zekatin, ata i pret shpërblimi te Zoti i tyre dhe për ata nuk ka frikë as pikëllim. O besimtarë! Fri­kë­so­juni All-llahut dhe nëse jeni besimtarë hiqni dorë nga mbeturina e ka­matës“. (el-Bekare, 275-278)
Sa u përket haditheve në Sahih janë të shumtë dhe të njohur.

917. Nga Ibni Mes’udi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. e ka mall­kuar shfrytëzuesin e kamatës dhe dhënësin e saj“. (Muslimi)
Tirmidhiu dhe të tjerët shtoj­në: „Edhe dëshmitarët edhe kontraktuesin „.
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Porse u qe urdhëruar ta adhurojnë vetëm All-llahun, të sinqertë në fe ndaj Tij“. (el-Bejjine,5)
„O besimtarë, mos e prishni sadakan tuaj me për­gojime dhe ofendime sikur ai që shpenzon pasurinë e vet për sy e faqe para njerëzve“. (el-Bekare, 264)
„Hipokritët shtiren se po e mashtrojnë All-llahun, ndër­sa Ai i mashtron ata“. (en-Nisa, 142)

918. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: „Personi i parë që do të gjykohet në Ditën e Gjyki­mit është njeriu që ka rënë dësh­mor në fushëbetejë. Ai do të shpjeret në gjykim dhe do t’i ek­spozohen begatitë e tij që ia ka dhënë All-llahu, të cilat ai do t’i njohë e atëherë All-llahu do t’i thotë: ‚Ç’ke bërë me begatitë që t’i kam dhënë?‘ Ai thotë: ‚Kam luftuar për Ty derisa kam rënë dëshmor‘. All-llahu do t’i thotë: ‚Gënjen, sepse ti ke luftuar që të thuhet se je trim i patrembur dhe kështu është thënë për ty‘. Atëherë do të urdhërojë që të tërhiqet për fytyrë derisa të hedhet në zjarr. Pastaj do të ftohet në gjykim ai njeri që ka studiuar dituri dhe i ka mësuar të tjerët dhe që ka lexuar Kur’an. Edhe ai do të sillet në gjy­kim. Edhe atij do t’i ekspozohen begatitë dhe ai do t’i njohë. Edhe atij All-llahu do t’i thotë: ‚E ç’ke bërë ti në tërë këtë?‘ Ai (njeriu) do të thotë: ‚Kam mësuar dhe të tjerët i kam mësuar, dhe për Ty kam lexuar Kur’an‘. All-llahu i thotë: ‚Gënjen, sepse ti ke mësuar që të thonë se je dijetar, kurse Kur’an ke lexuar që të thonë se je lexues i Kur’anit (kari‘), dhe kështu është folur‘. Pastaj do të urdhërojë (Ai) që të tërhiqet për fytyrë derisa të hedhet në zjarrr. Pastaj do të gjykohet njeriu të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri më të ndryshme, e ai do të sillet në gjykim. Edhe atij do t’i ekspozohen begatitë e tij dhe do t’i njohë ato, atëherë do t’i thotë: ‚Ç’ke bërë ti në tërë këtë?‘ Ai do të thotë: ‚Nuk kam lënë asnjë vend që Ti ke dëshiruar të shpen­zoj pasuri, e të mos kem shpenzuar në emrin Tënd‘. Edhe atij Krijuesi do t’i thotë: ‚Gënjen, sepse ti ke vepruar kështu që të thuhet se je bujar, dhe kështu është folur. Pastaj do të urdhërojë që edhe Ai të hudhet në zjarr‘.“ (Muslimi)

919. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se njerëzit i kanë thënë: „Kur hyjmë te sunduesit tanë, ne u flasim të kundërtën nga të folurit që e flasim kur jemi jashtë tyre“. Ibni Umeri r. anhuma ka thënë: „Veprimin e këtillë, në kohën e të Dërguarit të All-llahut, e konsideronim hipokrizi“. (Buhariu)

920. Nga Xhundub b. Abdull-llah b. Sufjani r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Kush punon për nam, All-llahu do t’ia mundësojë namin, e kush punon për syefaqësi, All-llahu do t’ia mundësojë syfaqësinë“. (Muttefekun ale­jhi)

921. Muslimi këtë hadith po ashtu e trans­me­ton nga Ibni Ab­basi r.a.
Domethënia e hadithit mund të shpjegohet se në botën tjetër ai nuk ka shpërblim dhe do të dënohet, ngase në këtë botë punoi që të dëgjohet dhe shihet dhe këtë All-llahu ia mundësoi..

922. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Kush mëson dituri me të cilën kërkohet vetëm kënaqësia e All-llahut të Madhëruar, nuk e bën këtë përveç për të arritur dobi të kësaj bote, ai nuk do të ndjejë aromën e Xhennetit në Ditën e Gjy­kimit“. (Ebu Davudi me senede sahih)
Për këtë kaptinë ka hadithe të shumta e të njohura.
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Por thuaju besimtarëve të ulin kryet (shikimet e tyre)“. (en-Nur, 30)
„Edhe të pamurit, edhe të dëgjuarit, edhe të kuptuarit, për të gjitha këto me siguri ka përgjegjësi“. (el-Isra, 36)
„Ai e di ç’fshehin sytë mashtru­es“. (Gâfir, 19)
„Sepse Zoti yt është një­mend në pritë“. (el-Fexhr, 14)

923. Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Ruanu nga ndejet nëpër rrugë“. (As-habët) kanë thënë: „O i Dërguari i All-llahut, ç’të bëjmë nëse duhet medoemos pikërisht të takohemi, sepse në to kuvendo­jmë“. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Nëse nuk mun­deni pa ato ndeje, atëherë jepjani të drejtën rrugës“. Ata kanë thënë: „Cila është e drejta e rrugës, o i Dërguari i All-llahut?“ Ka thënë: „Të mbyllen sytë (të ulet shikimi); të mos ngacmohet askush, të kthe­het selami, të urdhërohet e mira dhe të ndalohet e keqja“. (Mutte­fekun alejhi)

924. Nga Ebu Talha Zejd b. Sehli r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „Ishim ulur në një shesh dhe aty ku­vendonim. I Dërguari i All-llahut erdhi ndër ne dhe qëndroi, pastaj tha: „Ç’keni që uleni nëpër rrugë publike? Largohuni nga uljet nëpër vende pulike!“ Ne i thamë: „Vërtet ne ulemi, por jo për të keq, jemi ulur të përkujtojmë kujtimet dhe të kuvendojmë ndërmjet veti“. (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thënë: „Nëse është vetëm për këtë, atëherë rrugës jepjani të drejtën e saj: të ulet shikimi, të merret sela­mi, dhe të kuvendohet mirë“. (Mus­limi)
Shprehja „Es-Su’udât“ dtth. „Et-Turukât“ (shumë rrugë).

925. Nga Xheriri r.a. trans­me­to­het se ka thënë: „E kam pyetur të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. për shikimin e befasishëm?“ Ai ka thënë: „Ktheje (menjëherë) shiki­min tënd!“. (Muslimi)

926. Nga Ummi Selemete r. anha trans­me­tohet se ka thënë: „Kam qenë te i Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s.. kurse aty ishte edhe Mejmuneja, e erdhi edhe Ibni Ummi Mektumi. Kjo ka qenë pasi na është urdhëruar mbulesa (hi­xhabi)“. Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Mbulohuni nga ai!“ Ne kemi thënë: „O i Dërguari i All-llahut, a nuk është ai i verbër, nuk na sheh as nuk na njeh!“ Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „A jeni ju të dyja të verbëta? A nuk po e shihni ju atë?“ (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Po nëse kërkoni ndonjë send prej tyre, kërkojeni atë pas ndonjë perdeje“. (el-Ahzab, 53)

927. Nga Ukbete b. Amiri r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Ruajuni (rreptësisht) nga hyrja te gratë (jo të afërta)“. Një njeri nga Ensarët ka thënë: „Ç’mendon për kunatin? Ka thënë: „Kunati është vdekje!“ (Muttefekun alejhi)

928. Nga Burejde r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Ata që mbesin në shtëpitë e tyre duhet t’i respek­tojnë gratë e luftëtarëve që janë larg nga shtëpitë e tyre, siç i re­spektojnë nënat e tyre. Njeriu që obligohet se do të kujdeset dhe do ta mirëmbajë familjen e luftëtarit jo të pranishëm, dhe tradhton (sidoqoftë), në Ditën e Gjykimit do të dalë para vëllait të tij luftëtar dhe do t’i jepet e drejta luftëtarit të marrë nga veprat e mira të joluftëtarit ç’të dojë derisa të kënaqet“. Pastaj i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. u kthye kah ne dhe tha: „E ç’mendoni tash!“ (Muslimi)

929. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. e ka mall­kuar njeriun që bart rrobat e fem­rave dhe e ka mallkuar femrën që bart rrobat e meshkujve“. (Ebu Davudi me sened sahih)

930. Nga Xhabiri r.a. trans­me­to­het se ka thënë: „I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Mos hani me dorën e majtë, sepse djalli han me dorën e majtë“. (Muslimi)

931. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. e ka ndaluar mbajtjen e xhufkës (një xhufkë flokë në maje të kokës, ose para, ose pas kokës, kurse pjesa tjetër të rruhet)“. (Muttefekun ale­jhi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Ata, në vend të Tij, i luten idhujve femra; pra, nuk i luten tjetërkujt përveç djallit të mallkuar! All-llahu e mallkoi! Kurse ai i tha: „Unë gjithsesi do të bëj për vete një numër të caktuar nga robërit tuaj. Edhe do t’i shpjerë, me siguri, në rrugë të shtrembër dhe do t’i tërheq, pa dyshim, me shpresa të rrejshme dhe do t’i urdhëroj t’u presin veshët kafshëve dhe t’i ndryshojnë krijesat e All-llahut. Kush e bën mik djallin, e jo All-lla­hun, ai vërtet ka pësuar humbje të mëdha“. (en-Nisa, 117-119)

932. Nga Esma r. anha trans­me­tohet se një femër e ka pyetur Pej­gam­be­rin s.a.v.s. dhe ka thënë: „O i Dërguari i All-llahut, vajzën time e ka goditur lia, prandaj i kanë ra dhe i janë rralluar flokët, kurse unë e kam martuar, për këtë shkak a mund t’i vë asaj gërsheta të huaja?“ Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „All-llahu e ka mallkuar personin që gërsheton dhe per­sonin kujt i gërshetohen flokët (i shtohen flokë të huaja me gër­shetim)“. (Muttefekun alejhi)
Në një transmetim tjetër thuhet: „All-llahu e ka mall­kuar personin që gërsheton dhe personin që kërkon t’i gërshetohen flokët“.
Aisheja r. anha trans­me­ton hadith të ngjashëm. (Muttefekun alejhi)

933. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i ka mallkuar femrat që gërshetojnë flokë të huaja, femrat që u gërshetohen flokët, femrat që u bëhet tatuazhë dhe femrat që kërkojnë t’u bëhet tautazhë. (Muttefekun alejhi)

934. Nga Ebu Katade r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Kur dikush nga ju e kryen nevojën e vogël, assesi mos ta kapë me dorën e tij të djathtë organin për derdhjen e ujit, po ashtu mos ta kryejë pastrimin pas nevojës së madhe me dorën e tij të djathtë dhe assesi mos të fryejë në enën (me ushqim)“. (Muttefekun alejhi)
Për këtë çështje ka hadithe të shumta dhe të vërteta.

935. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: „Nëse ndonjë­rit nga ju i këputet rripi në nalla­ne, të mos ecë vetëm me një nalle, derisa nuk e riparon nallanen tjetër“. (Muslimi)

936. Nga Ebu Musa el-Esh’arij r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „Një shtëpi në Medine është djegur natën me familjen në të e kur i komunikuan të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. për fatkeqësinë e kësaj familjeje, ai ka thënë: „Vërtet ky zjarr është armiku juaj, prandaj kur të shkoni për të fjetur, fikeni atë“. (Muttefekun alejhi)

937. Nga Umer b. el-Hattabi r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „I vdekuri dënohet në varr për shkak të vajtimit për të (nga të gjallët)“. Në një transme­tim tjetër thuhet: „me vajtimet“. (Muttefekun alejhi)

938. Nga Ummi Atijete Nusejbe r. anha trans­me­tohet se ka thënë: „I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka marrë nga ne besën se nuk do të vajtojmë (për të vdekurin)“. (Mut­tefekun alejhi)

939. Nga Ebu Musa r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Çdo i vdekur që vdes dhe kur vajtuesit e tij flasin: Ah mali ynë, ah zotëriu ynë, apo të ngjashme, atëherë All-llahu i autorizon dy engjëj të cilët e goda­sin me grushta duke bërtitur: ‚I këtillë ke qenë a?'“ (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

940. Nga Ebu Mes’ud el-Bedrij r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i ka ndaluar paratë nga shitja e qenit, nga pros­titucioni dhe nga falli. (Muttefekun alejhi)

941. Nga Ibni Abbasi r. anhuma trans­me­tohet se ka thënë: „E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: „Çdo piktor do të shkojë në zjarr. Çdo figurë që e ka punuar do t’i krijohet shpirti dhe do ta dënojë në zjarr (piktura)“. Ibni Abbasi ka thënë: „Nëse këtë patjetër duhet ta bësh, atëherë pu­noje drurin dhe figurat që nuk kanë shpirt“. (Muttefekun alejhi)

942. Nga Ibni Abbasi r. anhuma trans­me­tohet se ka thënë: „E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: „Kush e tra­jton një figurë në botë, në Ditën e Gjykimit do të obligohet ta frymëzojë me shpirt, kurse ai nuk është frymëzues i shpirtit“. (Mutte­fekun alejhi)

943. Nga Ibni Mes’udi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: „Dënimi më i ashpër Ditën e Gjykimit do të jetë për piktorët, ata që trajtojnë figura“. (Muttefekun alejhi)

944. Nga Ebu-l Hejjaxh Hajjan b. Husajni trans­me­tohet se ka thënë: „Më ka thënë mua Ali (b. Ebi Talibi) r.a.: „A do të të porosis atë që mua më ka porositur i Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.)? E ajo është: Asnjë fotografi mos ta lësh pa e asgjësuar e as ndonjë varr të ngritur pa e rrafshuar“. (Muslimi)

945. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. e ka ndaluar hipjen në xhel-laleh (de­veja që han bajgë dhe ndytësitë e tjera)“. (Ebu Davudi me sened sa­hih)

946. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Kur të shihni që dikush po shet apo po blen diç në mesxhid, atëherë thuani atij: „All-llahu mos të dhashtë fitim në tregtinë tënde“. E kur të shihni që dikush po pyet për sendin e humbur të tij në mesxhid, atëherë thuani atij: „Mos ta ktheftë prapë All-llahu atë (send) ty“. (Tirmidhiu i cili thotë se ky është hadith hasen)

947. Nga Amr b. Shuajb, e ky nga babai i tij e nga gjyshi i tij, r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut e ka ndaluar blerjen dhe shitjen në mesxhid dhe kërkimin e sendit të humbur, dhe të recitohen në të poezi. (Ebu Davudi dhe Tir­midhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

948. Nga Ummi Selemete r. anha trans­me­tohet se ka thënë: „I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Kush e ka kurbanin e për­gatitur për therje, e kur të del hëna e dhul-hixhxhes, të mos qethet, as mos t’i prejë thonjtë derisa nuk e kryen therjen (në ditën e Bajra­mit)“. (Muslimi)

949. Nga Burejde r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Kush betohet- dhe thotë – unë jam i pastër nga Islami (ose: ‚mos qofsha musli­man‘)“ – dhe nëse është gënjeshtar, atëherë ai është siç ka thënë, e nëse është i sinqertë, asnjëherë nuk do të kthehet në Islam i shën­doshë“. (Ebu Davudi)

950. Nga Ebu Umame Ijas b. Tha’lebete el-Harithij r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Kush e ndan një njeri musliman nga e drejta e tij me betimin e tij,vërtet All-llahu ia ka siguruar zjarrin e Xhehennemit dhe ia ka ndaluar Xhennetin“. Një njeri tha: „A është kështu edhe nëse është një gjë e vogël o i Dër­guari i All-llahut?“ Ka thënë: „Qoftë kjo edhe sa një degë (fije) e misvakut“. (Muslimi)

951. Nga Abdurrahman b. Se­mure r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. më ka thënë „Kur të betohesh ga­bimisht dhe sheh se tjetri është më i dobishëm se ajo për çka je be­tuar, atëherë bëj ashtu si është më mirë, pastaj kryeje kefaretin për betimin e thyer“. (Muttefekun alejhi)

952. Nga Ebu Musa r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Unë pasha All-llahun, nëse do All-llahu nuk betohem për diçka e që pastaj të vërej diç më të mirë e të mos e thej betimin tim me keffaret dhe të mos e bëj atë që është më e dobishme“. (Muttefekun alejhi)

953. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Kur ndonjëri prej jush e mundon familjen e tij për shkak të betimit të shtrembër, është mëkat më i madh se ta thyeje betimin dhe ta bëjë keffaretin që ia ka obliguar All-llahu“. (Muttefekun alejhi)

954. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Kush me (betimin me) All-llahun kërkon nga ju mbrojtje, mbrojeni! Kush lut diçka me (betimin me) All-llahun, jepjani! Kush ju thërret juve, përgjigjuni! Kush ju bën juve ndonjë të mirë, shpërblejeni atë. Nëse nuk keni me çka ta shpërbleni, bëni lutje për të derisa ta shihni se (i jeni shpaguar) në shpërblim“. (Ebu Davudi dhe Nesaiu, hadith sahih me sened të Sahihajnit)

955. Nga Xhabiri r.a. trans­me­to­het se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka hyrë te Ummi Saibi apo te Ummi Musejjebi dhe ka thënë: „Ç’ke ti, oj Ummi Saiba apo oj Ummi Musejjeba, që po dri­dhesh?“ Ajo ka thënë: „Ethet, All-llahu mos i bekoftë!“ Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Mos i shaj ethet, sepse ato vërtet i heqin mëkatet e bijve të Ademit sikur që rrësheku i farkëtarit e heq ndryshkun e heku­rit“. (Muslimi)

956. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: „Era është frymëzimi i All-llahut dhe vie si mëshirë e vie si dënim. Kur ta shi­hni atë, mos e shani (qortoni), por luteni All-llahun që era t’ju sjell të mira dhe kërkoni mbrojtje te All-llahu nga e keqja e saj“. (Ebu Da­vudi me sened sahih)

957. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Kur një njeri i thotë vëllait të tij (musliman): ‚O i pafe (kafir)‘, atëherë njëri prej atyre të dyve është i përshtatshëm për të. Nëse ai është siç i ka thënë, atëherë është në rregull, por nëse ai nuk është si është emërtuar, atëherë fjala e tij i kthehet atij“. (Mutte­fekun alejhi)

958. Nga Ibni Mes’udi r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Janë të humbur ata që mbingarkohen (gjuhësisht dhe në veprim)“. Këto fjalë i ka përsëritur tri herë. (Muslimi)
Fjala „Mutenet-ti’une“ d.m.th.: Të mbingarkuarit gjuhësisht, ata që e shtrengojnë gojën kur flasin dhe që e teprojnë në kritikë gjuhësore duke i kritikuar të tjerët. Po ashtu ata që mbingarkohen në veprime si p.sh. në ibadete.

959. Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r. anhuma trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Vërtet All-llahu e urren atë që e nxjerr gjuhën gjatë të folurit ngjashëm sikur lopa (kur e pësht­jellë barin)“. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

960. Nga Vail b. Huxhri r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Mos (i) thoni „el-kermu“ (vreshtë), por thuani: „el-inebu“ dhe „el-habeletu“ (rrush, hardhi e rrushit, druri i rrushit)“. (Muslimi)

961. Nga Ibni Mes’udi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Një grua kurrsesi mos t’i përshkruajë gruan tjetër burrit të saj hollësisht, sikur ai e shikon atë“. (Muttefekun alejhi)

962. Nga Hudhejfete b. Jemani r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Mos thuani: Ç’paska dasht All-llahu dhe ç’paska dasht filani, por thuani: „Ç’paska dasht All-llahu atë e paska dasht filani‘.“ (Ebu Da­vudi, me sened sahih)
Bisedat jashtë kohës së jacisë mund të jenë të preferueshme, por pas jacisë janë të ndaluara dhe të qortueshme dhe atë në masë të konsiderueshme. Hadithi ka të bëjë me bisedat e kota. Sa i përket bi­sedës për të mirë, sikur biseda për dituri, historiku për personat e de­votshëm, për vlerat morale, biseda me musafirët dhe me ata që kanë nevojë; bisedat e këtilla nuk janë të qortueshme por të preferueshme. As biseda për nevojë (uzr) dhe e shtruar nuk është e qortueshme, nëse është pozitive. Për këtë temë ekzistojnë shumë hadithe, disa i kemi theksuar e disa po i thekso­jmë.

963. Nga Enesi r.a. trans­me­tohet se as’habët e kanë pritur Pej­gam­be­rin s.a.v.s. për namazin e jacisë, e ai erdhi afër gjysmës së natës, e fali jacinë me as’habët dhe i këshilloi, e pastaj ka thënë: „Kini kujdes, vërtet të tjerët janë falur, e pastaj kanë fjetur, kurse ju vazhdimisht keni qenë në namaz, derisa e keni pritur namazin“. (Buhariu)

964. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Kur burri e thërret gruan e vet në shtratin e tij, e ajo refuzon të shkojë, dhe nëse ai flen i hidhëruar në te, engjëjt atë e mallkojnë tërë natën deri në agim“. (Muttefekun alejhi)
Në një transmetim tjetër thuhet: „(Engjëjt do ta mall­kojnë) derisa ajo nuk kthehet në shtratin e tij“.

965. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. e ka ndaluar vënien e duarve në brez anash (mbi kërdho­kulla) gjatë namazit. (Muttefekun alejhi)

966. Nga Aisheja r. anha trans­me­tohet se ka thënë: „E kam dë­gjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë. „Nuk është e preferueshme të falet namazi para ushqimit të shtruar (që sofra të presë), as nuk është e preferueshme të falet namazi duke duruar nevo­jën e madhe dhe të vogël“. (Mus­limi)

967. Nga Enesi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s. ka thënë: „Ruaju nga kthimi (i kokës dhe shikimit) në namaz, sepse kthimi (i kokës dhe shikimit) në namaz është shembje (e namazit). Nëse është patjetër, le të bëhet në nafile e jo në farze“. (Tir­mi­dhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)

968. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Mos e dalloni natën e xhumasë me namaz prej netëve të tjera, dhe mos e dalloni ditën e xhumasë me agjërim prej ditëve të tjera, përveç si agjërim i rregullt që e agjërojnë disa nga ju“. (Muslimi)

969. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: „Askush nga ju mos ta agjërojë ditën e xhumasë e të mos ia shtojë një ditë para ose një ditë prapa xhumasë“. (Mutte­fekun alejhi)

970. Nga Muhammed b. Abbadi trans­me­tohet se ka thënë: „E kam pyetur Xhabirin r.a.: „A e ka ndaluar Pej­gam­be­ri s.a.v.s. agjëri­min ditën e xhuma?“ (Xhabiri ka thënë:) „Po!“ (Muttefekun ale­jhi)

971. Nga Ebu Hurejrete dhe nga Aisheja r. anhuma trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. e ka ndaluar agjërimin e lidhur (shumëditor – sawmu-l-wisal). (Muttefekun ale­jhi)

972. Nga Xheriri r.a. trans­me­to­het se ka thënë: „I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Robi që ik nga zotëriu i tij, e ka humbur sigurinë (e strehimit)“. (Muslimi)

973. Nga Xheriri r.a. trans­me­to­het se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Kur një rob ik (nga zotëriu i tij), nga ai nuk pranohet namazi“. (Muslimi)
Në një transmetim tjetër thuhet: „Ai tashmë është bërë i pafe (kafir)“.
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Laviren dhe pushtin, çdo­një­rin, rriheni me njëqind të rëna me kamxhik dhe le të mos ju preokupojë sen­ti­men­ta­lizmi duke e zbatuar fenë e All-llahut, nëse i besoni All-llahut dhe botës tjetër“. (en-Nur, 2)

974. Nga Aisheja r. anha trans­me­tohet se Kurejshitët i trazoi çështja kur një femër nga Ma­hzunijjët ka vjedhur diç dhe kanë thënë: „Kush do t’i flasë për të të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s.?“ Të tjerët kanë thënë: „Kush do të ishte tjetër përveç Usame b. Zejditi dashuri i të Dërguarit të All-lla­hut s.a.v.s.?“ Usameja foli për të, kurse i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë. „Ti po ndërmjetëson në njërën prej dispozitave (dënimeve) të All-llahut të Madhëruar?“ Pastaj ëshë ngritur, ka këshilluar e pastaj ka thënë: „Vërtet ata para jush janë shkatërruar për shkak se kur një njeri me autoritet ka vjedhur, nuk është dënuar, ndërsa kur ka vjedhur një njeri i dobët, ata e ekzekutonin dënimin. Betohem në All-llahun, sikur Fatimeja, e bija e Muhammedit s.a.v.s. të vidhte diç, do t’ia preja dorën“. (Muttefekun alejhi)
Një një transmetim tjetër thuhet:
„Fytyra e të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. e pat ndërru­ar ngjyrën e atëherë ka thënë: „Ti po ndërmjetëson në një dispozitë prej dënimeve të All-llahut, a?“ Usameja ka thënë: „Lutu për falje ndaj meje, o i Dërguari i All-lla­hut!“ Trans­metuesi ka thënë: „Pastaj (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka urdhëruar që femrës t’i pre­het dora, dhe iu pre“.

975. Nga Nu’man b. Beshiri r. anhuma trans­me­tohet se babai i tij ka shkuar te i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe i ka thënë: „Vërtet unë e kam dalluar veçan këtë birin tim, djaloshin (me një rob)“. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „A e ke dalluar (me dhuratë) veçan çdo fëmijë tëndin, siç ke bërë me këtë?“ Babai im u përgjigj. „Jo!“ Atëherë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Ktheje atë (dhuratën) nga ai!“
Në një transmetim thuhet: I Dërguari i All-llahut ka thënë: „O Beshir a ke vepruar kështu edhe me fëmijët e tjerë?“ Përgjigjet: „Jo!“ Pe­j­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë. „Fri­kësojuni All-llahut dhe bëhuni të drejtë ndaj fëmijëve tuaj!“ Babai im e ktheu dhura­tën që ma pat dhënë, pasi u kthye në shtëpi“.
Në një transmetim thuhet: „I Dërguari i All-llahut ka thënë: „O Beshir!, a ke ti fëmijë të tjerë përveç këtij?“ U përgjigj: „Po!“ I Dërguari i All-llahut ka thënë: „A i ke dhuruar ti çdo fëmijës tënd ngjashëm me këtë?“ (Beshiri) përgjigjet: „Jo!“ Atëherë Pej­gam­be­ri i ka thënë: „Atëherë mos më merr mua për dëshmitar, sepse unë nuk do të dëshmoj në të pa­drejtë (dhunë)“.
Në një transmetim thuhet: „Mos më merr mua për dësh­mitar në të padrejtë!“
Në një transmetim thuhet: „Për dëshmitar merre dikë tjetër përveç meje!“ Pastaj ka thënë: „A të gëzon ty që të gjithë fëmijët tu të jenë të barabartë në mirësi?“ (Beshiri) ka thënë: „Gjithsesi“ (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thënë:“Pra mos vepro ashtu (me ta) (Muttefekun alejhi)

976. Nga Zejneb bint Ebu Sele­mete r. anhuma trans­me­tohet se ka thënë: „Kam hyrë tek Ummi Habibeja r. anhuma – bash­këshortja e Pej­gam­be­rit s.a.v.s., kur ka vdekur babai i saj Ebu Sufjan b. Harbi r.a. Ajo kërkoi që robëresha t’i sjell parfum, në të cilin kishte shafran apo diç tjetër, e erosi me të robëreshën, e pastaj i fërkoi dy faqet e saj dhe pastaj ka thënë: „Për All-llahun, nuk po më nevojitet parfumi, por e kam dë­gjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. që nga minberi thotë: „Nuk është e lejuar për një femër, që e beson All-llahun dhe Ditën e Gjy­kimit të braktisë stolisjen më shumë se tri net për një të vdekur, përveç për bashkëshortin katër muaj e dhjetë ditë“. Zejnebi më tej thotë: „Pastaj kam hyrë te Zejnebi, e bija e Xhahshit r. anha, kur i vdiq i vëllai, e edhe ajo e kërkoi për­fumin dhe me të u fërkua, e pastaj më tha: „Për All-llahun, mua nuk më nevojitet parfumi, por e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë në minber: „Nuk është e lejuar për një femër, që e beson All-llahun dhe Ditën e Gjykimit, ta braktisë stolisjen më shumë se tri ditë, përveç për bash­këshortin e vet katër muaj e dhjetë ditë“. (Muttefekun alejhi)

977. Nga Enesi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s. e ka ndaluar që vendasi t’i shesë diç të huajit, qoftë edhe nëse i huaji është vëlla i tij edhe nga baba edhe nga nëna“. (Mutte­fekun alejhi)

978. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Mos i ndërhyni robit (që të shtyheni ta bleni të njëjtën) derisa nuk e sjell dhe e shtron në treg“. (Muttefekun alejhi)

979. Nga Ibni Abbasi r. anhuma trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Mos ua preni rrugën kalorësve (devegrahësve, karvanit për të blerë mallë në rrugë) dhe vendasi mos t’ua shesë mallin të huajve“. Tavusi i ka thënë atij: „Përse vendasi mos t’i shet të hua­jit?“ Ai ka thënë: „Sepse i huaji nuk ka ndërmjetës (të njofshëm që do t’ia garantojë pagesën me rregull)“. (Muttefekun alejhi)

980. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „All-llahu i Madhëruar te ju i pëlqen tri gjëra, kurse i urren tri gjëra. Te ju i pëlqen: ta adhuroni Atë, mos t’i bëni shok Atij dhe të mbaheni fuqishëm për litarin e All-llahut të gjithë dhe mos u ndani. Te ju urren: thashethemet, shumë pyetje dhe shpenzimin e tepruar të pasurisë“. (Muslimi)

981. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Kujt i ofrohet aroma, mos ta refuzojë, sepse aroma është e lehtë të bartet, kurse ka aromë të mirë“. (Muslimi)

982. Nga Ebu Musa r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „Pej­gam­be­ri s.a.v.s. e ka dëgjuar një njeri duke e lavduar dikënd dhe duke e lavduar tepër para syve, e Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „E shkatërruat ju, apo ia thyet ju shpinën njeriut“. (Muttefekun alejhi)

983. Nga Ebu Bekrete r.a. trans­me­tohet se një njeri është përmendur te i Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s., dhe një njeri e lavdoi se është i mirë. Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Mjerë ti, ia ke thyer qafën shokut tënd“. Këtë e ka thënë disa herë. „Nëse dikë është e domosdoshme ta lavdoni, atëherë ai që lavdon, le të thotë: ‚Konsid­eroj se është kësi e kësi, nëse e sheh se ai është i këtillë, kurse All-llahu është njohës i tij‘. Dhe askush mos ta pastron askëndin në emër të All-llahut.“ (Muttefekun alejhi)
All-llahut i Madhëruar thotë:
„Kudo që të jeni, vdekja do t’ju arrijë, qoftë edhe në kulla të larta të fortifi­kuara“. (en-Nisa, 78)
„Vetveten mos e çoni në shkatërrim“. (el-Bekare, 195)

984. Nga Ibni Abbasi r. anhuma trans­me­tohet se Umeri r. a. ka shkuar në Sham (Damask), kurse kur ishte në Serga në Siri, e takuan atë komandantët ushtarakë Ebu Ubejde b. Xherrahu dhe shoqëria e tij dhe e njoftuan se në Sham është përhapur murtaja. Ibni Abbasi ka thënë: Më ka thënë mua Umeri: „M’i thirr muhaxhirët e parë“. Pasi i thirra, ai me ata ka mbajtur një kuvendim (mushavera) dhe u ka thënë se në Sham përhapur mur­taja, dhe këtu u ndanë në men­di­me. Disa thanë: Ti je nisur për shkak të një gjëje dhe ne nuk shohim arsye të kthehesh nga rruga. Të tjerët thanë: Me ty ka shumë njerëz dhe shokë të të Dër­guarit të All-llahut dhe ne nuk shohim arsye të shkosh atje ku ka rënë murtaja“. Umeri r.a. ka thënë: „Më leni tash!“ e pastaj ka thënë: „M’i thirr Ensaritë!“ Pasi i thirra, edhe me ta ka mbajtur ku­vendim, dhe edhe ata vepruan si muhaxhirët e u ndanë në mendime siç vepruan edhe muhaxhirët. Umeri r.a. ka thënë: „Më leni tash!“ e pastaj ka thënë: „M’i thirr të gjithë njerëzit e vjetër nga Ku­rejshitët që janë këtu nga muhaxhi­rët e fet’hit“. Unë i kam thirrë, kurse as dy prej tyre nuk u ndanë në mendime. Të gjithë kanë thënë: „Konsiderojmë që të kthehesh me njerëzit dhe mos t’i çosh në mur­tajë“. Atëherë Umeri r.a. u komu­nikoi njerëzve: „Këtu kemi gdhirë dhe këtu do të mbesim“. Ebu Ubejde b. Xherrahu r.a. ka thënë: A po ik prej kaderit të All-llahut? Umeri r.a. ka thënë: „Sikur këtë ta kishte thënë tjetërkush përpos teje, o Ebu Ubejd!“ Umeri r.a. nuk dëshironte që dikush t’i kundërvihej. Ai ka thënë: „Po, ne po ikim prej kaderit të All-llahut në kaderin e All-llahut. Ç’mendon ti, sikur të kishe deve dhe kur ajo të gjendej në një rraf­shirë me dy anë. Njëra anë prej tyre është me bar, kurse tjetra pa bar. A thua ti, nëse do ta ruaje atë anën e frytshme, këtë nuk do ta ruaje sipas kaderit të All-llahut, e nëse do ta ruaje anën jo të fryt­shme, vallë, këtë nuk do ta ruaje sipas kaderit të All-llahut? Ibni Ab­basi ka thënë: Erdhi Abdurrahman b. Aufi r.a., i cili qe jo i pranishëm për një punë të tij dhe tha: „Vërtet, unë kam dije për këtë: e kam dë­gjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: „Kur të dëgjo­ni për murtajën në një vend, atëherë mos shkoni atje, e nëse gjendeni në një vend ku mbretëron murtaja, atëherë mos dilni nga ai për të ikur“. Umeri r.a. e falën­de­roi All-llahun dhe u kthye“. (Muttefekun alejhi)

985. Nga Usame r.a. trans­me­to­het se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Kur të dëgjoni se në një vend është paraqitur murtaja, mos shkoni atje! E nëse paraqitet në vendin ku gjendeni, atëherë mos dilni nga ai vend!“ (Muttefekun alejhi)

986. Nga Ummi Selemete r. anha trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Ai që shërbehet me enë të argjendtë gjatë pirjes, ai në barkun e tij derdh zjarrin e Xhehennemit“. (Muttefekun alejhi)
Sipas transmetimit të Mus­limit thuhet: „Ai që han dhe pi nga ena e argjendit dhe e arit“.

987. Nga Hudhejfe r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „Vërtet Pe­j­gam­be­ri s.a.v.s. na ka ndaluar vesh­jen e mëndafshtë dhe prej kadi­fesë dhe pirjen nga ena e artë dhe e argjendtë“. Ai ka thënë: „Këto gjëra janë për ta në këtë botë kurse të juajat janë në botën tjetër“. (Muttefekun alejhi)
Sipas transmetimit në të dy Sahihajit, Ebu Hurejre r.a. ka thënë: „E kam dëgjuar të Dër­guarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: „Mos i veshni rrobat e mëndafshta dhe prej kadifesë, as mos pini nga enët e argjendta dhe të arta, as mos hani me enët e argjendit dhe të arit“.

988. Nga Enesi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „Pej­gam­be­ri s.a.v.s. e ka ndaluar që meshkujt t’i ngjyro­sin rrobat me ngjyrë shafrani“. (Muttefekun alejhi)

989. Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r. anhuma trans­me­tohet se ka thënë: „Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka parë tek unë dy rroba me ngjyrë shafrani dhe më tha: „Nëna jote të ka urdhëruar kështu?“ Unë u përgjigja: „Do t’i pastroj“. Ai ka thënë: „Jo, digji!“
Në një transmetim ka thënë: „Vërtet këto janë prej rrobave të të pafeve, prandaj mos i vish“. (Muslimi)

990. Nga Jezid b. Sherik b. Tarik trans­me­tohet se ka thënë: „E kam parë në minber Aliun r.a. duke mbajtur hutbe dhe e kam dëgjuar duke thënë: „Jo, për All-llahun, ne nuk kemi libër tjetër të cilin e lexojmë pos Librin e All-llahut. Ndërsa kjo që është në këtë sahife (shkresë), dhe e shpalosi, kur në të eshtrat e deves dhe magji tjera të ndryshme. Lidhur me këto i Dër­guari i All-llahut ka thënë: „Medineja është e ndaluar prej Ajrit deri te Thevri (vende në Medine). Kush fut një risi në Medine ose e sjell një risimtar, mbi të do të jetë mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i mbarë njerëzve. Ditën e Gjykimit All-llahu nga ai nuk do ta pranojë as punën as drejtësinë; siguria e muslimanëve ndaj të pafeve është një, e cila i përfshinë të gjithë. Kush ia kthen shpinën muslimanit, mbi të do të jetë mallkimi i All-llahut, i engjëj­ve dhe i të gjithë njerëzve. Ditën e Gjykimit All-llahu nga ai nuk do ta pranojë as punën as drejtësinë (as të obliguarat, as vullnetaret)“. (Muttefekun alejhi)

991. Nga Ebu Dherri r.a. trans­me­tohet se e ka dëgjuar të Dër­guarin e All-llahut duke thënë: „Për njeriun, i cili me vetëdije pranon atësinë (baballëkun) e njeriut tjetër jashtë babait të tij, i mbetet vetëm mosbesimi; kush pohon diç që në të vërtetë nuk është e tij, ai nuk është nga ne, dhe le të përgatitet për qëndrim në zjarr“. „Kush e thërret një njeri për të pafe (kafir) apo i thotë se është armik i All-lla­hut, kurse nuk është kështu, nuk i mbetet tjetër përpos të befasohet (pos t’i kthehet atij që e ka thënë)“. (Muttefekun alejhi) (Ky citat është sipas Muslimit)

992. Nga Rib’ij b. Hirashi trans­me­tohet se ka thënë: Kam shkuar me Ebu Mes’ud el-Ensariun deri te Hudhejfete b. Jemani r. an­hum, e Ebu Mes’udi i tha atij: „Më fol mua ç’ke dëgjuar prej të Dër­guarit të All-llahut s.a.v.s. për Dexha­llin?“ (Hudhejfete) ka thënë: „Vër­tet Dexhalli do të dalë dhe vërtet me të do të ketë një ujë dhe një zjarr. Sa i përket atij që njerëzit e konsiderojnë ujë, është zjarri i cili digjet; sa i përket atij që njerëzit e konsiderojnë zjarr, është ujë i ftohtë i pijshëm. Kush nga ju e pret (atë kohë), le të përcaktohet për atë që njerëzit e konsiderojnë zjarr, sepse ai do të jetë ujë i ëmbël, i ftohtë, i pijshëm“. Ibni Mes’udi ka thënë: „Edhe unë e kam dëgjuar këtë“. (Muttefekun alejhi)

993. Nga Imran b. Husajn r. an­huma trans­me­tohet se ka thënë: „E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: „Ndërmjet krijimit të Ademit s.a.v.s. dhe ditës së shkatërrimit të kësaj bote nuk ka fatkeqësi më të madhe se Dexhxhalli“. (Muslimi)

994. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. e ka përmendur De­xh­xhallin para njerëzve dhe ka thënë: „Vërtet All-llahu nuk është i ver­bër. Kujdes, Mesih-ud-De­xh­xha­lli është i verbër në syrin e djathtë. Syri i tij është sikur kokrra e rrushit e ngrirë si copë akulli (e verbër)“. (Mu­tte­fe­kun alejhi)

995. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: „Medinen njerëzit do ta lënë në të mirë, pasi atë nuk do ta atakojnë as rrethojnë përveç shpezëve dhe egërsirave. Të fundit të cilët do të tubohen në Medine do të jenë dy bari nga Mu­zejna, të cilët do të dëshirojnë të hyjnë në Medine. Ata do të bërta­sin në kafshët e tyre duke iu gra­hur, dhe do të sulmohen nga egër­sirat, dhe kur të arrijnë deri te Thenijjet-ul-veda do të bien në fytyrat e tyre (do të vdesin)“. (Muttefekun alejhi)

996. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Besimtari nuk do të le­jojë të kafshohet nga një vrimë dy herë“. (Muttefekun alejhi)

997. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „Derisa Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ishte i ulur në një ndeje me njerëzit, erdhi një beduin dhe i ka thënë: „Kur do të jetë çasti i fundit (es-sä’at)?“ I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. vazh­doi të flasë dhe nuk ia vuri veshin pyetjes. Disa njerëz thanë: „E ka dëgjuar ç’ka thënë, por e ka qor­tuar ç’ka thënë ai“. Disa njerëz tjerë thanë: „As nuk e ka dëgjuar“. E kur e mbaroi fjalimin e tij ka thënë: „Ku është ai që pyeti për çastin e fundit?“ Beduini ka thënë: „Ja ku jam o i Dërguari i All-lla­hut!“ Ai ka thënë: „Kur të keqpër­doret amaneti, prite çastin e fun­dit!“ Beduini vazhdoi: „Si keqpër­doret amaneti?“ Ka thënë: „Kur çështjet me rëndësi t’u besohen atyre që nuk janë kompetentë, pritne çastin e fundit“. (Buhariu)

998. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Ata që ju udhëheqin në namaz, nëse falin në mënyrë korrekte, atëherë është për të mirën tuaj, e nëse gabojnë, atëherë sërish është për të mirën tuaj, kurse në dëmin e tyre“. (Buhariu)

999. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „Më ka marrë për dore i Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s. dhe ka thënë: „All-llahu e ka krijuar tokën të shtunën, kurse malet në të i ka krijuar të di­elën, drurin e ka krijuar të hënën, e qortimin (mekruhin) e ka krijuar të martën, dritën e ka krijuar të mërkurën, kurse të enjten i ka shpërndarë kafshët, e Ademin a.s. e krijoi pas ikindisë ditën e premte në fund të krijimit“. (Muslimi)

1000. Nga Ebu Sulejman Halid b. Velidi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „Në dorën time janë thyer nëntë shpata ditën e betejës në Mu’teh. Në dorën time nuk ka mun­dur të mbesë shpatë tjetër, pos shpatës së gjerë të Jemenit“. (Buha­­riu)

1001. Nga Auf b. Malik b. Tu­fejl trans­me­tohet se Aishes r. anha i është thënë se Abdull-llah b. Zu­bejri r. anhuma ka thënë për një shitje ose dhuratë, që ia pat dhënë Aisheja r. anha: „Për All-llahun, ose Aisheja r. anha do ta ndërpresë këtë ose unë sigurisht me të nuk do të flas, do ta shkëpus lidhjen me të“. Kur këtë e dëgjoi Aisheja, ka thënë: „A e ka thënë këtë ai?“ Të pranishmit kanë thënë: „Po!“ Ajo ka thënë: „Ky është zotimi im se nuk do të flas kurrë me Ibni Zube­jrin!“ Ibni Zubejri i ka dërguar emisarët e vet për ndërmjetësim tek Aisheja r. anha pasi që ndër­prerja u zgjat. Ajo ka thënë: „Jo, për All-llahun, nuk do ta pranoj ndërmjetësimin kurrë, as që do ta thej zotimin tim“. Pasi kjo u zgjat Ibni Zubejri u foli Misver b. Mahreme dhe Abdurrahman b. Es­ved b. Abdi Jeguthit dhe u tha atyre dyve: „Ju betoj në All-llahun që të më çoni deri tek Aisheja r. anha, sepse nuk e ka pasur të lejuar të zotohet për shkëputjen totale me mua!“ Shkuan atje Misveri dhe Abdurrahmani dhe kërkuan leje të hyjnë dhe thanë: „Es-selamu alejki ve rahmetullahi ve berekatuhu, a mund të hyjmë?“ Aisheja ka thënë: „Hyni!“ Ata kanë thënë: „Të gjithë ne?“ Aisheja ka thënë: „Po, hyni të gjithë ju!“ Ajo nuk e ka ditur se me ta është Ibni Zubejri; Pasi hynë, Ibni Zubejri hyri pas perdes, e përqafoi dhe filloi ta lusë dhe të qajë. Misveri dhe Abdurrahmani po ashtu e lutën derisa ajo nuk foli me Ibni Zubejrin dhe nuk e pranoi atë. Ata kanë thënë se vërtet Pe­j­gam­be­ri s.a.v.s. e ka ndaluar këtë që ti po e vepron me refuzimin e shkëputjes. Për muslimanin nuk lejohet t’i ndërprejë lidhjet me vëllain e tij më shumë se tre net. Pasi ata theksuan dhe përmendën, ajo i ndërpreu përmendjet e tyre dhe qau duke thënë: „Unë jam zo­tuar, kurse zotimi është çështje e rëndë. Ata vazhdimisht insistonin derisa ajo i foli Ibni Zubejrit. Pastaj ajo liroi 40 robër për shkak të zotimit të saj. Më vonë, kur përmendej zotimi i saj, ajo qante aq shumë sa lotët e lagnin mbulesën e saj“. (Buhariu)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Kërko falje për mëkatet tua“. (Muhammed, 19)
„Dhe kërko falje nga All-llahu! All-llahu njëmend është shumë i mëshirshëm dhe fal!“ (en-Nisa, 106)
„Ti madhëroje Zotin tënd me lavdërata dhe kërko falje nga Ai! Ai me të vërtetë e pranon pendimin!“ (en-Nasr, 3)
„Thuaj: A t’ju tregoj çka është më mirë se ato? Ata të cilët janë të devotshëm kanë te Zoti i tyre Xhennete, ku do të rrjedhin lumenj, e aty do të mbesin përgjithmonë, edhe bashkëshorte të pastra dhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu i sheh mirë shumë robërit e vet. Ata të cilët thonë: „O Zoti ynë, ne me të vërtetë besojmë, prandaj na fal mëkatet tona dhe mbrona prej dënimit me zjarr!“ Të durueshmit dhe të sinqertit, edhe të dëgjueshmit, edhe ata që japin lëmoshë me të cilët kërkojnë falje në orët e vona të natës“. (Ali Imran, 15-16-17)
„Ai i cili bën ndonjë të keqe ose bën mëkat ndaj ve­tes e pastaj lut All-llahun që t’ia falë – do të bindet se All-llahu fal dhe është i mëshir­shëm“. (en-Nisa, 110)
„All-llahu ata nuk i dënonte, sepse ishe ti në me­sin e tyre dhe ata All-llahu nuk i dënon derisa luten për falje“. (el-Enfal, 33)
„Edhe ata, të cilët kur bëjnë paudhësi ose bëjnë gabim ndaj vetvetes, e ku­jtojnë All-llahun dhe kërko­jnë falje për mëkatet e tyre – kush i fal mëkatet përveç All-llahut? – dhe të cilët vazhdojnë në atë çka kanë bërë (të gabojnë) me vetëdije“. (Ali Imran, 135)
Ajetet për këtë kaptinë janë të shumta dhe të njohura.

1002. Nga Egarr el-Muzennij r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Vërtet më vie në zemrën time mendimi dhe dëshira ashtu që çdo ditë nga njëqind herë i lutem All-llahut për falje“. (Muslimi)

1003. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: „Për All-lla­hun, unë çdo ditë i drejtohem All-llahut për falje dhe për pendim më shumë se shtatëdhjetë herë“. (Buhariu)

1004. Nga Ibni Abbasi r. an­huma trans­me­tohet se ka thënë: „I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Kush vazhdimisht lutet për falje, All-llahu do t’i japë dalje nga çdo ngushticë, do ta lirojë nga çdo brengosje dhe do ta furnizojë nga nuk e llogarit“. (Ebu Davudi)

1005. Nga Ibni Mes’udi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Kush thotë: All-llahut i lutem për falje, nuk ka zot tjetër përveç Atij, të Gjallit, të Qëndrueshmit, dhe Atij i drejtohem për pendim, do t’i falen mëkatet, qoftë edhe nëse ka ikur nga fushëbeteja“. (Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Hakimi. Hadithi është sahih sipas kushteve te Buhariut dhe Mus­limit)

1006. Nga Enesi r.a. trans­me­to­het se ka thënë: „E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: „All-llahu i Madhëruar ka thënë: „O i biri i Ademit, derisa ti më lutë dhe në Mua mbështetesh dhe shpreson, Unë do t’i falë ato që rrjedhin nga ti dhe nuk do të qortoj për to. O i biri i Ademit, si­kur mëkatet tua të arrinin deri në qiell, kurse ti më drejtohesh me lutje për falje, Unë do të falë dhe nuk do të qortoj. O i biri i Ademit, sikur t’i të ma sjellish plot tokën me mëkate, kurse pas kësaj më takon duke mos më shoqëruar Mua asgjë, Unë do të vijë ty po me aq falje“. (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

1007. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „O ju gra, jepni sadaka dhe kërkoni falje shumë. Vërtet ju kam parë në Xhehennem prej banorëve më të shumtë“. Një grua tha: „Përse ne jemi më të shumtët në Xhehen­nem?“ Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Ngase mallkoni shumë dhe nuk jeni mirënjohëse (ua mohoni të mirat) ndaj burrave tuaj. Nuk kam parë as­kënd më të mëngët në arsye dhe në fe prej atyre të cilëve u është dhënë arsyeja, se që jeni ju!“ Ajo ka thënë: „Ç’është kjo mungesa e arsyes dhe e fesë?“ Ai ka thënë: „(Mungesa e arsyes) është për shkak se dëshmimi i dy grave është i barabartë me dësh­mimin e një mashkulli: sa i përket mungesës në fe, kjo dihet me atë që disa ditë kalojnë, e ju nuk faleni“. (Muslimi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Pa dyshim të devotshmit do të jenë në kopsht dhe burime. Hyni aty të sigurt, të liruar nga frika! Dhe ne nga kraharorët e tyre do t’ua heqim smirën, ata do të qën­drojnë sikur vëllezër njëri përballë tjetrit. Aty nuk i prekë kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren prej tyre“. (el-Hixhr, 45-48)
„O njerëz të mi, ju sot mos u frikësoni dhe mos u pikë­lloni! Ata, të cilët kanë be­suar argumentet tona dhe kanë qenë muslimanë. Hyni në Xhennet, ju dhe bash­këshortet tuaja, të gëzuar! Ata do të jenë të shërbyer me enë e gota prej ari. Aty do të keni gjithë çka ju dëshiron shpirti dhe ua kënda syri. Ju aty jeni përgjithmonë. Dhe ai është Xhenneti që u jipet në trashëgim për atë që keni punuar. Aty do të keni shumë pemë prej të cilave do të hani“. (ez-Zuhruf, 68-73)
„Të devotshmit pa mëdy­shje kanë vend të sigurt. Në kopshte me burime; të veshur në mën­dafsh e kadife, përballë njëri-tjetrit. Gjith­ashtu do t’i kurorëzojmë me hyri symëdha. Aty mund të kërkojnë, të sigurt, çfarëdo lloj pemësh që të dëshirojnë. Aty nuk do ta shijojnë vdek­jen përveç vdekjes së parë dhe Ai do t’i ruajë nga dënimi me zjarr. Nga mirësia e Zotit tënd, ai është sukses i madh“. (ed-Duhan, 51-57)
„Të mirët, njëmend, do të jenë në kënaqësi të Xhen­netit. Do të shikojnë nga di­vane; Në fytyrat e tyre vëre­hen gëzimi e lumturia. Do t’u jepet të pijnë nga pije të vu­losura, vula e të cilave është misk dhe për këtë le të bëjnë gara konkurrentët; do të jetë e përzier me ujë Tesnimi. Burimesh, prej ku pijnë të afërmit“. (el-Mutaffifîn, 22-28)
Ajetet për këtë kaptinë janë të shumta e të njohura.

1008. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „All-llahu i Madhëruar thotë: „Për robërit e Mi të devotshëm kam përgatitur atë që sytë e askujt se kanë parë, veshët nuk e kanë dëgjuar dhe në mend nuk u ka rënë. Lexoni, nëse dëshironi: „Dhe askush nuk e di se çfarë gëzimesh të fshehta i presin“. (es-Sexhde, 17) (Muttefekun alejhi)

1009. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Grupi i parë i cili do të hyjë në Xhennet do të jetë në figurë të hënës katërmbëdhjetëshe, e pastaj ata më poshtë në figurë të yllit më të shndritshëm. Ata nuk do të kenë nevojën e vogël, as të madhe, as do të ketë kundërmim, as që do të ketë tërfullim, jargosje. Krehërit e tyre do të jenë të arit, kurse djersa e tyre do të jetë misku. Tagarët e tyre janë druri i shtresuar aro­matik, kurse çiftet e tyre janë hurul-in. Të gjithë do të kenë një pamje në figurën e babait të tyre Ademit me gjashtëdhjetë kuti në qiell“. (Muttefekun alejhi)
Në transmetimin sipas Bu­ha­riut dhe Muslimit thuhet: „Enët e tyre në të (Xhennet) janë të arit, djersa e tyre është misk; për çdo xhennetli ka dy gra, palca e kërçikës së të ci­lave do të shihet nga jashtë prej bukurisë. Ndërmjet tyre nuk do të ketë mospajtim, as konflikt e hidhërim. Zemrat e tyre janë një zemër. All-llahun do ta madhërojnë në mëngjes dhe në mbrëmje“.

1010. Nga Ibni Mes’udi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Unë vërtet e di xhehennemlinë e fundit që do të del nga Xhehen­nemi dhe xhennetlinë e fundit që do të hyjë në të. Ky do të jetë njeriu që do të dalë nga zjarri duke u zvarritur, e All-llahu, pasi të zvarritet, do t’i thotë: ‚Shko hyn në Xhennet!‘ Njeriu do të vijë deri te Xhenneti, dhe do t’i duket se është përplot dhe do të kthehet e do të thotë: ‚O Krijues, unë e gjeta përplot!‘ All-llahu do t’i thotë këtij njeriu: ‚Shko, hyn në Xhennet! Njeriu do të vijë deri te Xhenneti dhe do t’i duket se është përplot dhe do të kthehet e do të thotë: „O Krijues, unë e gjeta përplot!“ All-llahu do t’i thotë këtij njeriu: Shko dhe hyn në xhennet, vërtet në të ke vend ti sa dhjetë dunjaja. Njeriu do të thotë:’Po më qesh dhe po tallesh me mua, ti që je Sundues?‘ Transmetuesi thotë: „Vërtet unë e kam parë të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. që është qeshur aq sa i janë paraqitur dhëmballët. Pat thënë: „Ja, kjo është shkalla më e ulët e xhen­netlisë“. (Muttefekun alejhi)

1011. Nga Ebu Musa r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Vërtet një besimtar në Xhennet do të ketë një çadër nga një e vetmja kokërr e diamantit, i cili do të jetë me vrimë aq sa vrima e tij në lartësi do të jetë e gjatë gjashtëdhjetë milje. Besimtari aty do ta ketë familjen e tij të cilës do t’i shkojë dhe vijë (do t’i bëjë ta­vaf). Familjet e tij nuk do të shihen ndërmjet veti“. (Muttefekun alejhi)

1012. Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: „Vërtet xhen­net­litë do t’i shohin mbi vete banorët e Gurefit siç i shikojnë yjet banorët e tokës, ato yje të shkëlqyeshme nga fundi i natës të cilat dridhen në horizontin prej lindjes deri në perëndim. Kjo është për shkak të dallimeve në gradat e Xhennetit dhe xhennetlitë“. Të pranishmit thanë: „O i Dërguari i All-llahut, ato janë vendbanimet e pej­gam­berëve, a mund t’i arrijë tjetër­kush?“ Ai ka thënë: „Gjith­qysh! Pasha Atë në sundimin e të cilit është shpirti im, ata janë njerëzit të cilët besojnë në All-lla­hun dhe të cilët janë të bindur në vërte­të­si­në dhe sinqeritetin e pej­gam­berëve të tyre“. (Muttefekun alejhi)

1013. Nga Ebu Seid dhe nga Ebu Hurejrete r. anhuma trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: „Kur banorët e Xhennetit të hyjnë në Xhennet, një thirrës do të thirrë: „Vërtet ju është dhënë jeta dhe mos vdisni kurrë. Juve ju është dhënë shëndeti dhe kurrë mos u sëmuni. Juve ju është dhënë rinia dhe ju kurrë nuk do të plakeni. Juve ju është dhënë kënaqësia dhe ju kurrë nuk do të arrini në mjerim dhe të keqe!“ (Muslimi)

1014. Nga Xherir b. Abdull-llah r.a. trans­me­tohet se ka thënë: „Kemi qenë tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., e ai shikoi në hënën e katërmbëdhjetë dhe tha: „Vërtet ju kështu do ta shihni Krijuesin tuaj dukshëm siç e shihni hënën. Nuk do të ngushtoheni dhe shty­heni ndërmjet veti që ta shihni“. (Muttefekun alejhi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
„Ata të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Zoti i tyre i udhëzon në rrugë të drejtë, me besimin e tyre në Xhennet të kënaqësisë ku do të rrjedhin lumenj. Lutja e tyre aty është: „Qofsh lartësuar o All-llah!“ dhe përshëndetja e tyre „Paqe!“, ndërsa lutja e fundit „Falën­derimi është për All-llahun, Zot i botëve!“ (Ju­nus, 9-10)

Post a Comment

0 Comments