Pyetja:
Krahas punës sime private, në një xhami unë i fali njerëzit. Në një rast ndodhi që pasi përfunduam namazin e jacisë m’u kujtua se nuk kam marrë abdest. Gjithashtu, edhe një herë tjetër dikush ma përkujtoi se në drekën e kaluar e kam lënë një sexhde. Pra, çfarë duhet të bëj në këtë rast. A duhet ta përsëris apo t’i lajmëroj njerëzit që ta përsërisin namazin, duke pasur parasysh se xhemati i xhamisë është shumë i madh ngase xhamia gjendet në pazar?
Përgjigja:
Namazin që e ke falur pa abdest duhet ta përsëritish, ndërsa sa i përket xhematit atyre ky namaz u llogaritet sepse lëshimi në fjalë është i fshehur por, nëse xhemati është i kufizuar (bie fjala si: xhamia e mëhallës) atëherë ata duhet të lajmërohen që ta përsërisin namazin. Ndërkaq, nëse xhamia është pranë rrugës ku xhemati është kalimtar siç është rasti me xhaminë tënde ku nuk ka mundësi që xhemati të lajmërohet, atëherë në këtë rast All-llahu nuk e ngarkon njeriun përtej mundësive. Ndërkaq, lëshimi i sexhdes është gabim i dukshëm (i hapur) që prish namazin, andaj si ti gjithashtu edhe xhemati pas teje duhet ta përsëritni atë namaz.
Seid Ramadan El-Buti
0 Comments