Advertisement

Responsive Advertisement

SUNETI PAS FARZIT TË XHUMASË

 

SUNETI PAS FARZIT TË XHUMASË

SUNETI PAS FARZIT TË XHUMASË

Prej suneteve muekkede është edhe falja e katër rekateve pas farzit të Xhumasë, sepse, "Pejgamberi [Alejhis-selam] pas farzit të xhumasë i falte katër rekate, e selam jepte në fund të tyre" pra me një selam. Për këtë arsye imam Zejleiju në veprën e tij "tebjinul hakaik" 1/172 thotë: "Nëse i falë katër rekate me dy selam, nuk konsiderohen sunet i xhumasë".

Ebu Hurejra Allahu qoftë i klnaqur me të ku thotë: Pejgamberi [Alejhis-selam] ka thënë: "Kush nga ju falet pas namazit të xhumasë, le ti falë katër rekate" Sahihu i Muslimit, 2/600 dhe Suneni i Termidhiut 2/399.
Transmetohet prej Ibni Mes'udit Allahu qoftë i kënaur me të se ai i falte katër rekate para farzit të xhumasë dhe katër rekate pas farzit të xhumasë.

Nga: Minnetul Fetah, sher Merkijel felah" të imam Shurunbulalit,
f. 721.

Përktheu: Jusuf Zimeri

Post a Comment

0 Comments