Advertisement

Responsive Advertisement

SUNETI PARA FARZIT TË XHUMASË

 

SUNETI PARA FARZIT TË XHUMASË

SUNETI PARA FARZIT TË XHUMASË

Prej suneteve të forta (muekkede) para farzit të namazit të xhumasë, sepse "Pejgamberi [Alejhis-selam] i falte katër rekate para farzit të xhumasë, pa i ndarë me selam"

Hadithin e transmeton Ibni Abbasi Allahu qoftë i kënaqur me të, kurse e ka regjistruar Ibni Maxheh në sunenin e tij, 1/358. Poashtu hadithi është i regjistruar në "el Mu'xhem el Kebir" 12/129, për të cilin imam Tehaneviju në "I'lau es-suneni" 7/16 ka thënë: Senedi i hadithit është Hasen te imam Taberani në "el Kebir".

Abdurrahman ibn Es-Selemij transmeton duke thënë: Abdullahi Allahu qoftë i kënaqur me të, na urdhëronte që para farzit xhumasë të falim katër rekate sunet dhe katër rekate pas farzit, derisa ka ardhur Aliju Allahu qoftë i kënaur me të dhe na ka urdhëruar të falim pas farzit të xhumasë dy rekate, e pastaj katër". el Mustedrek, 1/456 dhe e konsideron hadith Sahih, Suneni i Termidhiut 2/274 dhe thotë: Hadith Hasenun - Sahih.

Nga libri: "Minetul fettah, sherh Merakijel felah" t imam Shurunbulalit, f. 721.

Përktheu: Jusuf Zimeri

Post a Comment

0 Comments