Shkëputur nga “Çështje bazë të muslimanit” të autorit Llukman Nebiu.
Përkthyes: Dr. Musli Vërbani
–
Prej dyshimeve të para është:
– Dyshimi në Allahun,
– Dyshimi në pejgamberin,
– Dyshimi Kur’anin,
– Dyshimi Ditën e gjykimit,
– Dyshimi në xhenetin,
– Dyshimi në xhehenemin,
– Dyshimi në shpërblim,
– Dyshimi në dënim,
e kështu me radhë, për të cilat dyshime janë pajtuar dijetarët.
Pastaj:
– Nëse beson se bota është e përhershme pa fillim,
– Nëse beson se bota ekziston vetvetiu, e pastaj nga përbërja e saj.
– Nëse beson se bota ekziston vetëm për nga përbërja e saj.
– Nëse e mohon një atribut prej atributeve të Zotit, për të cilat janë dakorduar dijetarët si f.v.: atributi i Diturisë.
– Nëse nuk Lartmadhëron çka duhet Lartmadhëruar.
– Nëse nuk e Lartmadhëron atë çka është e domosdoshme si f.v.: Lartmadhërimi nga çështja se Zoti ka formë dhe është trup.
– Nëse e lejon të ndaluarën, për të cilën janë dakorduar dijetarët, e që dihet se në fe ajo çështje është e patjetërsueshme dhe nuk ka dyshim si f.v.: prostitucioni, homoseksualizmi, vrasja, uzurpimi.
– Nëse e ndalon të lejuarën, e cila dihet botërisht siç është f.v.: shitblerja dhe martesa.
– Nëse i mohon obligimet për të cilat janë pajtuar dijetarët si f.v.: pesë kohët e namazit, ose sexhdeja në namaz, zekatin, agjërimin, haxhin, abdesin.
– Nëse e bën obligim atë që Ixhmai nuk e ka bërë obligim.
– Nëse e mohon një ligj për të cilën janë pajtuar dijetarët (për të cilën është themeluar Ixhmai).
– Nëse insiston se në një të ardhme nuk do të beson.
– Nëse insiston se nuk do të beson në ndonjëçështje e cila përmendet, ose që dyshon në atë çështje e që nuk e di atë rrezik.
– Nëse e mohon se Ebu Bekri ka qenë shok i pejgamberit.
– Nëse e mohon ndonjë pejgamber, për të cilin dijetarët janë pajtuar se është pejgamber.
– Nëse e mohon një shkronjë të Kur’anit.
– Nëse e shton një shkronjë në Kur’an, të cilët dijetarët e mohojnë se ekziston ajo fjalë.
– Nëse e përgënjeshtron ndonjë pejgamber.
0 Comments