Advertisement

Responsive Advertisement

A lejohet të përfitojmë nga uljet/zbritjet e çmimeve përgjatë Vitit të Ri?

 

A lejohet të përfitojmë nga uljet/zbritjet e çmimeve përgjatë Vitit të Ri?

– Pyetja: A lejohet të përfitojmë nga uljet/zbritjet e çmimeve përgjatë Vitit të Ri?

– Përgjigjja: Siç e kemi përsëritur vazhdimisht në derset e kaluara, në jetën e muslimanit nuk duhet të ketë asnjë ndryshim gjatë këtyre ditëve. Ai nuk duhet të shfaqë ndonjë veprim që tregon respekt të posaçëm për këtë ditë. Andaj nëse bëhet fjalë për ndonjë dobi ose ulje/zbritje të çmimeve që bëhen veçanërisht gjatë këtyre ditëve, nuk është e drejtë për muslimanin të përfitojë prej tyre. Kështu, nëse ai me qëllim e ka pritur këtë ditë, ose ka shkuar nëpër dyqane për shkak të uljes së çmimeve në këtë ditë, ky nuk është një veprim i drejtë. Siç e thamë, në jetën e muslimanit, në jetën e përditshme të tij, nuk duhet të gjendet asnjëfarë ndryshimi (gjatë këtyre ditëve).
— Fatih Kalender Hoxha Efendi, Allahu e ruajttë! /Mez'hebliu

Post a Comment

0 Comments