– Pyetja nga Xhabir Hamiti: Në vendin tanë, në Kosovë dhe në Shqipëri, kohëve të fundit janë lajmëruar disa ithtarë të selefijve, të cilët në mesin e popullatës sonë muslimane shikohen me sy të çuditshëm dhe jo të rëndomtë dhe shpeshherë bëhen element i kacafytjes dhe përçarjes së tyre. Cili është mendimi juaj në këtë pikëpamje?
– Përgjigjja nga dijetari shqiptar, Shejh Shuajb Arnauti, Allahu e mëshiroftë: Kjo gjë më shqetëson shumë. Gjithmonë shpresoja se shqiptarët do të jenë vigjilentë dhe nuk do të tolerojnë futjen e grupacioneve fetare në mesin e tyre, por fatkeqësisht ato depërtuan në radhët e tyre, e vërtetë, të cilën e përjetova edhe vetë gjatë vizitës sime të fundit, të cilën e bëra në Shqipëri para një viti. Këto veprime (ngritja e duarve para çdo rekati etj.) janë të pranishme aty-këtu edhe në botën arabe… Të urdhërosh dikë ose ta këshillosh në pikëpamje fetare, duhet të jesh person i përgatitur me njohuri të përgjithshme fetare, duke ndjerë përgjegjësi dhe llogari para Zotit, xhele shanuhu, përndryshe do të jesh element për thashetheme dhe për përçarje… (Për më gjatë, shih: Xhabir Hamiti, intervistë ekskluzive dedikuar “Diturisë Islame” me Shejh Shuajb Arnautin: “Ta respektojmë traditën fetare”, në revistën “Dituria Islame”, nr. 76, f. 18-21, viti 1995.)”
— Mufti Muhammed Sytari, Allahu e ruajttë, “Vehbi Sulejman Gavoçi - dijetar nga dijetarët e ymmetit”, f. 101-102.
/Mez'hebliu
0 Comments