Advertisement

Responsive Advertisement

HISTORIA E HASANIT DHE HUSEJNIT

 

HISTORIA E HASANIT DHE HUSEJNIT

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani



Sehabet r.a. të cilët kanë jetuar në kohën e Pejgamberit a.s. të cilët e kanë pa me sytë e tyre. Kur ndonjëri prej tyre kur e ka shikuar pejgamberin a.s. nuk ka mundur ta shmangë shikimin në diçka tjetër, përpos në drejtim të pejgamberit a.s. ndërsa pas kësaj e kanë marrë edukatën dhe moralin e tij që të ishte mostër për edukatën e tyre, edhe pse është e pamundur që një njeri t’i posedon të gjitha ato virtyte morale përpos Muhamedit, mirëpo secili ka marrë nga virtytet e tij aq sa ka pasur kapacitet. Ajo çka na dëshmon këtë është se nuk ka pasues të asnjë pejgamberi ashtu siç kanë qenë pasuesit e pejgamberit a.s. të cilët janë përkushtuar ndaj pejgamberit të tyre siç janë përkushtuar shokët e Pejgamberit a.s. për pejgamberin a.s.

Koleksionimi më i mirë është çështja e transmetuar të cilën e ka treguar Jakub bin Sufjan el-Hafidhi nga Hasan bin Aliu r.a.:

Hindi ka thënë:

– Ka qenë i madh ,madhështorë dhe i respektuar.

– Fytyra e tij ka ndriçuar sikurse të ishte hëna e plotë.

Ka qenë më i gjatë se mesatarja (njeri mesatar) as tepër i gjatë dhe as tepër i shkurtë.

– Nuk ka qenë i hollë e i shkurtë dhe as i gjatë e i hollë, por mesatar.

– Kokën normale me trupin me flokë të cilat flokë ndonjëherë mund t’i përshkruaje pak kaçurrela e ndonjëherë të drejtë (as të drejta dhe as kaçurrela).

Flokë të lëshuara (të drejta) që në njohuritë tona mund të themi se flokë gjysmë kaçurrela. Pra, flokët i ka pas në mes të kaçurrelave edhe të jo kaçurrelave.

Nëse ka pasur mundësi i ka nda në dy pjesë,

– Nëse jo i ka lëshuar pas koke pjesërisht.

– Ngjyra e tij ka qenë e kuqërremtë (e bardhë në të kuqe).

Hundën e ka pasur të drejtë, ka pasur dritë që e ka mbuluar, ai që nuk e ka këqyrë mirë ka menduar se maja e hundës së tij është e ngritur.

Ka pasur mjekër të shpeshtë.

Mollëzat e faqeve i ka pasur të rrafshëta (jo të ngritura).

Gojë të madhe, ndërmjet dhëmbëve (të parë, poshtë e lartë) ka pasur hapësirë.

Ka pasur pak qime (si një vijë e hollë në mes të gjoksit) prej poshtë fytit deri te kërthiza.

Qafa e tij ka qenë sikur të ishte prej fildishi.

Ka pasur krijim të drejtë (proporcional), ka pasur trup të mbushur (trupmadh), gjoksin e barkun i ka pasur të rrafshët, gjoks të gjerë.

Dy shpatullat (të majtën e të djathtën) i ka pasur larg njëra-tjetrës, nyje (a maje) të mëdha të eshtrave.

Pjesët e trupit ku nuk ka pasur qime i kanë ndriçuar (shkëlqyer).

Ndërmjet vrimës së fytit dhe kërthizës ka pasur qime sikur një vijë e drejtë (e hollë), ndërsa te gjinjtë dhe barku nuk ka pasur qime, nuk ka pasur qime përveçse pak.

Gjithashtu ka pasur qime në dy krahët e tij, në shpatullat e tij dhe lartë në gjoks.

I ka pasur të gjata dy pjesët e poshtme të parakrahëve, shuplakë të gjerë të dorës.

Shuplakat e duarve dhe shputat e këmbëve i ka pasur të mëdha, gjymtyrë të gjata mesatarisht, shputën e këmbës (pjesën që prek tokën) e ka pasur të ngritur mesatarisht.

Shputa të lëmuara, nëse do ishte derdhur uji mbi to nuk do të qëndronte aty.

Kur e ka hedhur hapin e ka ngritur këmbën fuqishëm, ka ecur me luhatje, megjithëkëtë ka ecur me modesti, ka hedhur hapa të mëdhenj, ka ecur sikur të zbresë nga një lartësi.

Kur është kthyer mbrapa është kthyer me tërë trupin, e ka ulur shikimin shumë, shikimi i tij në tokë ka qenë më i gjatë sesa në qiell.

Shumicën e herëve ka shikuar me meditim.

Kur ka ecur me shokët e tij i ka vendosur përpara. Kush e ka takuar atë, ai (Pejgamberi) ka shpejtuar për t’i dhënë i pari selam.

Post a Comment

0 Comments