– Përgjigjja nga dijetari shqiptar, Shejh Vehbi Sulejman Gavoçi, Allahu e mëshiroftë: Siç e përmenda edhe më lart, ai e la medhhebin hanefij dhe a beson se kur vdiq babai im, ai nuk erdhi as me e falë xhenazen e Hoxhës së tij dhe as për t’u pjekë?! Ai më pas u bë si muxhtehid dhe unë në bazë të dijes dhe medhhebit kam shkruar disa gjëra për të, por të tjerët kanë shkruar edhe më keq, pasi ai (Shejh Albani) vetë ka shkruar kundër ‘ulemave, deri kundër Imam Ebu Hanifes (rahimehullah)! Për këtë e kam kundërshtuar haptas mendimin e tij, me të cilin ka përçarë shumë tubime, veçanërisht ato shqiptare, siç e shihni edhe ju vetë në Shqipëri te disa që vendosin duart e tyre në gjokse gjatë namazit, në kundërshtim me krejt medhhebet, vetëm e vetëm se Nasiri e ka thënë këtë gjë!”
— Mufti Muhammed Sytari, Allahu e ruajttë, “Vehbi Sulejman Gavoçi - dijetar nga dijetarët e ymmetit”, f. 101-102. /Mez'hebliu
0 Comments