Advertisement

Responsive Advertisement

Cila është dispozita fetare e kurbanit?

 

Cila është dispozita fetare e kurbanit?

Sipas shumicës së medh’hebeve (shafi, maliki dhe hanbeli), therja e kurbanit ud'hije është sunet. Ndërsa në medh’hebin hanefi, mendimi i preferuar është se kurbani është vaxhib.

Kurbani - pavarësisht dispozitës juridiko-fetare - është një nga ibadetet që konsiderohet simbol dhe shenjë dalluese e shoqërive muslimane dhe prej shekujsh zë një vend të rëndësishëm sidomos në jetën fetare të popullit tonë. Ai është një shenjë që tregon se muslimani, kur të jetë e nevojshme, është i gatshëm ta sakrifikojë gjithë qenien dhe pasurinë e tij në rrugën e Allahut xh.sh.


Titulli origjinal:
KURBAN REHBERI (Sorularla Kurban)

Nga turqishtja:
Rehan Neziri

Post a Comment

0 Comments